Mëngjesin e së martës, 20 nëntor, vazhdoi greva dhe demonstrata e punëtorëve të guximshëm të Çelikut të Ahvazit e të Kallam Sheqerit Haft Tappeh.
Punëtorët e Kallam Sheqerit Haft Tappeh u mblodhën në tubim në ditën e 16-të të grevës së tyre përpara zyrës së guvernatorit të regjimit në qytetin Shush, duke protestuar ndaj arrestimit të kolegëve të tyre. Gjatë marshimit drejt tregut të qytetit, ata thërrisnin: “Punëtori i burgosur duhet të lirohet; Ne jemi punëtorë të Çelikut; ne qëndrojmë së bashku; Nuk e pranojmë poshtërimin”
Në Ahvaz, punëtorët e çelikut u grumbulluan përpara zyrës së guvernatorit në ditën e njëmbëdhjetë të grevës së tyre, pavarësisht pranisë së një shumëllojshmërie forcash represive. Ata thërrisnin: “Ne, punëtorët e çelikut, luftojmë kundër shtypjes; papunësi, inflacion, gjendja e popullit; inflacion, çmime të larta, përgjigju Rouhani; jini të vëmendshëm qytetarë, ne jemi punëtorë, jo banditë; ne qëndrojmë, ne vdesim; ne i rimarrim të drejtat tona”
Punëtorët mbanin banderola ku shkruhej: “Punëtorët janë zgjuar, ata e urrejnë shfrytëzimin; punëtor, mësues, fermer, shofer i zellshëm, unitet, unitet!” Më pas ata marshuan drejt zyrës së guvernatorit duke thirrur me slogane në mbështetje të punëtorëve të Kallamsheqerit Haft Tappeh.
Në Teheran, një grup punëtorësh nga fabrika e punishte të ndryshme zhvilluan një tubim proteste në rrugën e Revolucionit, duke kërkuar zgjidhje për problemet e tyre dhe për kushtet e rënda të jetesës. Punëtorët mbanin banderola ku shkruhej: “Punësimi, jetesa, është e drejta jonë absolute; rritja e rrogës është e drejta jonë absolute” Më pas punëtorët u grumbulluan në rrugën e Revolucionit në Teheran.
Në të njëjtën kohë, një grup studentësh nga Universiteti i Teheranit u grumbulluan në kampusin qendror të universitetit në solidaritet me punëtorët e Haft Tappeh dhe në mbështetje të kërkesave të tyre. Studentët thërrisnin: “Nga Haft Tappeh në Teheran, punëtorët janë në burg; Ne jemi fëmijë punëtorësh, u qëndrojmë përkrah atyre.”
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
20 nëntor 2018