IRAN: Protesta Masive nga Pensionistët Përpara Majlis; Thirrje “Mësuesit e Burgosur Duhet të Lirohen”

770

Sot në mëngjes, e dielë, 22 korrik, një turmë e madhe arsimtarësh pensionistë si dhe pensionistë të tjerë të cilët kanë ardhur nga qytete të ndryshme në Teheran u mblodhën përpara parlamentit të regjimit për të protestuar për kërkesat e tyre.

Përveç pensionistëve, arsimtarë nga Lëvizja e Shkrimit dhe Këndimit morën pjesë në këtë tubim për të protestuar rrogat e tyre të vogla dhe kushtet e rënda të jetesës. Qindra ekspertë të sigurimit bujqësor të cilët janë të papunë pas 14 vitesh shërbim, ishin gjithashtu të pranishëm në protestë.

Protestuesit thërrisnin: Lëreni Sirinë, mendoni për ne; Mësuesit e burgosur duhet të lirohen; Nuk do të dorëzohemi derisa të gëzojmë të drejtat tona; Nuk kemi ushqim në tryezat tona, mjaft më me padrejtësinë dhe shtypjen; Rrogat në rial, por shpenzimet në dollarë; Asnjë komb nuk ka vuajtur nga padrejtësi të tilla; Me një vjedhje më pak, problemet tona zgjidhen; Mjetet e jetesës dhe dinjiteti janë e drejta jonë absolute; Armiku ynë është këtu, gënjejnë kur thonë se është Amerika; Organizimi dhe mbledhja janë të drejtat tona absolute; Vdekje tiranit; Ne thërrasim kundër gjithë kësaj padrejtësie; Sot kemi nevojë për mjetet e jetesës dhe trajtim.

Duke kërcënuar njerëz të tjerë, forcat represive që ishin të shumta në zonë, u përpoqën të mos i lejonin të bashkoheshin me tubimin apo të bënin foto dhe filma. Pensionistët grisën faturat e pagave të tyre dhe thirrën: “kjo pagë nuk është ajo që ne meritojmë”. Ata marshuan drejt Organizatës së Planifikimit dhe Buxhetit duke thirrur: “Mësuesit e burgosur duhet të lirohen.”

IRAN: Mass Protests by Retirees in Front of Majlis; Chants of “Imprisoned Teachers Must Be Freed”

 

Në të njëjtën kohë, pensionistët e fabrikave të çelikut nga Kerman, Isfahan, Mashhad, Mobarakeh, Zirab, Tabas, Semnan, Shahrood dhe Sangrood, të cilët kanë shkuar në Teheran, organizuan një tubim proteste përpara Fondit të Pensionit të këtyre fabrikave në Bulevardin Vozara. Ata kërkojnë pagesën e rrogave të tyre dhe sigurimit shëndetësor.

Njerëzit e plaçkitur nga Instituti Samen Al-Hojaj u mblodhën gjithashtu përpara zyrës së institutit në Teheran dhe kërkuan të merrnin mbrapsht depozitat e tyre.

Në një zhvillim tjetër, arsimtarët pensionistë në Mashhad protestuan përpara zyrave qeverisëse për kërkesat e tyre. Ata mbanin pankarta ku shkruhej: “Duam sigurim të plotë dhe të efektshëm; reduktoni vjedhjet, zgjidhni problemin tonë.”
Rezistenca iraniane përshëndet arsimtarët, pensionistët dhe të plaçkiturit që protestojnë, dhe përsërit se varfëria, papunësia, dhe shkatërrimi i mjedisit janë rezultat i sundimit të mullahëve të korruptuar. Rrëzimi i këtij regjimi dhe themelimi i demokracisë është hapi i parë për barazinë, drejtësinë dhe prosperitetin në Iran.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
22 korrik, 2018