Publikuar më 21 Korrik 2018.
- MTN Ndalon Investimin e Fibrës Optike në Iran
MTN e Afrikës së Jugut ka ndaluar bashkëpunimin me ofruesin iranian të shërbimit të rrjetit me fibër optike, Iranian Net.
Sipas kreut të Autoritetit Rregullator të Komunikimit të Iranit, Hossein Fallah, “Firma e huaj [MTN] nuk ka investuar në Iranian Net [siç kishte rënë dakord në një marrëveshje të mëparshme].”
- Zyrtarët Amerikanë Paralajmërojnë për Sulme të Mundshme Kibernetike nga Irani
Hacker-ët iranianë kanë përgatitur terrenin për të realizuar sulme të mëdha kibernetike kundër kompanive private amerikane dhe europiane, paralajmërojnë zyrtarët amerikanë, sipas NBC News. Ndonëse ekspertët nuk besojnë se sulme të tilla mund të jenë të afërta, përgatitjet mund të mundësojnë sulme të tipit mohim-shërbimi mbi infrastrukturën, duke përfshirë rrjetet elektrike dhe impiantet e ujit, plus kompanitë e shëndetit dhe të teknologjisë në SHBA, Europë, dhe në Lindjen e Mesme, thanë zyrtarët amerikanë në Forumin e Sigurisë Aspen 2018.
- Njerëzit Protestojnë ndaj Situatës së Keqe të Ujit në Vahdatiyeh, Provinca Bushehr, Iran
Të premten, më 20 korrik, 2018, njerëzit në qytetin Vahdatiyeh, në provincën Bushehr, Iran, u mblodhën në protestë kundër mungesës së ujit dhe situatës së keqe të ujit në qytet.
Tubimi çoi në mbylljen e rrugës Fars-Bushehr dhe shkaktoi bllokim trafiku me makinat që mezi lëviznin përgjatë rrugës.
- Avokatja e të drejtave të njeriut, Nasrin Sotoudeh, merr akuza të reja
Avokates së të drejtave të njeriut, Nasrin Sotoudeh, i janë shtuar akuza të reja, ka informuar shtypin dhe median i shoqi i avokates, Reza Khandan.
Avokatja e të drejtave të njeriut, Nasrin Sotoudeh, u dërgua javën e shkuar në Degën 2 të Zyrës së Inspektimeve të Prokurorit të Evin për t’u informuar rreth akuzave të reja.
Reza Khandan tha se ka dy dosje për të në Gjykatë dhe akuza e saj e re është pjesëmarrja në “themelimin dhe menaxhimin e grupit të jashtëligjshëm LEGAM.” LEGAM është një fushatë e formuar nga një grup aktivistësh civilë në Iran për të hequr dënimin me vdekje.