Shkruar nga MahmoudHakamian
NCRI-SHBA – Paneli i Ekspertëve Diskuton Rrezikun në Rritje që Vjen nga Regjimi Iranian
Zyra Përfaqësuese në SHBA e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI-SHBA) ka zhvilluar një konferencë virtuale, me pjesëmarrje nga politikanë të shquar amerikanë, me titull: “Rreziku në Rritje nga Regjimi Iranian.”
Folësit në këtë konferencë ishin: Nënsekretari John Rood, ish Nënsekretar i Mbrojtjes për Politikën; Ambasador Robert Joseph, ish Nënsekretar i Shtetit për Kontrollin e Armëve dhe Sigurinë Ndërkombëtare; Ambasador Joseph DeTrani, ish Drejtor i Qendrës Kombëtare Kundër Proliferimit dhe Këshilltar Special i Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare; Profesor Olli Heinonen, anëtar i spikatur i Qendrës Stimson, dhe ish zëvendës drejtor i përgjithshëm i IAEA, si dhe drejtor i Departamentit të Masave Mbrojtëse në IAEA; dhe Alireza Jafarzadeh, Zëvendës Drejtor i NCRI-SHBA.
Panelistët u fokusuan tek temat që lidhen me regjimin iranian dhe rrezikun që ai përbën për komunitetin ndërkombëtar. Disa nga këto tema ishin: Skadimi i afatit të embargos së armëve të OKB-së mbi regjimin iranian, rikthimi i sanksioneve të OKB-së, agresioni rajonal i regjimit iranian, qoftë ai i drejtpërdrejtë apo përmes mbështetjes për militantët proksi, terrorizmi i regjimit dhe vrasjet e disidentëve jashtë vendit, programi raketor e bërthamor i regjimiti dhe shtypja e popullit dhe e protestave.
- Jafarzadeh, i cili ishte gjithashtu moderator i kësaj konference, e nisi atë duke iu referuar krizës së COVID-19 në Iran, e cila deri tani, sipas Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), ua ka marrë jetën mbi 49,000 njerëzve, si dhe përpjekjeve të regjimit për ta shfrytëzuar këtë pandemi për fshehjen e dëshirës së popullit iranian për ndryshim regjimi.