Një grevë e re nga shoferët e kamionëve dhe automjeteve të rënda filloi sot, e hënë, 23 korrik. Gjatë orëve të para, greva u përhap në shumë provinca të Iranit, duke përfshirë Teheranin, Azerbaixhanin Lindor, Kurdistanin, Isfahanin, Fars-in, Semnan-in, Qazvin-in, Kerman-in, Kermanshah-un, Lorestan-in, Markazi-n, Khorasan Razavi-n, Chahar Mahal-in dhe Bakhtiari-n, Khuzestan-in, dhe Hormozgan-in.
Dy muaj më parë, greva mbarëkombëtare e shoferëve të kamionëve që zgjati rreth dy javë u përhap në të 31 provincat e vendit. Ata dolën në grevë në protestë ndaj përkeqësimit të jetesës së tyre, tarifave të ulëta, kostove të larta të logjistikës, dhe refuzuan të ngarkoheshin me mallra dhe të lëviznin. Regjimi i mullahëve u përpoq ta mposhtte grevën përmes masave shtypëse apo mashtruese. Këto masa përfshinin arrestimin e disa shoferëve, kërcënimin dhe frikësimin e grevistëve, djegjen e automjeteve të shoferëve grevistë, përdorimin e kamionëve të ushtrisë, si dhe premtimet boshe për të rritur tarifat.
Politikat anti-popullore të regjimit të mullahëve që kanë shkatërruar ekonominë e vendit rëndojnë dyfish mbi shoferët e kamionëve dhe automjeteve të rënda. Përveç kostove të larta dhe rritjes së inflacionit, këta shoferë vuajnë nga një rritje e zhvatjes nga ana e regjimit nën pretekstin e komisioneve, taksave,etj.
Rezistenca iraniane i përshëndet shoferët grevistë, dhe u bën thirrje të gjithë të rinjve të guximshëm të tregojnë solidaritet me ta. Ajo i bën thirrje edhe komunitetit ndërkombëtar, sindikatave dhe unioneve të shoferëve dhe punëtorëve në vende të ndryshme të botës, t’i mbrojnë këta shoferë dhe të dënojnë politikat anti-humanitare të regjimit të mullahëve.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
23 korrik, 2018.