Diplomati iranian i arrestuar akuzohet nga Gjermania

 11 korrik, 2018 – Gjermania ka ngritur akuza kundër një diplomati iranian për përfshirjen e tij në një komplot bombardimi që kishte në shënjestër kongresin e opozitës iraniane në Paris më 30 qershor.

Ende nuk dihet gjë për adoleshentët iranianë të rrëmbyer nga forcat e sigurisë

Ende nuk ka asnjë shenjë të dy adoleshentëve iranianë të cilët besohet të jenë rrëmbyer nga forcat e sigurisë së Regjimit pas një proteste paqësore në qershor dhe familjet e tyre po shqetësohen gjithnjë e më shumë.

Sulmet e regjimit iranian ndaj anijeve amerikane në Gjirin Persik janë ndalur

Donald Trump ka postuar në Twitter të dielën se sulmimi i luftanijeve amerikane nga Flota Iraniane dhe Garda Revolucionare (IRGC) ka ndaluar në vitin e dytë të administratës së tij.

Agjensia e turizmi e Teheranit e bazuar në Malajzi futet në listën e zezë

 9 korrik, 2018 – Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara do të vendosë sanksione të reja mbi agjensinë e turizmit Mahan Air të regjimit iranian.

Regjimi i Iranit kërkon të kanalizojë miliona euro nga Gjermania

 Iran, 9 korrik, 2018 – Regjimi iranian ka ndërmend të transportojë €300 milion nga Gjermania në Iran, të gjitha para në dorë, sipas të përditshmes BILD. Me sanksionet e fuqishme amerikane të planifikuara për t’u rivendosur kundër sektorit financiar të regjimit iranian, mullahët kanë dëshpërimisht nevojë për monedhë të fortë për të financuar luftënxitjen e tyre.

Mini Raporti i së Hënës për Iranin – 9 Korrik, 2018

  • Kompania hollandeze e transportit KLM thotë se do t’i ndalë fluturimet për në Iran

Kompania ajorore hollandeze KLM thotë që do t’i ndalë fluturimet për në Teheran “për shkak të rezultateve dhe perspektivës negative financiare” si pasojë e tërheqjes së SHBA nga pakti bërthamor i Iranit.

Iran: Kryengritja e Popullit dhe të Rinjve Trima të Borazjan me Thirrje “Vdekje Diktatorit”

Të shtunën në mbrëmje, 7 korrik, populli dhe të rinjtë trima të Borazjan-it (provinca jugore Bushehr) protestuan kundër të katërtës ditë rresht të mungesës së ujit të pijshëm dhe neglizhencës së zyrtarëve të korruptuar e despotikë të regjimit për sa i përket situatës katastrofike të jetesës në qytet.

Hollanda Përjashton Dy Nëpunës të Ambasadës Iraniane: Shërbimi Hollandez i Inteligjencës

 AMSTERDAM (Reuters) – Hollanda ka përjashtuar dy nëpunës të ambasadës iraniane, tha të premten shërbimi hollandez i inteligjencës AIVD.

Iran Protesta në Borazjan me Thirrje ‘Vdekje Diktatorit’

Më 7 korrik, 2018, banorët e Borazjan, një qytet në provincën jugore Bushehr të Iranit, dolën në rrugë për të protestuar kundër mungesës së ujit. Protestuesit u mblodhën në Sheshin e Spitalit të këtij qyteti dhe thirrën ‘Vdekje Diktatorit’.

Ekzekutim i Tetë Individëve me Qëllimin për të Mbuluar Skandalin Terrorist Kundër Mbledhjes së Madhe të Iranianëve në Francë

Sot në mëngjes, diktatura fetare dhe terroriste që sundon Iranin ekzekutoi me nxitim tetë individë nën maskën e lidhjeve me ISIS në mënyrë që të hedhë hije mbi skandalet e brendshme dhe ndërkombëtare për shkak të ekspozimit të atentatit të saj terrorist e kriminal kundër Mbledhjes së Madhe të Iranianëve në Francë.