Forcat represive të sigurisë së regjimit gjatë protestave të Iranit, nëntor 2019 – foto fajli
“Ndërkohë që koronavirusi bën kërdinë në provinca të ndryshme të Iranit, aparati gjyqësor dhe i sigurisë i regjimit e ka shtuar persekutimin e minoriteteve dhe aktivistëve politikë e të të drejtave civile,” thotë organizata Iran Human Rights Monitor (Iran HRM) në raportin e saj mujor për muajin maj 2020.
Që nga shpërthimi i koronavirusit, regjimi iranian, paralelisht me mashtrimet e tij dhe minimizimin e përmasave të krizës, i ka rritur masat e sigurisë, pasi mullahët e konsiderojnë këtë krizë si një rrezik sigurie ndaj ekzistencës së regjimit të tyre dhe një mundësi për shpërthimin e shoqërisë së zemëruar iraniane.
Për shkak të përqasjes çnjerëzore të regjimit ndaj kësaj krize, deri tani kanë humbur jetën pothuajse 49,000 njerëz, sipas Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK).
“Në një valë të re masash represive në Iran, Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) dhe Organizata e Inteligjencës e IRGC-së kanë nisur të arrestojnë një numër të madh aktivistësh të rinj, veçanërisht familjarë e mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK). Shumë prej tyre janë dërguar nëpër burgje, dhe disa janë liruar përkohësisht me kusht pasi kanë firmosur një dokument ku betohen se nuk do të marrin pjesë në veprimtari anti-regjim,” lexon raporti.