Regjimi Iranian i Minimizon Krimet e Tij Gjatë Protestave Mbarëkombëtare të Nëntorit

546

 

Iran Regime’s MP Reduces Number of Deaths During Iran Protests From 1500 to 230 to Cover up Mullahs’ Crime Foto të disa martirëve të protestave të Iranit, nëntor 2019

Mullah Mojtaba Zolnouri, anëtar i parlamentit të regjimit iranian, duke u përpjekur t’i minimizojë krimet e forcave të sigurisë të mullahëve që janë kryer gjatë protestave mbarëkombëtare në nëntor, duke përfshirë vrasjen e 1500 protestuesve, pretendoi se: “Vetëm 230 njerëz janë vrarë gjatë incidentit të nëntorit.”

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), e cila e ka gjurmuar nga afër numrin e martirëve, të arrestuarve dhe të plagosurve të protestave të Iranit, më 15 dhjetor 2019 pati shpallur se ka patur mbi 1500 martirë. MEK ka publikuar gjithashtu emrat dhe fotot e mbi 750 martirëve.

Më 23 dhjetor, Reuters në raportin e saj të veçantë, duke cituar dy zyrtarë të regjimit, konfirmoi se ka patur mbi 1500 vdekje gjatë kryengritjes mbarëkombëtare në nëntor.

Përpara Zolnouri-t, i cili është kryetar i komisionit parlamentar të sigurisë dhe zyrtar sigurie i regjimit, Ministri i Brendshëm i regjimit Abdolreza Rahamani Fazli shpalli se rreth 250 njerëz janë vrarë gjatë protestave. Ashtu si Zoulnouri, i cili pretendoi paturpësisht se “52 nga të vrarët kanë qenë anëtarë të forcave të sigurisë,” edhe Rahmani Fazli tha: “Rreth 40 deri në 45 njerëz janë vrarë me armë jozyrtare dhe të paregjistruara,” duke u përpjekur t’ia vërë fajin një pale të tretë por gjithnjë duke e justifikuar shtypjen brutale të protestuesve nga regjimi.

Ndërkohë, filmimet e siguruara nga MEK dhe që qarkullojnë nëpër internet tregojnë forcat e regjimit duke i qëlluar njerëzit nga shumë afër, duke përdorur shkopinj e sëpata, e duke i rrahur protestuesit për vdekje.

Nga frika e ekspozimit të mëtejshëm të krimeve të tij, regjimi e ndërpreu internetin në mënyrë të paprecedent për disa ditë me radhë. Përveç frikës nga fushata ndërkombëtare e udhëhequr nga Rezistenca Iraniane për dënimin e mizorive të regjimit dhe nga fakti se krimet e regjimit do të dënoheshin më pas botërisht, mullahët kishin frikë edhe se mos protestuesit kontaktonin me Rezistencën Iraniane.