Roli i Regjimit Iranian në Rekrutimet për ISIS

Këshilltari për sigurinë kombëtare i Presidentit amerikan Donald Trump e ka quajtur Iranin “bankieri qendror i terrorizmit ndërkombëtar” teksa parashtronte një strategji më të gjerë për t’iu kundërvënë Teheranit në Lindjen e Mesme.

Iran: Tallja e Rouhani-t për të Minimizuar Efektet e Sanksioneve Amerikane

Burimi i të gjitha problemeve është regjimi që plaçkit pasurinë e popullit për terrorizëm e luftë

Hassan Rouhani, Presidenti i regjimit klerikal, tha të shtunën më 10 nëntor, në fund të takimit të përbashkët të krerëve të tre degëve të qeverisë: Amerikanët “nuk kishin gjë të re për të bërë, kështu që iu desh të bënin një listë të gjatë;

Hilet e Inteligjencës së Regjimit Iranian, Historiku i Agjentit të Arrestuar në Danimarkë

Fragmente

Mohammad Davoudzadeh Lului, 39, oficer i Ministrisë së Inteligjencës, ka shërbyer për Ministrinë iraniane të Inteligjencës (MOIS) që 10 vjet më parë. Ai u arrestua në aeroportin Göteborg në Suedi më 21 tetor 2018, me kërkesën e qeverisë daneze kur u kthye nga Irani. Ai ndiqej penalisht për pjesëmarrje në një komplot terrorist kundër shtetasve iraniano-arabë në Danimarkë.

Iran: Punëtorët në Fabrikën e Kallam Sheqerit Vazhdojnë të Protestojnë për Rrogat e Papaguara

Fabrika e Kallam Sheqerit Haft Tapeh ka qenë dikur burim krenarie kombëtare, por që kur u privatizua në vitin 2015, ka patur vështirësi financiare.

Protesta të Vazhdueshme të Shoferëve, Punëtorëve, Tregtarëve dhe Fermerëve nëpër Iran

Znj. Rajavi përshëndet grevistët dhe thotë se, për sa kohë që ky regjim të jetë në pushtet, varfëria, inflacioni dhe papunësia do të vazhdojnë.

Të shtunën, më 10 nëntor, shoferët e kamionëve e automjeteve të rënda e vazhduan grevën në qytete të ndryshme të vendit për të dhjetën ditë të raundit të ri.

Një përpjekje e dështuar për të mbuluar fajet e regjimit terrorist në Teheran

 Përpjekja e The Guardian për t’i përshkruar Muxhahedinët e Popullit të Iranit/ Mojahedin-e Khalq (PMOI/MEK) si një lloj kulti terrorist i krahut të djathtë të mbështetur nga Donald Trump (The Long Read – e premte, 9 nëntor 2018) është kaq e pavend saqë të sjell në mendje thënien e Volterit: “Ata që të bindin të besosh absurditete, të bindin edhe të kryesh mizori.

SHBA Ende Do që Eksportet e Iranit të Shkojnë në Zero

 Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara mbi Iranin, Brian Hook, tha të mërkurën se SHBA vazhdon të jetë e vendosur që t’i çojë në zero eksportet iraniane të naftës, një premtim i bërë disa herë këtë vit nga Donald Trump, duke përdorur një përqasje të ‘kalibruar’ e cila do të garantojë presion maksimal ekonomik mbi këtë shtet vagabond pa i ngritur çmimet globale të naftës.

Të Burgosurës Iraniane të Ndërgjegjes i Mohohet Kujdesi Mjekësor

 Një të burgosure iraniane të ndërgjegjes po i mohohet kujdesi mjekësor, një krim i njohur si terrorizëm mjekësor, i cili ndodh rëndom nën Regjimin Iranian.

Kompania e Sigurimeve Tërhiqet nga Irani për t’iu Shmangur Sanksioneve Amerikane

 Kompania më e fundit që ka braktisur biznesin me Iranin për t’iu shmangur sanksioneve ekonomike amerikane, është kompania e sigurimeve American International Group Inc (AIG), sipas një dokumenti të AIG të lëshuar të premten, më 2 nëntor.

Protestat Vazhdojnë në Iran

 

Tregtarët e Pazareve në një numër qytetesh iraniane dolën në grevë më 5 nëntor, për të protestuar ndaj inflacionit dhe çmimeve të larta, të cilat po e dëmtojnë rëndë jetesën e njerëzve. Thirrjet për grevë ishin shfaqur në mediat sociale që më parë.