Iran: Protesta, tubime në Khuzestan dhe Kurdistan

 

Administrative employees protesting in Khuzestan province, southwest IranPunonjës të administratës protestojnë në provincën Khuzestan të Iranit jug-perëndimor

Raportim nga PMOI/MEK

Iran, 6 qershor 2020—Raporte për protesta dhe tubime te vazhdueshme të mbajtura nga punëtorë dhe punonjës të ndryshëm në pjesë të ndryshme të Iranit.

Punonjësit e dalë në pension të Fabrikës së Çimentos të Khuzestanit mbajtën një tubim të mërkurën, 3 qershor, duke protestuar vonesat në pensionet e tyre. Këta punëtorë në pension kanë mbajtur tubime që nga e diela e kaluar jashtë Zyrës së Inspektorëve të Provincës së Khuzestanit, duke kërkuar pensionet që u janë vonuar në gjashtë vitet e fundit.

Khuzestan Cement Factory [File Photo]Fabrika e Çimentos e Khuzestanit [Foto Fajli]

Punëtorë të Departamentit të Porteve dhe Lundrimeve të Khuzestanit u mblodhën të mërkurën jashtë zyrës së guvernatorit në qytetin e Mahshahr. Këta protestues thonë që zyrtarët e Departamentit të Porteve dhe Lundrimeve të Khuzestanit dhe ata në zyrën e qeverisë të Mahshahr, bashkëpunojnë me stafin menaxherial të  “Kompanisë Kontraktuese Hemmatkaran” dhe synojnë tua marrin pagat dhe pensionet që u përkasin. Këta punëtorë kanë vazhduar protestat që nga shkurti i këtij viti.

Në Sanandaj, kryeqyteti i provincës së Kurdistanit, në Iranin perëndimor, punonjësit e Digës Zhaveh mbajtën një tubim të martën, 2 qershor, duke protestuar mosmarrjen e pagave për gjashtë muajt e fundit dhe mosmarrjen e bonuseve të vitit të ri, që duhet t’i kishin marrë në mars të këtij viti. Këta punëtorë kanë ndërprerë punën dhe kanë mbajtur tubim jashtë vendit të tyre të punës. Ata gjithashtu kanë kërcënuar të fillojnë një grevë zyrtare dhe të vazhdojnë protestat derisa të adresohen kërkesat e tyre.

Diga Zhaveh në Sanandaj është ndërtuar në lumin Sirvan dhe rreth 50 punëtorë punojnë në këtë vend si punonjës me kohë të plotë ose të pjesshme.

Më herët gjatë javës, të enjten, fermerët e domateve në provincat e Gachsaran, Kohgiluyeh& Boyer Ahmad, mbajtën një tubim duke protestuar për mosblerjen e prodhimeve të tyre nga qeveria. Fermerët bllokuan rrugën dhe thirrën me parulla kundër regjimit të presidentit Hassan Rouhani.

Protests by tomato farmers in GachsaranProtestat e fermerëve të domateve në Gachsaran

Në një zhvillim tjetër, forcat e sigurisë në Kermanshah janë vënë në gatishmëri të lartë nga frika e protestave.

Një qytetar reporter nga Kermanshah tha të premten, “Numri i patrullave ushtarake dhe Basij në Kermanshah, Ravansar, dhe Kuzaran është rritur.”

Në garnizone është dyfishuar numri i rojeve në shërbim. Rojet e kullave të vrojtimit janë udhëzuar të jenë të armatosur gjate gjithë kohës. Një ushtar tha, “Jemi të gjithë në gatishmëri. Të gjitha lejet janë anulluar.”

 

Monitoruesi Bërthamor i OKB-së: Regjimi Iranian Është Duke i Shkelur të Gjitha Kufizimet e JCPOA

6 qershor 2020

UN Nuclear Watchdog: Iran’s regime is violating all JCPOA restrictionsNdërtesa e IAEA

Monitoruesi bërthamor i Kombeve të Bashkuara tha të premten se regjimi iranian ka vazhduar t’i shkelë të gjitha kufizimet e vendosura nga pakti bërthamor ndërkombëtar i 2015-ës, i njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA).

Në një dokument konfidencial drejtuar shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, dokument i cili është zbardhur nga shtypi, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) pohon se regjimi i mullahëve ka vazhduar t’i rrisë rezervat e uraniumit të pasuruar duke shkelur kështu zotimet e tij nën JCPOA.

Ndërkohë që regjimi shpërdoron burimet kombëtare për të prodhuar një bombë bërthamore, miliona iranianë po kacafyten me koronavirusin, dhe regjimi i ka detyruar t’i rikthehen punës në mesin e krizës së COVID-19 si dhe ka refuzuar t’i mbështesë financiarisht gjatë karantinës.

Raporti i IAEA tregon se rezervat e uraniumit të pasuruar të regjimit janë pothuajse tetë herë më të mëdha sesa limiti i vendosur sipas kushteve të paktit bërthamor të 2015-ës me fuqitë botërore.

Kazem Gharib Abadi, ambasadori i përhershëm i regjimit për organizatat ndërkombëtare në Vienë të Austrisë, duke konfirmuar raportin e IAEA-s, tha: “Dokumenti i IAEA-s konfirmon se Irani po implementon vendimin e tij të mëparshëm për t’i pezulluar të gjitha zotimet e tij sipas kushteve të JCPOA.”

Duke iu referuar raportit të IAEA, Gharib Abadi konfirmoi se:

Prodhimi i ujit të rëndë nga Irani ka kaluar 130 ton dhe ka arritur 132.6 ton.

  • Regjimi po përdor centrifuga të reja për pasurimin, duke përfshirë IR 4, IR 5, IR 6, IRS, IRS 6, dhe IR.2M.
  • Ai po e pasuron uraniumin me 4.5%, që e tejkalon limitin e vendosur në marrëveshjen bërthamore.
  • Ka prodhuar 1571.6 kg uranium të pasuruar, që është 550.7 kg më shumë se ç’ishte në mars, dhe 1356.5 kg uranium me pastërti 4.5%.

Këto shkelje janë pjesë të asaj që regjimi e quan “hapi i pestë” në shkeljen e JCPOA. Regjimi i filloi këto hapa në reduktimin e zotimeve të tij për t’u bërë shantazh nënshkruesve të paktit në mënyrë që të fitonte më shumë incentiva, pavarësisht veprimtarive të paligjshme të regjimit në rajon.

Iran: Përditësim për Koronavirusin, Mbi 49,800 Vdekje, 6 Qershor 2020, 6:00 PM CEST

6 qershor 2020

Iran: Coronavirus Update, Over 49,800 Deaths, June 6, 2020, 6:00 PM CEST

Iran, Khorasan Razavi, qyteti Mashhad: Koronavirusi ua ka marrë jetën 3135 njerëzve në Khorasan Razavi

NUMRI I VIKTIMAVE (DERI MË 6 qershor 2020, 6:00 PM CEST):

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI) shpalli këtë mbasdite, më 6 qershor 2020, se koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 49,800 njerëzve në 325 qytete të Iranit. 3965 në Khuzestan, 3135 në Khorasan Razavi, 1690 në Azerbaixhanin Lindor, 1685 në Sistan dhe Baluchistan, 1195 në Kermanshah, 590 në Kerman, 559 në Khorasan-in Verior, 273 në Hormozagan. Kjo është përveç raporteve të marra nga provincat e tjera.

Një javë plot me zjarre ndez protesta në Iran

 

Forest fires are devastating large swathes of IranZjarret në pyje po shkatërrojnë fasha të gjera toke në Iran

Zjarret që nisën në pesë provinca iraniane javën e shkuar kanë ekspozuar edhe një herë paaftësinë e regjimit në menaxhimin e krizave të fatkeqësive natyrore. Këto zjarre që janë përhapur në Kohgiluyeh dhe Boyer Ahmad, Ilam, Khuzestan, Kurdistan, dhe Bushehr, kanë shkaktuar shumë dëme. Nga fillimi i kësaj jave, zjarret arritën deri në vargmalet Dalahou të provincës Kermanshah.

Mungesa e koordinimit dhe e rregullit në institucionet qeveritare ka bërë që këto zjarre të dalin jashtë kontrollit. Regjimi pretendon se është e vështirë të mbërrihet në zonat e prekura me zjarrfikëse, megjithëse banorët vendas thonë që qeveria i ka kapacitetet e nevojshme ajrore për ta menaxhuar situatën.

Në Khuzestan, aktivistët e mjedisit zhvilluan demonstrata të hënën, për të protestuar ndaj mosveprimit të regjimit për shuarjen e zjarreve në malet Zagros. Një nga pjesëmarrësit tha se organet qeveritare të menaxhimit të krizave kanë kontribuar vetë në përkeqësimin e krizave mjedisore.

“Xhunglat dhe pyjet tona të bukura po digjen, dhe nuk ka kush i mbron,” tha një aktivist. “Jemi përpjekur për dy ditë t’i shuajmë këto zjarre.” Nuk ka asnjë shenjë përpjekjesh nga qeveria.

 

 

Iran: Këshilltari i Kryegjyqtarit të Mullahëve Sulmon Perëndimin dhe MEK-un

5 qershor 2020

Iran: Counselor to Mullahs’ Chief Justice Attacks the West and the MEK Iran: Këshilltari i Kryegjyqtarit të Mullahëve, Ali Bagheri Kani

Regjimi i mullahëve e ka lënë mënjanë politikën e heshtjes për sa i përket Rezistencës Iraniane dhe po i vërsulet egërsisht opozitës kryesore demokratike Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK).

Lideri suprem i regjimit Ali Khamenei e ka shprehur në disa raste frikën se MEK ndikon në zemrat dhe mendjet e rinisë iraniane.

Në të njëjtën kohë, zyrtarë të lartë po dalin në skenë njëri pas tjetrit për të sulmuar MEK-un.

Kryegjyqtari i mullahëve Ebrahim Raisi u ankua dy ditë më parë se brezi i ri “nuk e di të vërtetën për MEK.” Ai bëri një turrë akuzash kundër opozitës.

 

Por një e vërtetë të cilën rinia mund të mos e dijë është fakti se, si anëtar i një “komiteti vdekjeje” të përbërë nga katër persona në 1988-ënRaisi ka dhënë urdhër për ekzekutimin e 30,000 anëtarëve të MEK të cilët vuanin dënime të ndryshme me burg.

Më 3 qershor, këshilltari i tij për të drejtat njerëzore, Ali Bagheri Kani, foli kundër MEK duke sulmuar “standardet perëndimore” të të drejtave të njeriut.

Bagheri zbuloi fillimisht faktin që mullahët nuk kanë lënë gur pa lëvizur për të bërë që BE ta rikthejë MEK-un në listën e “entiteteve terroriste” pas heqjes së organizatës nga kjo listë nga gjykatat më të larta të BE-së në 2009-ën.

“Ambasadori ynë në një vend europian u takua një herë me një autoritet të BE-së dhe foli me të lidhur me këtë çështje. Ai argumentoi që MEK është shkelësi më i keq i të drejtave njerëzore… Autoriteti i BE-së nuk pati përgjigje. Ai tha se ‘kemi disa nevoja urgjente në fushën bërthamore, dhe ju nuk i dëgjoni ato, kështu që jemi të detyruar të përdorim të gjitha mjetet që disponojmë,” tha Bagheri në një intervistë me Kanalin Pesë të televizionit shtetëror më 3 qershor.

Ashtu si eprori i tij, Bagheri nuk e tregon të vërtetën për sa i përket MEK-ut. Ai ishte anëtar i ekipit negociues të mullahëve me P5+1 në paktin bërthamor ndërkombëtar të 2015-ës. Mullahët u kërkuan partnerëve të tyre që ta rilistonin MEK-un në këmbim të nënshkrimit të paktit bërthamor. Por ndryshe nga viti 2005, homologët e tyre refuzuan t’u dorëzoheshin kërcënimeve të tyre.

Një raport nga AFP më 21 tetor 2004 thotë se treshja e BE-së kishte propozuar që, nëse mullahët pranonin ta pezullonin pasurimin e uraniumit, atëherë ata do të “vazhdonin ta konsideronin MEK si organizatë terroriste.” Pra është e qartë që ky listim ishte rezultat i një marrëveshjeje për t’i bërë mullahët ta ndalonin aventurizmin e tyre bërthamor, dhe jo rezultat i shkeljeve të të drejtave njerëzore nga MEK, siç pretendon Bagheri.

“Kjo është mënyra se si na shohin në sistemet perëndimore. Ne duhet të shfrytëzojmë potencialet e brendshme në këto vende, si dhe kapacitetet përtej mundësive lokale,” ‌tha Bagheri, pa shpjeguar se cilat janë këto kapacitete.

Historikisht, mullahët i kanë përdorur me efikasitet sulmet terroriste dhe pengmarrjen kundër vendeve perëndimore në të shkuarën për t’i frikësuar ato në mënyrë që t’i vihen kundër opozitës.

Shpërthim i Ri i COVID-19 në Burgjet e Iranit, Mosveprimi i Regjimit, dhe një Katastrofë në Horizont

New COVID-19 outbreak in Iran’s prisons, regime’s inaction, and a looming catastrophe Burgu qendror në Urmia

Raportet nga burgu qendror në Urmia të Iranit veri-perëndimor tregojnë se, për shkak të neglizhencës së regjimit në izolimin dhe trajtimin e të infektuarve me COVID-19, dhjetëra të burgosur janë infektuar dhe ekziston mundësia e një katastrofe.

Ndërkohë, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) shpalli të mërkurën se mbi 49,000 njerëz kanë humbur jetën për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Që javën e shkuar, shumë nga të burgosurit në godinat e ndryshme të burgut në Urmia kanë patur simptoma të COVID-19, të tilla si temperaturë e lartë, të dridhura, dhimbje fyti, humbje të shijes dhe nuhatjes, dhe dhimbje trupi.  Neglizhenca e autoriteteve të burgut ka rezultuar në përhapjen e virusit në mbarë Burgun Qendror të Urmias, duke i infektuar të gjithë të burgosurit. Pas protestave të vazhdueshme të të burgosurve, dhe nga frika e një raundi të ri rebelimesh, autoritetet e regjimit testuan disa nga të burgosurit, të cilët rezultuan të gjithë pozitiv për COVID-19. Këta pak të burgosur janë transferuar në spital. Të burgosurit e Burgut Qendror të Urmias, ashtu si në burgjet e tjera, privohen nga mjetet më minimale të higjienës, si sapunë e dezinfektues. Këto mallra shiten me çmim shumë të lartë, dhe shumica e të burgosurve nuk mund t’i blejnë.

Rreziku në Rritje nga Regjimi Iranian

NCRI-US Online Conference: The Growing Threat from Iran’s Regime Shkruar nga MahmoudHakamian

NCRI-SHBA – Paneli i Ekspertëve Diskuton Rrezikun në Rritje që Vjen nga Regjimi Iranian

Zyra Përfaqësuese në SHBA e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI-SHBA) ka zhvilluar një konferencë virtuale, me pjesëmarrje nga politikanë të shquar amerikanë, me titull: “Rreziku në Rritje nga Regjimi Iranian.”

Folësit në këtë konferencë ishin: Nënsekretari John Rood, ish Nënsekretar i Mbrojtjes për Politikën; Ambasador Robert Joseph, ish Nënsekretar i Shtetit për Kontrollin e Armëve dhe Sigurinë Ndërkombëtare; Ambasador Joseph DeTrani, ish Drejtor i Qendrës Kombëtare Kundër Proliferimit dhe Këshilltar Special i Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare; Profesor Olli Heinonen, anëtar i spikatur i Qendrës Stimson, dhe ish zëvendës drejtor i përgjithshëm i IAEA, si dhe drejtor i Departamentit të Masave Mbrojtëse në IAEA; dhe Alireza Jafarzadeh, Zëvendës Drejtor i NCRI-SHBA.

Panelistët u fokusuan tek temat që lidhen me regjimin iranian dhe rrezikun që ai përbën për komunitetin ndërkombëtar. Disa nga këto tema ishin: Skadimi i afatit të embargos së armëve të OKB-së mbi regjimin iranian, rikthimi i sanksioneve të OKB-së, agresioni rajonal i regjimit iranian, qoftë ai i drejtpërdrejtë apo përmes mbështetjes për militantët proksi, terrorizmi i regjimit dhe vrasjet e disidentëve jashtë vendit, programi raketor e bërthamor i regjimiti dhe shtypja e popullit dhe e protestave.

  1. Jafarzadeh, i cili ishte gjithashtu moderator i kësaj konference, e nisi atë duke iu referuar krizës së COVID-19 në Iran, e cila deri tani, sipas Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), ua ka marrë jetën mbi 49,000 njerëzve, si dhe përpjekjeve të regjimit për ta shfrytëzuar këtë pandemi për fshehjen e dëshirës së popullit iranian për ndryshim regjimi.

Iran: Forcat Shtypëse Janë të Tmerruara nga Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës për

Djegien e Posterave të Khomeini-t në Përvjetorin e Vdekjes së Tij

Ka arritur kulmin frika e forcave represive nga fushata e paepur e Njësive të Rezistencës dhe të rinjve të guximshëm iranianë për ta thyer atmosferën e represionit në përvjetorin e vdekjes së Khomeini-t.

Në të njëjtën kohë po bëhen shumë arrestime në Teheran e qytete të tjera, gjë që pasqyron shqetësimin e regjimit për shpërthimin e kryengritjeve në mesin e krizës së koronavirusit.

Komiteti i NCRI-së për Sigurinë dhe Antiterrorizmin ka publikuar një segment të direktivave dhe komunikimeve nga Qendra e Komandës e Forcave të Sigurisë së Shtetit (SSF) në zonën perëndimore të Teheranit të Madh:

“Drejtuar zyrave të Sherifëve dhe stacioneve të policisë si dhe atyre që janë aktivë në distrikte:

  • Brenda perimetrit tuaj të mbrojtjes, siguroni mbrojtje fizike për bazat, duke përfshirë ato të klasifikuarat. Nisur nga kërcënimet e grupimeve armiqësore për t’u vënë zjarrin objekteve qeveritare e ushtarake dhe për t’i filmuar këto veprimtari, si dhe nga veprime e kërcënime të tjera të perceptuara, dhe nisur nga shembujt e viteve të shkuara, paralajmërojini oficerët të jenë aktivë në nivelin e distrikteve për t’i survejuar në mënyrë të veçantë makinat që kalojnë dhe njerëzit që kalojnë me motoçikleta.
  • Survejoni me kujdes çdo lëvizje, veprim, apo sjellje të dyshimtë nga persona të dyshimtë. Rangjet e specializuara duhet patjetër të merren me mbledhje informatash. Kryeni patrullime nga 10:00 deri në 12:00 të natës.
  • Policia e specializuar duhet të ketë patrulla të shtuara. Sigurohuni mirë për këtë gjë. Të gjitha njësitë e patrullave duhet të supervizohen.
  • Numri i referencës i nxjerrë nga homologët tuaj është 515. Thoni që tre shifrat e fundit janë 515. Për shembull 48/515. Ju lutem përmendni gjithashtu background-in [e rastit] në letër. Numri i letrës duhet të përfshihet në background.
  • Shumë faleminderit. Ju lutem informojeni me shpejtësi qendrën për çdo lajm të rëndësishëm lidhur me këtë çështje.

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në 325 Qytete Shkon mbi 49,300

Iran: Coronavirus death toll in 325 cities exceeds 49,300

  • Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë: 3,574 pacientë të rinj në 24 orë, numri më i lartë që nga shpërthimi i koronavirusit
  • Zyrtarët e regjimit dhe mediat shtetërore e përshkruajnë situatën si “e tmerrshme në Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad,” “shpërthimi i shfrenuar i koronavirusit në Gilan,” “vala e re e koronavirusit në Teheran,” “maja e ajsbergut të sëmundjes në Khuzestan,” “përhapje alarmuese e koronavirusit në Gachsaran,” dhe “Rikthimi i kufizimeve në Kurdistan.”
  • Maryam Rajavi: Tani të gjithë mund ta shohin se për të parandaluar një kryengritje dhe përmbysjen e regjimit, diktatura fetare në pushtet po përdor strategjinë e viktimave masive. Por një ditë kjo strategji do t’i kthehet kundër regjimit dhe do ta shkatërrojë atë.

Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetit shpalli sot se janë identifikuar 3,574 raste të reja infektimesh me koronavirus në 24 orët e fundit, që është numri më i lartë në katër muaj që nga fillimi i përhapjes së sëmdjes. Në të njëjtën kohë, zyrtarët e regjimit dhe mediat shtetërore e përshkruajnë situatën si, “e tmerrshme në Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad,” “shpërthimi i shfrenuar i Koronavirusit në Gilan,” “Vala e re e koronavirusit në Teheran,” “maja e ajsbergut të sëmundjes në Khuzestan,” “përhapje alarmuese e koronavirusit në Gachsaran,” dhe “rikthimi i kufizimeve në Kurdistan.”

Iran: Infermierë e njerëz të tjerë zhvillojnë protesta pavarësisht krizës së koronavirusit

Nurses holding a protest rally in Tehran, IranInfermierë në një tubim proteste në Teheran, Iran

 

Raportim nga PMOI/MEK

Iran, 3 qershor 2020—Infermierë e njerëz nga degë të tjera të shoqërisë iraniane po zhvillojnë tubime për të protestuar kundër kushteve të këqija të jetesës ndërkohë që kriza e koronavirusit vazhdon.

Një grup infermierësh nga spitale të ndryshme të Teheranit, kryeqytetit të Iranit, zhvilluan tubime të martën, më 2 qershor, për të protestuar kundër pagave shumë të ulëta që janë vendosur nga Ministria e Shëndetësisë e regjimit për shërbimet e tyre gjatë pandemisë së COVID-19.

Protestuesit thonë se, sipas një deklarate të Ministrisë së Shëndetësisë që u është dërguar të gjitha spitaleve të vendit, qendrave arsimore, dhe qendrave të trajtimit aktiv, apo atyre që kanë degë aktive të COVID-19, deri në një njoftim të dytë anëtarët e stafit mjekësor do të marrin këto bonuse:

-Mjekët specialistë: 800,000 rial në orë

-Mjekët e përgjithshëm: 500,000 rial në orë

-Asistentët: 400,000 rial në orë

-Praktikantët aktivë: 250,000 rial në orë

E ndërkohë, në këto spitale anëtarët e personelit marrin bonuse prej 150,000 në orë.