Monday, February 6, 2023

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Shkon Mbi 50,000 në 325 Qytete

Iran Coronavirus June 6

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Shkon Mbi 50,000 në 325 Qytete

  • Zëvendës Ministri i Shëndetësisë: Po të mos kemi kujdes, numri i viktimave mund të arrijë në dyqind a treqind mijë
    • E përditshmja Asr-e Iran: Koronavirusi ka shkaktuar më shumë viktima iraniane sesa lufta Iran-Irak, por është i heshtur, dhe gënjehemi nga kjo gjë. Kemi hyrë në valën e dytë të koronavirusit, dhe do të ketë edhe më shumë vdekje, më shumë sesa në luftë ushtarake
    • Znj. Maryam Rajavi: Humbja e jetëve në këto përmasa ka qenë e parandalueshme. Numri i vdekjeve në Iran është i pakrahasueshëm me atë të vendeve të tjera të Lindjes së Mesme. Khamenei dhe Rouhani janë direkt përgjegjës për numrin në rritje të viktimave dhe duhet të mbahen përgjegjës

Iraj Harirchi, Zëvendës Ministri i Shëndetësisë, tha dje në televizionin shtetëror Aflak në Khorramabad: “Të mos mendojmë që një numër vdekjesh si 5,000, tetë apo nëntë mijë, ndonëse secila vdekje është e rëndësishme, [është i lartë], pasi po të mos kemi kujdes, fatkeqësisht, [do të arrijmë] shifra si 10,000, 15,000 dhe, mos e dhëntë Zoti, numri mund të arrijë edhe dy apo treqind mijë.”