Demonstratë në Politeknikun e Teheranit me sloganin: “Topi, Tanku, Mitralozi nuk bëjnë punë më”
Të martën, më 4 dhjetor, në prag të Ditës së Studentëve (7 dhjetor), studentë nga universitete të ndryshme duke përfshirë Politeknikun e Teheranit, Tabriz Sahand dhe Babol Noushirvani, organizuan një tubim proteste.
Në Teheran, studentë nga Universiteti Politeknik rezistuan, u përballën e u përplasën me mercenarët Basij të cilët kishin për qëllim ta prishnin tubimin. Studentët thërrisnin: Punëtorët e burgosur duhet të lirohen; Studentët e burgosur duhet të lirohen; Topi, Tanku, Mitralozi nuk bëjnë punë më; Mësuesit duhet të lirohen; Vdekje kësaj qeverie mashtruese.
Studentët në Universitetin Babol Noushirvan mbanin pankarta ku shkruhej: Stop shtypjes së studentëve; Studenti më mirë vdes sesa ta pranojë këtë poshtërim.
Një grup studentësh në Universitetin e Shkencave Mjekësore Semnan protestuan kundër Rouhani-t kur ai hyri në universitet. Ata thërrisnin: Inflacion, çmime të larta, ti, Rouhani përgjigju!
Një ditë më parë, me rastin e Ditës së Studentëve, studentë nga Fakulteti i Shkencave Shoqërore të Universitetit Allameh të Teheranit, Universitetit Razi të Kermanshah, dhe Universitetit të Shkencave Mjekësore Sirjan protestuan kundër masave shtypëse të regjimit kundër studentëve. Studentët e Universitetit Razi thërrisnin me slogane në mbështetje të punëtorëve në grevë: Student, Punëtor, Mësues, Të Bashkuar, Të Bashkuar; Mësuesit janë nëpër burgje nga Khorasani në Teheran; Lironi mësuesit e burgosur.
Në Universitetin Chamran në Kerman, departamenti ‘Herasat’, një degë e Ministrisë së Inteligjencës në universitete, ka vendosur një udhëzim represiv. Sipas këtij udhëzimi mesjetar, studentët nuk lejohen të shkojnë në dhomat e njëri-tjetrit, dhe nëse një student shihet në një dhomë tjetër, studentët në atë dhomë do të gjobiten me 100,000 toman.
Të martën, më 4 dhjetor, punëtorët e varfër të çelikut në Ahwaz vazhduan grevën e tyre të guximshme për të njëzetepestën ditë. Grevistët u grumbulluan jashtë zyrës së guvernatorit të regjimit dhe në pazarin e qytetit me sloganet: Vendi ynë është vend hajdutësh, është i vetëm në botë; as sunduesi, as qeveria nuk duan t’ia dinë për kombin; Punëtori më mirë vdes sesa të pranojë poshtërimin; Punëtorët e burgosur duhet të lirohen.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
4 Dhjetor 2018