BE Duhet t’i Ndërpresë Lidhjet Diplomatike me Regjimin Iranian, Thotë Ish-Zëvendës Presidenti

682

Gjatë fundjavës kur qershori u kthye në korrik, katër të dyshuar iranianë të lidhur me regjimin u arrestuan me akuzën e terrorizmit në Europën Perëndimore dhe plani i tyre për të bombarduar tubimin Free Iran, të organizuar nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), u parandalua.

Fillimisht, një çift belg me origjinë iraniane u arrestua në Belgjikë dhe iu gjet një eksploziv i fuqishëm i bërë vetë si dhe një pajisje detonimi në automjetin e tyre. Ata ishin rrugës për të bombarduar tubimin.
Arrestimi i tyre çoi në arrestimin e diplomatit iranian në Austri, Assadollah Assadi, i cili i kishte dhënë eksplozivët çiftit. Ai ishte në Gjermani në kohën kur u arrestua, vend ku ai nuk ka imunitet diplomatik, dhe do të ekstradohet në Belgjikë.

Një tjetër iranian u arrestua në Francë dhe do të ekstradohet gjithashtu në Belgjikë.

Do të pritej që ky plan sulmi do të rezultonte në një dënim të rreptë të veprimeve të diplomatit terrorist nga Shërbimi Europian i Veprimit të Jashtëm (EEAS), por kemi dëgjuar vetëm heshtje. Për më tepër, Europa duket se vazhdon ende politikën e paqësimit me Regjimin dhe përpjekjet për të shpëtuar paktin bërthamor të 2015-ës nga i cili SHBA u tërhoq në maj.

Duke marrë parasysh faktin se Irani, shteti më i madh që sponsorizon terrorizmin në botë, sapo është kapur duke u përpjekur të kryejë një akt terrori në tokën europiane, pse vazhdon BE të ketë lidhje të pakushtëzuara me mullahët kur kjo gjë vetëm sa do ta bëjë atë më të prekshme ndaj këtij lloj sulmi?

Alejo Vidal-Quadras, ish zëvendës president i Parlamentit Europian dhe president aktual i Komitetit Ndërkombëtar në Kërkim të Drejtësisë (ISJ) i cili është i bazuar në Bruksel, ka shkruar: “Etja e BE për lidhje të mëtejshme të pakushtëzuara me Iranin duket se vetëm sa e ka bërë Europën më të prekshme ndaj terrorizmit të sponsorizuar nga shteti, pasi Irani ka përdorur lehtësinë e aksesit të tij në vendet e Bashkimit Europian për spiunazh dhe komplote terrorizmi të cilat vënë në rrezik jetët e qytetarëve europianë. BE duhet të zgjohet. Ne duhet t’i pasojmë veprimet e guximshme të shërbimeve tona të inteligjencës dhe policisë me aksion politik të rreptë dhe deciziv. Mund të përgjigjemi duke reduktuar marrëdhëniet diplomatike dhe duke përjashtuar agjentët që janë të lidhur me Ministrinë e Inteligjencës së Iranit në mënyrë që të parandalojmë sulme të tjera terroriste në tokën europiane.”

Gjithashtu duhet të kujtojmë se ky lloj aksioni nuk është gjë e re. 30 vitet e fundit janë të mbushura me vrasje apo sulme mbi disidentët iranianë nga Regjimi në tokën europiane, duke përfshirë:

  • 1989 – Udhëheqësi kurd Abdul Rahman Ghassemlou në Vienë
  • 1990 – Dr Kazem Rajavi, përfaqësues i NCRI në Gjenevë dhe ish ambasador iranianë në OKB
  • 1997 – Vrasjet e katër disidentëve iraniano-kurdë në restorantin Mykonos të Berlinit
  • 1998 – Mohammad Hossein Naqdi, përfaqësues i NCRI dhe ish diplomat i vrarë në Romë
  • 2018 – Hollanda përjashton dy diplomatë iranianë për përfshirje në vrasjet e disidentëve iranianë në 2017