Teheran dhe qytete të ndryshme – Është koha të ngrihemi, është koha t’i thyejmë zinxhirët e t’i lirojmë të gjithë të burgosurit – 25 maj 2020
Javën e shkuar, Njësitë e Rezistencës dhe të rinjtë që mbështesin Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI / MEK) vunë postera e shpërndanë mesazhet e Udhëheqjes së Rezistencës Iraniane, Znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dhe Z. Massoud Rajavi, udhëheqësit të Rezistencës Iraniane, duke i bërë thirrje publikut që t’i mbështesin të infektuarit me koronavirus. Këto veprimtari u zhvilluan në Teheran dhe në qytete të ndryshme të Iranit, duke përfshirë Mashhad, Qazvin, Khorramabad, Ahvaz, Karaj, Dezful, Isfahan, Gachsaran, Islamshahr, Arak, Babolsar, Zanjan, Neyshabur, Kermanshah, Mahshahr, dhe Qods.
Këto veprimtari, të kryera nën kushte jashtëzakonisht të rrepta sigurie, i kanë zemëruar dhe irrituar forcat represive të regjimit për sa u përket aftësive të Njësive të Rezistencës.
Disa nga këto sllogane dhe mesazhe janë: “Do të luftojmë edhe kundër koronavirusit, edhe kundër tiranisë së përbindshme fetare që sundon Iranin,” “Maryam Rajavi: Irani është një thirrje flakëruese. Populli iranian nuk e do as koronavirusin, as mullahët në pushtet”, “Maryam Rajavi: Premtimet e mullahëve ndaj njerëzve të varfër janë boshe e pa vlerë,” “E vetmja rrugëdalje është t’i japim fund diktaturës fetare dhe të themelojmë demokracinë e sundimin nga populli,” “Njësitë heroike të Rezistencës janë betuar ta heqin qafe regjimin e Khomeini-t dhe Khamenei-t,” “Massoud Rajavi: Lufta jonë kundër Khomeini-t ishte për liri e drejtësi shoqërore,” “Massoud Rajavi: “Është koha të ngrihemi, është koha t’i thyejmë zinxhirët dhe t’i lirojmë të gjithë të burgosurit,” dhe “Khamenei, ti je shkaku i varfërisë e mjerimit.”
Gachsaran, Isfahan, dhe Garmsar- 29 maj 2020
Arak dhe Isfahan- 26 maj 2020
Karaj – Mesazhet e Udhëheqjes së Rezistencës Iraniane- 28 maj 2020
Karaj- 28 maj, 2020
Qazvin, Mahshahr, Qods(Teheran)- Vdekje parimit të velayat-e-faqih- 29 maj 2020
Teheran dhe Kermanshah- Poshtë Khamenei- 29 maj 2020
Teheran- Shpërndarje fletushkash nëpër xhamat e makinave- Do të luftojmë edhe kundër koronavirusit, edhe kundër mullahëve të përbindshëm- 29 maj 2020
Teheran, Khorramabad- Populli iranian nuk e do as koronavirusin, as mullahët në pushtet- 25 maj 2020
Qytete të ndryshme – Lufta jonë kundër Khomeini-t ishte për liri e drejtësi shoqërore
Teheran e qytete të ndryshme- Është koha të ngrihemi, është koha t’i thyejmë zinxhirët dhe t’i lirojmë të gjithë të burgosurit- 25 maj 2020