NCRI – Vëzhguesi i të Drejtave të Njeriut në Iran ka dhënë raportin e tij mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran gjatë marsit 2018 dhe, si gjithmonë, nuk është i këndshëm për t’u lexuar, me shumë raste ekzekutimesh, vrasjesh arbitrare, torturash, ndëshkimesh fizike të të burgosurve dhe mungesë të një sistemi të drejtë ligjor.
Këtu do të japim një përmbledhje të temave kryesore të paraqitura në raport, por për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni vetë faqen. Si gjithmonë, këto shifra që përmenden këtu besohet të jenë më të ulëta se numri aktual i njerëzve të ekzekutuar / vrarë / dënuar nga regjimi, për shkak të përpjekjeve të regjimit për të fshehur abuzimet e bëra.
Ekzekutimet
Kishte 12 ekzekutime të regjistruara në mars, me dy burra të paidentifikuar të ekzekutuar në publik. Kjo përfshinte disa njerëz që vuanin nga sëmundje mendore dhe disa që mund të kenë qenë fëmijë në kohën e kryerjes së krimit.
Këtu janë emrat e dhjetë personave që Vëzhguesi i të Drejtave të Njeriut në Iran mundi t’i identifikojë:
- Hamid Imani
- Masoud Vakili
- Keyvan Rashkhar
- Ramin Razavi
- Mehdi Sarabi
- Ayoub Babakhani
- Ehsan Yaqubi
- Javad Golniat
- Mohammad Rostami
- Rahim Salimi
Ka edhe 86 të burgosur të tjerë që aktualisht janë në korridorin e vdekjes në burgun famëkeq të Gohardashtit.
Vrasjet arbitrare
Më 26 mars, Korpusi i Gardës Revolucionare iraniane (IRGC) hapi zjarr dhe vrau Ibrahim Soleimanin, një hamall dhe baba i pesë fëmijëve.
Vdekje në paraburgim
Në mars, tre të burgosur në Iran u torturuan deri në vdekje dhe dy të tjerë vdiqën ngase autoritetet refuzuan t’i lejonin kujdesin mjekësor urgjent.
Tre të torturuarit janë:
- Ghobad Azimi, i cili u vra në tortura vetëm dy ditë pasi u arrestua nga Agjencia e Inteligjencës së Javanroudit, por familjes së tij iu tha se ai kreu vetëvrasje. Kjo është një taktikë e preferuar nga regjimi për të mbuluar krimet e tij.
- Mohammad Raji, anëtar i komunitetit të Dervishëve Gonabadi, i cili u arrestua gjatë një proteste kundër abuzimeve të regjimit ndaj anëtarëve të besimit të tij.
- Ali Savari, trupi i të cilit tregon shenja të torturës, u torturua për vdekje nga një gardian famëkeq në burgun e Sheibanit, i quajtur Hamidian.
Raporti i Vëzhguesit të të Drejtave të Njeriut përmend vetëm një nga të burgosurit i cili vdiq nga mungesa e kujdesit mjekësor. Ai ishte Vahid Safarzehi i cili thuhet se gëlltiti një brisk rroje dhe mund të kishte shpëtuar nëse do ta kishte vizituar një mjek.