Varfëria po përhapet me shpejtësi nëpër Iran; në fakt, siç pranohet edhe nga shumë zyrtarë të qeverisë, mbi 70% e popullsisë së Iranit tani jeton nën kufirin e varfërisë.
Sipas ILNA (31 tetor 2018): “Në këtë moment, rreth 70% e popullsisë sonë jeton në një situatë shumë të brishtë. Edhe pse klasa më e varfër është goditur më fort se kushdo tjetër nga varfëria, klasa e mesme po vuan po ashtu, sidomos për faktin se nuk mund t’i pakësojnë aq thjesht shpenzimet e tyre”.
Sipas një artikulli të publikuar nga TASNIM (19 nëntor 2018) – të titulluar “rënia e klasës së mesme në klasë punëtore të varfër”, dhe në fjalët e Këshilltarit të Presidentit të Iranit: “Më parë, 2/10 e popullsisë së Iranit ishte e varfër, 6/10 klasë e mesme, dhe 2/10 klasë e lartë. Por gjërat kanë ndryshuar. Tani, 4/10 janë të varfër dhe 4/10 janë klasë e mesme; klasa e lartë mbetet njësoj”.