Monday, February 6, 2023

Deputeti i regjimit të Iranit: Lufta kundër korrupsionit duhet të fillojë në  zyrën e Khameneit

NCRI – Një anëtar i parlamentit të regjimit iranian pohon se korrupsioni është përhapur në një masë të madhe në strukturën e regjimit, i cili nuk ka gjasa të ballafaqohet me ligjin, dhe është mirë që lufta kundër korrupsionit të fillohet së pari nga zyra e udhëheqësit suprem të regjimit, Ali Khameneit.

Gholamali Jafarzadeh Imenabadi, përfaqësues i Rashtit në parlamentin e regjimit, i bëri komentet e mësipërme në një intervistë me shtetëroren Rouydad 24 dhe shtoi: “Korrupsioni ka zaptuar dhe është vendosur në strukturën e vendit dhe nuk kam shpresë se ky ligj mund të parandalojë këtë masë korrupsioni”.

Ai paralajmëroi: “Nëse një ditë revolucioni ynë (regjimi) has probleme, kjo është për shkak të këtij korrupsioni të përhapur”.

Ky përfaqësues gjithashtu vuri në dukje ekzistencën e “korrupsionit të gjërë moral ” përveç korrupsionit financiar, në regjim, duke shtuar, “për fat të keq, sot njerëzit po e rekomandojnë njëri-tjetrin te autoritetet dhe nuk kanë frikë nga kjo.”