Monday, February 6, 2023

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në 325 Qytete Shkon mbi 49,000

Iran: Coronavirus Death Toll in 325 Cities Exceeds 49,000

  • Sipas Universitetit të Shkencave Mjekësore, numri i të shtruarve në spital në Kermanshah dje ishte sa tre të katërtat e Teheranit, që ka një popullsi prej 14 milion.
  • Maryam Rajavi paralajmëron për situatën e të burgosurve, sidomos të burgosurve në Urmia, nxit sërish Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Këshillin e Sigurisë të OKB, dhe organet e tjera ndërkombëtare që të veprojnë për të parandaluar një katastrofë humanitare në burgjet e regjimit.

 

Në një deklaratë, një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë të mullahëve tha se, në 24 orët e fundit, 70 njerëz kanë vdekur dhe 3,134 janë infektuar me koronavirus, duke shtuar se situata në provincat Hormozgan, Azerbaixhan Lindor e Perëndimor, Kurdistan, Kermanshah, Bushehr, Sistan dhe Baluchestan, Qazvin, dhe Khorasan Razavi është alarmante.

Dje, Alireza Zali, drejtori i Taskforcës Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit (NCCT) në Teheran, tha për agjencinë zyrtare të lajmeve ILNA: “Mbrëmjen e djeshme, 261 pacientë me koronavirus janë shtruar në sallat e zakonshme të spitaleve, ndërsa 73 pacientë në gjendje akute janë shtruar në terapi intensive.”

Në Kermanshah, statistikat e të infektuarve dhe të shtruarve në spital janë tronditëse. Kryetari i komitetit të informacionit të Universitetit të Shkencave Mjekësore në Kermanshah tha sot për agjencinë e lajmeve të IRGC-së, Fars: “Çdo ditë, numri i pacientëe me koronavirus që shtrohen në spitalet e provincës e kalon shifrën 200. Dje janë shtruar në spital 243 njerëz.” Kjo shifër është rreth tre të katërtat e pacientëve të shtruar në Teheran, ku ka një popullsi prej 14 milion banorësh, sipas statistikave të regjimit.