- Këshilltari i Sigurisë i Trump Paralajmëron Iranin
Këshilltari për sigurinë kombëtare i Presidentit Donald Trump ka dhene paralajmërim agresiv ndaj Iranit për të mos përdorur më gjuhë kërcënuese ndaj SHBA.
Ambasadori John Bolton thotë që ka folur me Trump gjatë ditëve të fundit dhe, “Presidenti Trump më ka thënë se nëse Irani bën çfarëdolloj gjëje negative, do të paguajë një çmim që pak vende e kanë paguar më parë.”
- Bahrein mbështet qëndrimin e Presidentit amerikan kundër Iranit
MANAMA: Bahrein dje ka mirëpritur qëndrimin e fortë të marrë nga Presidenti amerikan Donald Trump kundër Iranit.
Kabineti, i kryesuar nga Kryeministri Princ Khalifa bin Salman Al Khalifa, ka mbështetur strategjinë e rreptë amerikane.
Kabineti përsëriti mbështetjen e plotë të Bahrein për këtë strategji, e cila do të pakësojë kërcënimet terroriste dhe do të përmirësojë sigurinë rajonale.
Presidenti amerikan Donald Trump i ka thënë më përpara Iranit se rrezikon pasoja të rënda, “pasoja që pak vende i kanë vuajtur më parë në histori” nëse Republika Islamike bën kërcënime të tjera kundër SHBA.
- Mësuesi i Arrestuar Gjykohet për Promovim Paqësor të të Drejtave të Mësuesve në Iran
Aktivisti i arrestuar i të drejtave të mësuesve, Mohammad Habibi, u gjykua më 23 korrik në Degën 26 të Gjykatës Revolucionare në Teheran me akuzat për “mbledhje dhe komplotim kundër sigurisë kombëtare,” “propagandë kundër shtetit” dhe “prishje të rendit publik,” akuza të sjella nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike.
Që nga 10 maji në Teheran, kur Mohammad Habibi u sulmua nga forcat e sigurisë së shtetit dhe u arrestua gjatë një tubimi mësuesish, ai është mbajtur në Burgun e Teheranit të Madh dhe i është refuzuar, nga zyrtarët e drejtësisë, lirimi me kusht. Atij i është mohuar rroga mujore shtetërore gjatë arrestimit të përkohshëm pavarësisht se nuk ishte dënuar për asnjë krim.