Burgu qendror në Urmia
Raportet nga burgu qendror në Urmia të Iranit veri-perëndimor tregojnë se, për shkak të neglizhencës së regjimit në izolimin dhe trajtimin e të infektuarve me COVID-19, dhjetëra të burgosur janë infektuar dhe ekziston mundësia e një katastrofe.
Ndërkohë, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) shpalli të mërkurën se mbi 49,000 njerëz kanë humbur jetën për shkak të shpërthimit të koronavirusit.
Që javën e shkuar, shumë nga të burgosurit në godinat e ndryshme të burgut në Urmia kanë patur simptoma të COVID-19, të tilla si temperaturë e lartë, të dridhura, dhimbje fyti, humbje të shijes dhe nuhatjes, dhe dhimbje trupi. Neglizhenca e autoriteteve të burgut ka rezultuar në përhapjen e virusit në mbarë Burgun Qendror të Urmias, duke i infektuar të gjithë të burgosurit. Pas protestave të vazhdueshme të të burgosurve, dhe nga frika e një raundi të ri rebelimesh, autoritetet e regjimit testuan disa nga të burgosurit, të cilët rezultuan të gjithë pozitiv për COVID-19. Këta pak të burgosur janë transferuar në spital. Të burgosurit e Burgut Qendror të Urmias, ashtu si në burgjet e tjera, privohen nga mjetet më minimale të higjienës, si sapunë e dezinfektues. Këto mallra shiten me çmim shumë të lartë, dhe shumica e të burgosurve nuk mund t’i blejnë.