Thursday, March 28, 2024

Forcat e sigurisë të mbështetura nga Irani hapin zjarr mbi demonstruesit në Irak

Raporitm nga PMOI/MEK

Në qytetet Najaf dhe Babil të Irakut jugor, njerëzit po protestojnë kundër varfërisë, korrupsionit ekonomik, dhe ndërhyrjeve të regjimit iranian në vendin e tyre përmes grupeve proksi dhe figurave të korruptuara politike. Al Rafidein TV raportoi të dielën më 7 qershor se zhurmat e të shtënave kundër demonstruesve në Najaf kanë vazhduar deri natën.

Forcat e sigurisë pranë ndërtesës së Këshillit Provincial të Najaf kanë hapur zjarr në mënyrë të vazhdueshme mbi demonstruesit dhe kanë përdorur gaz lotsjellës, shton raporti i Al Rafidein. Në një video dëgjohen fjalët “Po i sulmojnë demonstruesit me plumba. E dielë, 7 qershor.”

Protestuesit irakenë janë parë gjithashtu duke i vënë zjarrin ndërtesës së Guvernatorit Provincial të Najaf.

Al Arabiya Al Hadath TV ka transmetuar një raport mbi përplasjet midis protestuesve dhe njësive anti-rebelim në Najaf. “Në Irak kanë shpërthyer përplasje midis protestuesve dhe njësive anti-rebelim jashtë Këshillit Provincial të Najaf që ndodhet në jug të Bagdadit. Dëshmitarët kanë raportuar se forcat e sigurisë kanë nisur të përdorin gaz lotsjellës dhe plumba në përpjekje për ta shpërndarë turmën që ishte nisur drejt këshillit provincial. Në raporte të tjera tregohet se demonstruesit kanë mundur ta bllokojnë autostradën Diywania-al Hamza. Ata thërrisnin me sllogane kundër disa ish-ministrave.