Kryengritja në Iran – Nr. 187
Sot, e dielë, 22 korrik, populli i guximshëm i Borazjan (në Iranin jugor) protestoi kundër mungesës së ujit të pijshëm dhe u përplas me forcat represive që po përpiqeshin t’i shpërndanin njerëzit. Njerëzit shprehën xhindosjen e tyre duke u vënë zjarrin gomave të makinave në rrugën Borazjan-Bushehr.
Në të nxehtin ekstrem të rajonit, njerëzve në Borazjan u mungon uji i pijshëm, dhe jetojnë në kushte shumë të rënda për shkak të mungesës së elektricitetit.
Dy javë më parë, njerëzit në Borazjan filluan protesta masive kundër mungesës së energjisë dhe ujit, dhe kërkuan vëmendje ndaj kushteve të rënda të jetesës së tyre. Autoritetet e regjimit u zotuan se do të merreshin me situatën e tyre duke u dhënë premtime boshe në mënyrë që të parandalonin vazhdimin e protestave, por që atëherë, nuk është marrë asnjë masë për këtë gjë.
Rezistenca Iraniane përshëndet protestuesit dhe përsërit se mungesa e ujit, varfëria, papunësia, dhe shkatërrimi i mjedisit janë rezultat i sundimit të mullahëve të korruptuar. Rrëzimi i këtij regjimi dhe themelimi i demokracisë është hapi i parë për barazinë, drejtësinë, dhe prosperitetin në Iran.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
22 korrik, 2018