Thursday, September 12, 2024

Lobuesit e Iranit Heshtin Rreth Shtimit të Ekzekutimeve

Irani kryeson në botë përsa i përket ekzekutimeve për kapita dhe ekzekutimit të të rinjve, por veçanërisht të shpeshta janë varjet publike të të burgosurve politikë, etnikë e fetarë nga një vinç ndërtimi.

Kohët e fundit, regjimi i ka shtuar ekzekutimet si përgjigje ndaj protestave të gjera brenda vendit, presionit ndërkombëtar dhe rikthimit të sanksioneve amerikane, fakte që tregojnë se mullahët po e humbasin kontrollin dhe po përballen me një krizë ekonomike, të shkaktuar nga dekada të tëra keqmenaxhimi e korrpsioni, krizë që e ka bërë monedhën të bjerë me 70% përkundrejt dollarit dhe ka çuar në inflacion.

Shembulli më i fundit ishte ekzekutimi i Vahid Mazloumin, i njohur ndryshe si “Sulltani i Monedhave”, një tregtar ari i akuzuar nga autoritetet iraniane se kishte kontribuar në rritje dramatike të çmimeve duke krijuar rezerva ari, gjë që ishte një paralajmërim drejtuar tregtarëve e bizneseve iraniane që të mos sabotonin politikat e regjimit iranian. Ai u dënua me vdekje në tetor, ndërsa asistenti i tij, Mohammad Esmail Qassemi, u var javën e shkuar me akuza të ngjashme.

Sipas agjensisë shtetërore të lajmeve Fars, Mazloumin nuk kishte leje për të tregtuar ar e monedhë të huaj dhe kishte krijuar rrjetin më të gjerë të paligjshëm në zonën e tij, duke grumbulluar rreth 2 ton monedha ari dhe duke udhëzuar ekipin e tij që të merrte nën kontroll tregun e arit për të rishitur me çmime më të larta. Tani, ne nuk e dimë se sa të sakta janë akuzimet e Regjimit, por ajo që dimë është se këto lloj krimesh nuk duhet të dënohen me vdekje. Në fakt, kjo gjë është shkelje e ligjit ndërkombëtar.

Arsyeja kryesore pse Regjimi i ka marrë në shënjestër këta persona dhe të tjerë të akuzuar për “prishje të ekonomisë” nuk është që t’i ndëshkojë ata që janë përgjegjës për krizën – për atë e kanë fajin mullahët – por që ta firkësojë e nënshtrojë publikun dhe që të japë mesazhin e rremë se gjithëçka është mirë.

Vetëm javën e shkuar, 130 tregëtarë të paligjshëm të monedhave u arrestuan nga forcat e sigurisë, dhe mund të marrin shumë mirë të njëjtin trajtim, pra, hedhjen e akuzave të mjegullta për sigurinë kombëtare mbi gjyqe ekonomike, sipas The Independent.

Gjyqi i Mazloumin dhe ekzekutimi i tij kanë marrë kritika të rënda nga grupet e të drejtave të njeriut, të cilat e kanë vënë në dukje me kohë se Irani përdor “procese gjyqësore kangurësh” (të parregullta) për të burgosur një numër të madh iranianësh e personash me kombësi të dyfishtë; dhe Amnesty International e ka quajtur këtë gjyq “jashtëzakonisht të padrejtë”.

Hadi Ghaemi, drejtori ekzekutiv i Qendrës për të Drejtat e Njeriut në Iran, ka thënë: “Varja që Irani i  bën njerëzve të cilët janë dënuar pa një proces të drejtë gjyqësor është një shkelje flagrante e ligjit.”

Një grup që ka mbetur çuditërisht i heshtur mbi këtë çështje është Lobuesit Iranianë, të cilët supozimisht mbrojnë të drejtat e popullit iranian, por në të vërtetë, thjesht promovojnë pikëpamjen e Regjimit.