Mëngjesin e së mërkurës, 21 nëntor, regjimi çnjerëzor klerikal, në një akt brutal, vari tre të burgosur kolektivisht në publik në Shiraz me akuzën e krijuar nga mullahët të moharebeh (luftë kundër Zotit).
Ndërkohë që, pavarësisht arrestimeve arbitrare e masave shtypëse, protestat nga shtresat e ndryshme të popullsisë, duke përfshirë grevat dhe demonstratat e punëtorëve të guximshëm të Çelikut të Ahvazit dhe Kallam Sheqerit Haft Tappeh, janë përhapur, regjimi klerikal e ka gjetur zgjidhjen tek ekzekutimet publike në mënyrë që ta shtojë atmosferën e terrorit dhe që të parandalojë shpërthimin e zemërimit të popullit.
Rezistenca Iraniane i bën thirrje të gjithë mbrojtësve ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut, në veçanti Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut, Raportuesit Special mbi situatën e të drejtave njerëzore në Iran si dhe raportuesit mbi ekzekutimet arbitrare, që t’i dënojnë këto ekzekutime brutale e të marrin masa të menjëhershme për ta ndaluar këtë lloj ndëshkimi mesjetar. Çdo marrëdhënie me regjimin e Velayat-e faqih duhet të kushtëzohet në përmirësimin e situatës së të drejtave njerëzore.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
21 nëntor 2018