Monday, February 6, 2023

Thirrje për një politikë të ndryshimit të regjimit në Iran, nga një  aleat i afërt i Trumpit

 Komentet e Giulianit në një farë mënyre përputhen me mesazhin e Novruzit të Presidentit Trump:

“Historia e Novruzit është e rrënjosur në Iran, ku për mijëvjeçarë një komb krenar ka kapërcyer sfida të mëdha me forcën e kulturës së tij dhe rezistencën të popullit të tij. Sot, populli iranian përballet me një sfidë tjetër: sundimtarët që i shërbejnë vetes në vend që t’i shërbejnë popullit. Heshmat Alavi shkroi në një artikull në Forbes më 21 mars, dhe artikulli vazhdon si më poshtë:

“Njëzet e pesë shekuj më parë, Dari i Madh i kërkoi Perëndisë që ta mbronte Iranin nga tre rreziqe: ushtritë armiqësore, thatësirat dhe falsiteti. Sot, Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) i përfaqësojnë të treja.

“Pavarësisht nga shtypja me të cilën përballen, iranianët po luftojnë për të kërkuar të drejtat e tyre. Ata dëshirojnë një pranverë të shpresës dhe Shtetet e Bashkuara përkrahin popullin iranian në aspiratat e tyre për t’u lidhur me botën e gjerë dhe për të pasur një qeveri të besuar dhe të përgjegjshme që i shërben vërtet interesave të kombit të tyre “.

Giuliani flet me një  gjuhë të ashpër mbi regjimin e Iranit dhe mbështet kauzën e ndryshimit të regjimit. Ai ka folur me krenari në mbledhjet vjetore të Parisit të NCRI së bashku me qindra personalitete të tjera nga e gjithë bota dhe një grup i madh i diasporës iraniane që tregon bazën sociale të lëvizjes.

Pandeli Majko, Ministër i Lartë i Shtetit dhe ish-Kryeministër i Shqipërisë; Elona Gjebrea, Sekretare e Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme; dhe Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane të Shqipërisë dhe ish ministër i Mbrojtjes gjithashtu morën pjesë dhe folën në këtë mbledhje.

Fjalimi i Rajavit përsëriti një mesazh optimist.

“Viti i kaluar përfundoi me sezonin e kryengritjes dhe viti i ardhshëm mund dhe duhet të shndërrohet në një vit plot kryengritje. Dhe kjo do të jetë një kryengritje deri në fitore, “tha ajo.

“Khameneit iu desh  të pranonte se forca që nxit protestat në Iran është PMOI / MEK … dhe është përgatitur për këtë që prej muajsh,” vazhdoi Rajavi.

“Kur populli i Iranit ka mundësinë e një qeverie të lirë dhe demokratike të bazuar në ndarjen e fesë dhe shtetit dhe të bazuar në drejtësinë dhe barazinë, pse duhet të kënaqet me një regjim reaksionar, dekadent dhe çnjerëzor?”