Thursday, September 12, 2024

Danimarkë: Demonstratë Kundër Abuzimeve të Regjimit Iranian me të Drejtat e Njeriut dhe Terrorizmit të Tij

Të premten, më 23 nëntor 2018, mbështetësit e Rezistencës Iraniane zhvilluan një tubim përpara ndërtesës së Bashkisë së Kopenhagen kundër ekzekutimeve në Iran dhe kërkuan gjithashtu edhe marrjen e masave të duhura kundër Regjimit Iranian si shteti numër një në botë për sponsorizimin e terrorizmit.

Ata bënë thirrje për gjykimin e terroristëve të arrestuar në Danimarkë e Belgjikë, domethënë, Asadollah Asadi, Diplomati Terrorist i regjimit iranian i cili u arrestua në Belgjikë me akuzën e ‘komplotit me bombë’ ndaj tubimit të madh të Rezistencës Iraniane më 30 qershor në Paris.

Mbështetësit e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit dhe të MEK kërkuan gjithashtu futjen në listën e zezë (FTO) të ministrisë së inteligjencës dhe sigurisë (MOIS) të regjimit të mullahëve në SHBA dhe Europë dhe mbylljen e menjëhershme të ambasadave të tij.