Thursday, February 9, 2023

Marjan Është Bërë e Përjetshme

Marjan Became EternalMaryam Rajavi- Marjan është bërë e përjetshme

Ngushëllimet e Maryam Rajavi-t për humbjen e Marjan, artistes së madhe të popullit dhe Rezistencës iraniane:

Jam trishtuar thellësisht nga vdekja e parakohshme e artistes popullore të Iranit, të dashurës Marjan. Para saj humbi jetën e dashura Massoumeh Joshaghani, e cila ka qenë gjithashtu e burgosur politike në të njëjtat vite.

Vitet e gjata e të dhimbshme të burgimit e torturës në krah të grave të papërkulshme të PMOI-së, e udhëhoqën shpirtin liri-dashës dhe ndërgjegjen e Marjan drejt një rruge të re për arritjen e lirisë së popullit dhe vendit të saj.

Gjatë viteve të saj në mërgim, ajo iu bashkua PMOI/MEK dhe Rezistencës Iraniane. Për dy dekada, ajo ishte zëri frymëzues i grave e vajzave të shtypura të Iranit. Në errësirën e natës, zëri i saj kumtonte me gëzim ardhjen e një agimi të afërt.

Ajo u ngrit kundër status quo-së dhe dëshmoi për të vërtetën se zotimi ndaj lirisë është gjithçka që ka një qenie njerëzore. Dhe në epokën e errësirës dhe represionit, një artiste popullore duhet ta mbajë këtë zotim të madh.

Artistet si Marjan dhe Marzieh, të cilat kanë ngritur krye dhe kanë luftuar kundër regjimit, janë përfaqësuese të vërteta të vuajtjes së grave iraniane dhe dëshirës së tyre të fuqishme për çlirim.

Kam humbur një motër shumë të dashur, por jam e bindur që motrat e saj në PMOI/MEK, sidomos ato që kanë ndarë një qeli me të, si dhe gratë e reja e të rebeluara të Iranit që do të ngrihen për liri, do ta mbushin vendin e saj bosh.
I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta vajzës së saj Poupak, z. Jourak dhe familjes së tyre të nderuar, kolegëve të saj artistë, të gjithë artistëve liri-dashës dhe komunitetit të artit në Iran, si dhe familjes së madhe të Rezistencës Iraniane.

Marjan-i ime e dashur do të jetë gjithmonë me ne duke kënduar këngët e lirisë, këngë që do të bëhen patjetër realitet.
Këngët e Marjan-it, zgjedhja e saj, dhe zotimi i saj ndaj lirisë e ndaj popullit të Iranit janë frymëzim për të rinjtë iranianë dhe sidomos për gratë e reja që i rezistojnë sistemit. Zëri i saj do të kumbojë në Iranin e lirë të së nesërmes.

Lavdi Marjan-it; ajo është bërë e përjetshme.