
Regjimi iranian është i përmbytur nga krizat e brendshme e ndërkombëtare. Ai për përballet me një shoqëri të irrituar, me shpërthimin e koronavirusit, dhe me izolimin ndërkombëtar. Në rrethana të tilla, dhe për shkak të një historie të gjatë të luftës për demokraci e liri, rinia iraniane po i drejtohet e po i bashkohet Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranti (PMOI/MEK). Mediat shtetërore ankohen vazhdimisht për popullaritetin e MEK në shoqërinë iraniane, veçanërisht tek të rinjtë. Më 17 maj, në një konferencë me video me një gurp mercenarësh të zgjedhur të Basij të cilët paraqiteshin si studentë, Lideri Suprem i regjimit Ali Khamenei shprehu frikën e tij lidhur me shtimin e kryengritjeve e protestave popullore dhe rritjen e mbështetjes për MEK.





