NCRI – Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman ka thënë se Udhëheqësi Suprem i regjimit iranian Ali Khamenei bën që Hitleri të duket i mirë dhe se do të ishte mirë që regjimi iranian të binte.
Në një intervistë me The Atlantic, Princi Mohammed i përforcoi komentet e tij të mëparshme se Khamenei ishte Hitleri i Lindjes së Mesme duke thënë se Khamenei është më i keq se Hitleri.
Princi Mohammed tha: “Mendoj se udhëheqësi suprem iranian bën që Hitleri të duket i mirë. Hitleri nuk bëri atë që lideri suprem po përpiqet të bëjë. Hitleri u përpoq të pushtonte Evropën; kjo është keq. Por udhëheqësi suprem po përpiqet të pushtojë botën. Ai beson se ai zotëron botën. Të dy janë mizorë. Ai është Hitleri i Lindjes së Mesme “.
Ai po ashtu tha se ka frikë se Irani së shpejti do të përpiqet të bëjë çka bëri Gjermania në vitet 1930 dhe se ai do të përpiqet ta ndalë Iranin me çdo mënyrë të mundshme.