Djegien e Posterave të Khomeini-t në Përvjetorin e Vdekjes së Tij
Ka arritur kulmin frika e forcave represive nga fushata e paepur e Njësive të Rezistencës dhe të rinjve të guximshëm iranianë për ta thyer atmosferën e represionit në përvjetorin e vdekjes së Khomeini-t.
Në të njëjtën kohë po bëhen shumë arrestime në Teheran e qytete të tjera, gjë që pasqyron shqetësimin e regjimit për shpërthimin e kryengritjeve në mesin e krizës së koronavirusit.
Komiteti i NCRI-së për Sigurinë dhe Antiterrorizmin ka publikuar një segment të direktivave dhe komunikimeve nga Qendra e Komandës e Forcave të Sigurisë së Shtetit (SSF) në zonën perëndimore të Teheranit të Madh:
“Drejtuar zyrave të Sherifëve dhe stacioneve të policisë si dhe atyre që janë aktivë në distrikte:
- Brenda perimetrit tuaj të mbrojtjes, siguroni mbrojtje fizike për bazat, duke përfshirë ato të klasifikuarat. Nisur nga kërcënimet e grupimeve armiqësore për t’u vënë zjarrin objekteve qeveritare e ushtarake dhe për t’i filmuar këto veprimtari, si dhe nga veprime e kërcënime të tjera të perceptuara, dhe nisur nga shembujt e viteve të shkuara, paralajmërojini oficerët të jenë aktivë në nivelin e distrikteve për t’i survejuar në mënyrë të veçantë makinat që kalojnë dhe njerëzit që kalojnë me motoçikleta.
- Survejoni me kujdes çdo lëvizje, veprim, apo sjellje të dyshimtë nga persona të dyshimtë. Rangjet e specializuara duhet patjetër të merren me mbledhje informatash. Kryeni patrullime nga 10:00 deri në 12:00 të natës.
- Policia e specializuar duhet të ketë patrulla të shtuara. Sigurohuni mirë për këtë gjë. Të gjitha njësitë e patrullave duhet të supervizohen.
- Numri i referencës i nxjerrë nga homologët tuaj është 515. Thoni që tre shifrat e fundit janë 515. Për shembull 48/515. Ju lutem përmendni gjithashtu background-in [e rastit] në letër. Numri i letrës duhet të përfshihet në background.
- Shumë faleminderit. Ju lutem informojeni me shpejtësi qendrën për çdo lajm të rëndësishëm lidhur me këtë çështje.