Lajmet e Rreme të Regjimit Iranian në Veprim e Sipër

Iran Regime’s Fake News in Action Lajmet e Rreme të Regjimit Iranian në Veprim e Sipër

Joseph Goebbels, Ministri i Propagandës i Adolf Hitlerit, pati thënë: “Nëse thua një gënjeshtër aq të madhe sa duhet dhe e përsërit atë aq shpesh sa duhet, e gjithë bota do ta besojë.”

Regjimi iranian e ka implementuar plotësisht këshillën e Goebbels. Disa nga gënjeshtrat që regjimi iranian ka thënë gjatë 41 viteve të fundit as nuk do t’i kishin shkuar në mendje Goebbels-it. Përveç shtypjes, torturës, ekzekutimit, masakrave dhe eksportit të terrorizmit, regjimi ka përparuar edhe në demonizim e prodhim të lajmeve të rreme.

Regjimi iranian, për të justifikuar krimet e tij dhe për të ndjekur fushatën e demonizimit kundër opozitës së tij kryesore, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), ia ka kushtuar një pjesë të madhe të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) kësaj pune. Regjimi ka shpërdoruar biliona dollarë nga pasuria kombëtare e popullit iranian për shkrimin, prodhimin dhe publikimin e mijëra librave, filmave e dokumentave të mbushur me lajme të rreme kundër MEK. Këta libra e filma kanë për qëllim përhapjen e gënjeshtrave për MEK dhe demonizimin e anëtarëve të kësaj organizate.

Sikur të shohësh vetëm njërën nga këto gënjeshtra e fabrikime, që MOIS e ka krijuar dhe ua ka shpërndarë agjencive shtetërore të lajmeve për publikim, e kupton vërtetësinë e këtij fakti.

Marjan, një këngëtare e famshme dhe e mirënjohur iraniane, e cila i ishte bashkuar MEK-ut dhe kishte vazhduar veprimtaritë e saj kundër regjimit iranian së bashku me Rezistencën Iraniane jashtë vendit, ka humbur jetën të dielën në një spital në Los Angeles. Vdekja e saj e ka trishtuar të gjithë popullin iranian, duke përfshirë artistë e sportistë brenda Iranit, të cilët kanë ndarë mesazhe ngushëllimi në mediat sociale.

Regjimi i mullahëve, i xhindosur nga këto veprime, ka reaguar në mediat e tij duke pyetur pse ka njerëz që vajtojnë për vdekjen e këngëtares së MEK.

Kur mesazhet e ngushëllimit u shtuan, dhe kur iu bashkuan kësaj vale edhe disa sportistë e artistë brenda Iranit, MOIS nisi një fushatë të qartë mashtruese për t’i detyruar këta artistë të pozicionohen kundër MEK.

Të flasësh për MEK është krim në regjimin e mullahëve, e megjithatë MOIS ka publikuar një gazetë të rreme, të ngjashme me gazetën e MEK, që njihet si “Mojahed,” dhe në këtë gazetë të rreme ka shkruar për vdekjen e Marjan-it dhe ka publikuar aty foto të 16 sportistëve e artistëve, që jetojnë brenda Iranit, me ngushëllimet e tyre për vdekjen e Marjan-it.

Më pas MOIS e ka shpërndarë këtë gazetë të rreme në mediat e saj, në mënyrë që ato të pretendojnë sikur MEK i ka publikuar fotot e këtyre artistëve në gazetën e saj, në përpjekje për të treguar që këta artistë janë mbështetës të MEK.

Qëllimi i regjimit me publikimin e kësaj gazete të rreme është t’i bëjë presion këtyre artistëve që të pozicionohen kundër MEK. Mediat e regjimit, me publikimin e këtij lajmi të rremë, i kërcënuan artistët që kanë shprehur ngushëllimet e tyre për vdekjen e Marjan-it, duke shkruar: “Të gjithë e dinë që MEK është grupimi më famëkeq terrorist në popullin iranian, dhe ata që e mbështesin konsiderohen njësoj nga populli.”

Me fjalë të tjera, artistët dhe sportistët që thjeshtë kanë ndarë një mesazh ngushëllimi kërcënohen se do të konsiderohen si “terroristë”. MOIS e ka krijuar këtë gazetë të rreme, ndërkohë që MEK ka vite që nuk publikon më gazetë fizike, dhe të gjitha lajmet e opinionet e tyre janë online.

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në 327 Qytete Shkon mbi 50,700

 

Iran: Coronavirus death toll in 327 cities exceeds 50,700Iran: shpërthimi i koronavirusit-qershor 2020

  • Aktualisht ka180 pacientë me koronavirus vetëm në spitalin Masih Daneshvari në Teheran, spital i cili deri më 21 maj kishte 70 pacientë
  • Numri i viktimave në Kashan është mbi 900
  • Zëvendës Presidenti i Universitetit të Shkencave Mjekësore në Isfahan: Në Isfahan, 1484 të vdekur, 400 pacientë të infektuar me koronavirus në dy ditë. 9.5 përqind e pacientëve të infektuar kanë vdekur

Ndërkohë që koronavirusi lë prapa gjithnjë e më shumë viktima dhe spitalet nuk mund të pranojnë pacientë të rinj në shumë vende, Rouhani gënjeu sot duke folur për agjencinë shtetërore të lajmeve IRNA: “Përveç pak provincave, kemi mundur ta vëmë nën kontroll koronavirusin, dhe janë dyfishuar përpjekjet për t’i nxjerrë ato provinca nga gjendja e kuqe.” Ai shtoi se shtimi i pacientëve javët e fundit ka ndodhur për shkak të shtimit të numrit të testimeve, gjë që e rrit identifikimin e pacientëve, por nuk është negative. Njerëzit nuk duhet të shqetësohen sepse, kur diagnostikohen herët, nuk është nevoja të shtrohen në spital.” Ai shtoi paturpësisht se “Disa kryetarë shtetesh të huaja po na kërkojnë të eksportojmë pajisje dezinfektimi e pastrimi, gjë që ne po e bëjmë patjetër.”

Thesari Amerikan Publikon Listën e Re të 125 Anijeve të Sanksionuara të Regjimit Iranian

Albert Gallatin Statue US Flag US Treasury Department Washington DC. Statue by James Fraser and dedicated in 1947.

U.S. Treasury Publishes New List of Iran Regime’s 125 Sanctioned Ships Thesari Amerikan

Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Departamentin e Thesarit të Shteteve të Bashkuara ka publikuar një listë të re të 125 anijeve dhe cisternave të lidhura me linjat e transportit detar të regjimit iranian që kanë qenë subjekt i sanksioneve dytësore për shkak të lidhjeve të tyre me veprimtari anti-proliferim.

Pas publikimit të kësaj liste të hënën, Departamenti amerikan i Thesarit shpalli se ndryshimet ishin bërë për shkak të lidhjeve të anijeve me veprimtari të çarmatosjes bërthamore dhe me sanksionet gjithëpërfshirëse të SHBA kundër regjimit iranian. Këto sanksione janë të bazuara në ligjet anti-bërthamore të regjimit iranian.

Gjatë një konference për shtyp të hënën, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, duke shpallur sanksionet e reja kundër Linjave të Transportit Detar të regjimit iranian dhe degës me bazë në Shanghai, tha: “Sot kanë hyrë në fuqi sanksionet kundër Linjave të Transportit Detar të Republikës Islamike të Iranit (IRISL) dhe degës së saj me bazë në Shanghai, E-Sail Shipping Company Ltd (E-Sail). Gjashtë muaj më parë shpalla se Shtetet e Bashkuara do të merrnin masa kundër këtyre entiteteve në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv 13382, i cili ka në shënjestër ata që mbështesin proliferimin e armëve të shkatërrimit masiv. Në mënyrë që t’u lejonim eksportuesve të të mirave humanitare në Iran kohë të mjaftueshme për të gjetur metoda alternative transporti, e shtymë datën e hyrjes në fuqi të këtyre sanksioneve për 180 ditë. Tani që kjo vonesë e zgjatur ka marrë fund, ata që janë të përfshirë në industritë tregtare dhe detare që bëjnë biznes me Iranin duhet të përdorin metoda transporti të tjera dhe jo IRISL apo E-Sail; çdo qeveri, entitet apo individ që zgjedh të vazhdojë të bëjë biznes me IRISL dhe/ose E-Sail tashmë rrezikon të ekspozohet ndaj sanksioneve amerikane të lidhura me armët e shkatërrimit masiv.”

Sanksionet kundër IRISL dhe E-Sail Shipping Company hyjnë në fuqi sot. Pavarësisht pretendimeve të Iranit se nuk do të prodhojë kurrë armë bërthamore dhe sisteme lançimi për to, regjimi iranian ka vazhduar të ndjekë e të sigurojë artikuj të lidhur me proliferimin.

 

 

IAEA: Regjimi Iranian Ka Shkelur Traktatin e Mos-Proliferimit Bërthamor

IAEA: Iran regime in breach of Nuclear Non-Proliferation Treaty Ndërtesa e IAEA në Vienë

E domosdoshme të ri-imponohen gjashtë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të aktivizohet mekanizmi i zgjidhjes sw konfliktit 

Dy raporte të reja nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) drejtuar Bordit të Guvernatorëve të IAEA-së mbi programin bërthamor të regjimit iranian konfirmojnë se regjimi e ka shkelur në mënyrë të përsëritur Traktatin e Mos-Proliferimit Bërthamor (NPT) dhe Protokollin Shtesë, si dhe ka shkelur edhe Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA).

Njëri nga këto dy raporte, me titull “Marrëveshja e Garancisë e NPT me Republikën Islamike të Iranit,” thekson: “Si rezultat i vlerësimeve të saj të vazhdueshme, Agjencia ka identifikuar një numër pyetjesh lidhur me materiale të mundshme e të padeklaruara bërthamore dhe veprimtari bërthamore në tre lokacione në Iran të cilat nuk janë deklaruar nga Irani.”

Në raportin përmbledhës, IAEA shton: “Agjencia vë në dukje me shqetësim të madh se, për më shumë se katër muaj, Irani ia ka mohuar aksesin Agjencisë, sipas nenit 4.b.(i) dhe nenit 5.c. të Protokollit Shtesë, në dy lokacione dhe, për gati një vit, nuk është përfshirë në diskutime të rëndësishme për të sqaruar pyetjet e Agjencisë lidhur me materiale e veprimtari të mundshme bërthamore të padeklaruara në Iran. Kjo gjë po ndikon negativisht në aftësinë e Agjencisë për t’i sqaruar dhe zgjidhur këto pyetje dhe për të dhënë garanci të besueshme për mungesën e materialeve dhe veprimtarive bërthamore të padeklaruara në këto lokacione në Iran.”

Raporti i dytë mbi zbatimin nga ana e regjimit të angazhimeve të tij nën Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe JCPOA, vë në dukje se, deri më 20 maj, rezervat totale të uraniumit të pasuruar në nivele të ulëta të regjimit klerikal shkonin deri në 1,571.6 kilogramë, dhe “më 8 korrik 2019, Agjencia verifikoi se Irani kishte filluar ta pasuronte UF6 mbi nivelin 3.67% U–235 (para. 28). Që nga ajo datë, Irani ka vazhduar ta pasurojë uraniumin deri në 4.5% U-235. Irani ka vazhduar gjithashtu të kryejë disa veprimtari pasurimi që nuk përputhen me pasurimin e tij afatgjatë dhe planin e pasurimit R&D, siç i është dhënë Agjencisë më 16 janar 2016 (para. 52). 24.” Kjo ndërkohë që JCPOA lejon pasurimin e uraniumit vetëm deri në 3.67% dhe deri në sasinë maksimale prej 202.8 kilogramësh.

Raportet e reja nga IAEA tregojnë edhe një herë që regjimi iranian nuk e ka braktisur projektin e tij për të prodhuar një bombë atomike. Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore më 14 korrik 2015, Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), pati deklaruar: “Anashkalimi i gjashtë rezolutave të Këshillit të Sigurimit nuk do t’i parandalojë mashtrimet e mullahëve dhe përpjekjen e tyre për të prodhuar një bombë atomike.” Pesë vite pas paktit bërthamor, shkeljet e regjimit klerikal dëshmojnë për këtë fakt. Këto veprime përfshijnë mungesën e vazhdueshme të transparencës për sa i përket Përmasave të Mundshme Ushtarake të programeve të tij bërthamore (PMD), veprimtaritë e Organizatës së Inovacionit dhe Kërkimeve për Mbrojtjen (akronimi në Farsi: SPND), dhe të Qendrës për Kërkimin dhe Zgjerimin e Teknologjive për Shpërthim dhe Impakt (Markaz-e Tahghighat va Tose’ e Fanavari-e Enfejar va Zarbeh), e njohur me akronimin në Farsi si METFAZ.

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në 327 Qytete Shkon mbi 50,500

 

Iran: Coronavirus death toll in 327 cities exceeds 50,500Shpërthimi i Koronavirusit në Iran

  • Numri i vdekjeve në spitalet Atieh dhe Milad në Teheran është të paktën 425
  • Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë: Numri i pacientëve po rritet. Njerëzit duhet ta dinë që do të na duhet të jetojmë me epideminë e koronavirusit edhe për nja dy vite. Në Iran i kemi hequr kufizimet më herët se në Europë. Menduam se situata po bëhej normale ndërkohë që nuk po ndodhte kështu.

Që më 20 shkurt 2020, sipas raporteve të mjekëve, 260 dhe 165 pacientë kanë vdekur nga koronavirusi përkatësisht në spitalet Milad dhe Atieh të Teheranit. Më 28 maj dhe 1 qershor, MEK pati shpallur se numri total i viktimave në 23 spitale të tjera të Teheranit ishte 5,980. Në provincën Teheran, pacientët me koronavirus janë shtruar në 138 spitale publike e private. Në shumicën e spitaleve, numri i pacientëve të jashtëm në javën e parë të qershorit është rritur krahasuar me javët e mëparshme. Gjatë javës së fundit të majit, numri i pacientëve të dyshuar për Coronavirus në spitalin Atieh ishte 40 në ditë, por në javën e parë të qershorit, ky numër shkoi në 90, theksojnë raportet.

 

Forcat e sigurisë të mbështetura nga Irani hapin zjarr mbi demonstruesit në Irak

Raporitm nga PMOI/MEK

Në qytetet Najaf dhe Babil të Irakut jugor, njerëzit po protestojnë kundër varfërisë, korrupsionit ekonomik, dhe ndërhyrjeve të regjimit iranian në vendin e tyre përmes grupeve proksi dhe figurave të korruptuara politike. Al Rafidein TV raportoi të dielën më 7 qershor se zhurmat e të shtënave kundër demonstruesve në Najaf kanë vazhduar deri natën.

Forcat e sigurisë pranë ndërtesës së Këshillit Provincial të Najaf kanë hapur zjarr në mënyrë të vazhdueshme mbi demonstruesit dhe kanë përdorur gaz lotsjellës, shton raporti i Al Rafidein. Në një video dëgjohen fjalët “Po i sulmojnë demonstruesit me plumba. E dielë, 7 qershor.”

Protestuesit irakenë janë parë gjithashtu duke i vënë zjarrin ndërtesës së Guvernatorit Provincial të Najaf.

Al Arabiya Al Hadath TV ka transmetuar një raport mbi përplasjet midis protestuesve dhe njësive anti-rebelim në Najaf. “Në Irak kanë shpërthyer përplasje midis protestuesve dhe njësive anti-rebelim jashtë Këshillit Provincial të Najaf që ndodhet në jug të Bagdadit. Dëshmitarët kanë raportuar se forcat e sigurisë kanë nisur të përdorin gaz lotsjellës dhe plumba në përpjekje për ta shpërndarë turmën që ishte nisur drejt këshillit provincial. Në raporte të tjera tregohet se demonstruesit kanë mundur ta bllokojnë autostradën Diywania-al Hamza. Ata thërrisnin me sllogane kundër disa ish-ministrave.

 

 

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në 327 Qytete Është mbi 50,300

Iran: Coronavirus Death Toll in 327 Cities Is More Than 50,300Iran: Numri i vdekjeve nga koronavirusi në 327 qytete është mbi 50,300

 

  • Situata në Mashhad, Birjand, Torbat-e-Jam, Sanandaj, Qorveh, Fereydun-Shahr, Sistan dhe Baluchestan dhe në të gjitha qytetet e Khuzestan është e kuqe
  • Presidenti i Universitetit të Shkencave Mjekësore në Azerbaixhanin Perëndimor: 345 pacientë të infektuar deri më 8 qershor, katër herë më shumë se në ditën e mëparshme dhe numri më i lartë që nga fillimi i epidemisë
  • Guvernatori i Hormozgan: Numri i pacientëve me koronavirus është rritur dhjetëfish krahasuar me marsin
  • 25,000 varre janë përgatitur për pacientët me koronavirus dhe viktimat e tërmetit në Teheran

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së regjimit tha sot për agjencinë shtetërore të lajmeve IRNA: “Provinca Khuzestan është ende e kuqe, dhe provincat Hormozgan, Kurdistan, Azerbaixhan Lindor dhe Perëndimor, Kermanshah, Sistan dhe Baluchestan, Bushehr dhe Khorasan Razavi janë në gjendje alerti.”

Marjan Është Bërë e Përjetshme

Marjan Became EternalMaryam Rajavi- Marjan është bërë e përjetshme

Ngushëllimet e Maryam Rajavi-t për humbjen e Marjan, artistes së madhe të popullit dhe Rezistencës iraniane:

Jam trishtuar thellësisht nga vdekja e parakohshme e artistes popullore të Iranit, të dashurës Marjan. Para saj humbi jetën e dashura Massoumeh Joshaghani, e cila ka qenë gjithashtu e burgosur politike në të njëjtat vite.

Vitet e gjata e të dhimbshme të burgimit e torturës në krah të grave të papërkulshme të PMOI-së, e udhëhoqën shpirtin liri-dashës dhe ndërgjegjen e Marjan drejt një rruge të re për arritjen e lirisë së popullit dhe vendit të saj.

Gjatë viteve të saj në mërgim, ajo iu bashkua PMOI/MEK dhe Rezistencës Iraniane. Për dy dekada, ajo ishte zëri frymëzues i grave e vajzave të shtypura të Iranit. Në errësirën e natës, zëri i saj kumtonte me gëzim ardhjen e një agimi të afërt.

Ajo u ngrit kundër status quo-së dhe dëshmoi për të vërtetën se zotimi ndaj lirisë është gjithçka që ka një qenie njerëzore. Dhe në epokën e errësirës dhe represionit, një artiste popullore duhet ta mbajë këtë zotim të madh.

Artistet si Marjan dhe Marzieh, të cilat kanë ngritur krye dhe kanë luftuar kundër regjimit, janë përfaqësuese të vërteta të vuajtjes së grave iraniane dhe dëshirës së tyre të fuqishme për çlirim.

Kam humbur një motër shumë të dashur, por jam e bindur që motrat e saj në PMOI/MEK, sidomos ato që kanë ndarë një qeli me të, si dhe gratë e reja e të rebeluara të Iranit që do të ngrihen për liri, do ta mbushin vendin e saj bosh.
I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta vajzës së saj Poupak, z. Jourak dhe familjes së tyre të nderuar, kolegëve të saj artistë, të gjithë artistëve liri-dashës dhe komunitetit të artit në Iran, si dhe familjes së madhe të Rezistencës Iraniane.

Marjan-i ime e dashur do të jetë gjithmonë me ne duke kënduar këngët e lirisë, këngë që do të bëhen patjetër realitet.
Këngët e Marjan-it, zgjedhja e saj, dhe zotimi i saj ndaj lirisë e ndaj popullit të Iranit janë frymëzim për të rinjtë iranianë dhe sidomos për gratë e reja që i rezistojnë sistemit. Zëri i saj do të kumbojë në Iranin e lirë të së nesërmes.

Lavdi Marjan-it; ajo është bërë e përjetshme.

 

 

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Shkon Mbi 50,000 në 325 Qytete

Iran Coronavirus June 6

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Shkon Mbi 50,000 në 325 Qytete

  • Zëvendës Ministri i Shëndetësisë: Po të mos kemi kujdes, numri i viktimave mund të arrijë në dyqind a treqind mijë
    • E përditshmja Asr-e Iran: Koronavirusi ka shkaktuar më shumë viktima iraniane sesa lufta Iran-Irak, por është i heshtur, dhe gënjehemi nga kjo gjë. Kemi hyrë në valën e dytë të koronavirusit, dhe do të ketë edhe më shumë vdekje, më shumë sesa në luftë ushtarake
    • Znj. Maryam Rajavi: Humbja e jetëve në këto përmasa ka qenë e parandalueshme. Numri i vdekjeve në Iran është i pakrahasueshëm me atë të vendeve të tjera të Lindjes së Mesme. Khamenei dhe Rouhani janë direkt përgjegjës për numrin në rritje të viktimave dhe duhet të mbahen përgjegjës

Iraj Harirchi, Zëvendës Ministri i Shëndetësisë, tha dje në televizionin shtetëror Aflak në Khorramabad: “Të mos mendojmë që një numër vdekjesh si 5,000, tetë apo nëntë mijë, ndonëse secila vdekje është e rëndësishme, [është i lartë], pasi po të mos kemi kujdes, fatkeqësisht, [do të arrijmë] shifra si 10,000, 15,000 dhe, mos e dhëntë Zoti, numri mund të arrijë edhe dy apo treqind mijë.”

Shpërndarja e Mesazheve të Udhëheqjes së Rezistencës nga Njësitë e Rezistencës dhe Mbështetësit e Mujahedin-E Khalq në Teheran e Qytete të Tjera të Iranit

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

7 qershor 2020

Distribution of resistance leadership messages by Resistance Units and supporters of the Mujahedin-e Khalq in Tehran and various cities in IranTeheran, Shiraz, Sabzevar, dhe Hamedan- Poshtë Khamenei, lavdi Rajavi-3 qershor 2020

Ditët e fundit, pavarësisht masave intensive të sigurisë, të rinjtë që mbështesin Mujahedin-e Khalq (MEK) dhe Njësitë e Rezistencës kanë vënë postera me mesazhe nga udhëheqja e Rezistencës Iraniane, Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës, dhe Z. Massoud Rajavi, Lider i Rezistencës Iraniane, në Teheran e qytete të tjera të Iranit, duke përfshirë Urmia, Khorramshahr, Robat Karim, Kashan, Karaj, Mashhad, Semnan, Hashtpar, Kermanshah, Javanrud, Ahvaz, Astara, Yazd, Hamedan, Abadan, Sanandaj, Qom, Sabzevar, Mahshahr, Babolsar, Sarbandar, Shiraz dhe Isfahan.

Gjithashtu, mbështetësit e MEK kanë shkruar graffiti dhe sllogane nëpër mure e rrugica dhe kanë shpërndarë fletushka nëpër vende publike në disa qytete, sidomos në dhjetëra vende në Teheran.

Teheran- Poster i Massoud Rajavi-t pranë hyrjes së një xhamie- 3 qershor 2020

Distribution of resistance leadership messages by Resistance Units and supporters of the Mujahedin-e Khalq in Tehran and various cities in IranTeheran, Shiraz, Sabzevar, dhe Hamedan- Poshtë Khamenei, lavdi Rajavi-

Teheran- “Fëmijët trima të Iranit nuk do t’i dorëzohen regjimit klerikal, jo heshtjes dhe mosveprimit”- 4 qershor 2020

Tehran, Karaj, dhe Hamedan- 4 qershor 2020

Isfahan- Mesazhet e Massoud Rajavi-t- 5 qershor 2020

Teheran dhe Hamedan- Shkrime në mure dhe afishe- 5 qershor 2020

Teheran dhe qytete të tjera- 30 maj 2020

Teheran, Karaj, Qazvin, Ahvaz, dhe Isfahan- 30 maj 2020

Teheran- Poster i liderit të Rezistencës Iraniane- 31 maj 2020

Urmia dhe Khorramshahr- 31 maj 2020

Teheran dhe Kashan- 31 maj 2020

Teheran dhe Karaj- Maryam Rajavi: Përmbysja e regjimit klerikal po afron; Massoud Rajavi: Lufta jonë me Khomeini-n ishte për lirinë e popullit dhe drejtësinë shoqërore- 1 qershor 2020

Teheran dhe qytete të tjera- graffiti anti-regjim – 1 qershor 2020

Teheran dhe qytete të tjera – graffiti anti-regjim – 1 qershor 2020

Qytete të ndryshme- graffiti anti-regjim – 1 qershor 2020

Teheran dhe Isfahan- Massoud Rajavi: Ky ishte sllogani i të rinjve trima më 20 qershor 1981, “Poshtë Khomeini, Lavdi lirisë”- 2 qershor 2020