Zjarret në pyje po shkatërrojnë fasha të gjera toke në Iran
Zjarret që nisën në pesë provinca iraniane javën e shkuar kanë ekspozuar edhe një herë paaftësinë e regjimit në menaxhimin e krizave të fatkeqësive natyrore. Këto zjarre që janë përhapur në Kohgiluyeh dhe Boyer Ahmad, Ilam, Khuzestan, Kurdistan, dhe Bushehr, kanë shkaktuar shumë dëme. Nga fillimi i kësaj jave, zjarret arritën deri në vargmalet Dalahou të provincës Kermanshah.
Mungesa e koordinimit dhe e rregullit në institucionet qeveritare ka bërë që këto zjarre të dalin jashtë kontrollit. Regjimi pretendon se është e vështirë të mbërrihet në zonat e prekura me zjarrfikëse, megjithëse banorët vendas thonë që qeveria i ka kapacitetet e nevojshme ajrore për ta menaxhuar situatën.
Në Khuzestan, aktivistët e mjedisit zhvilluan demonstrata të hënën, për të protestuar ndaj mosveprimit të regjimit për shuarjen e zjarreve në malet Zagros. Një nga pjesëmarrësit tha se organet qeveritare të menaxhimit të krizave kanë kontribuar vetë në përkeqësimin e krizave mjedisore.
“Xhunglat dhe pyjet tona të bukura po digjen, dhe nuk ka kush i mbron,” tha një aktivist. “Jemi përpjekur për dy ditë t’i shuajmë këto zjarre.” Nuk ka asnjë shenjë përpjekjesh nga qeveria.