Monday, February 6, 2023

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në 327 Qytete Shkon mbi 50,700

 

Iran: Coronavirus death toll in 327 cities exceeds 50,700Iran: shpërthimi i koronavirusit-qershor 2020

  • Aktualisht ka180 pacientë me koronavirus vetëm në spitalin Masih Daneshvari në Teheran, spital i cili deri më 21 maj kishte 70 pacientë
  • Numri i viktimave në Kashan është mbi 900
  • Zëvendës Presidenti i Universitetit të Shkencave Mjekësore në Isfahan: Në Isfahan, 1484 të vdekur, 400 pacientë të infektuar me koronavirus në dy ditë. 9.5 përqind e pacientëve të infektuar kanë vdekur

Ndërkohë që koronavirusi lë prapa gjithnjë e më shumë viktima dhe spitalet nuk mund të pranojnë pacientë të rinj në shumë vende, Rouhani gënjeu sot duke folur për agjencinë shtetërore të lajmeve IRNA: “Përveç pak provincave, kemi mundur ta vëmë nën kontroll koronavirusin, dhe janë dyfishuar përpjekjet për t’i nxjerrë ato provinca nga gjendja e kuqe.” Ai shtoi se shtimi i pacientëve javët e fundit ka ndodhur për shkak të shtimit të numrit të testimeve, gjë që e rrit identifikimin e pacientëve, por nuk është negative. Njerëzit nuk duhet të shqetësohen sepse, kur diagnostikohen herët, nuk është nevoja të shtrohen në spital.” Ai shtoi paturpësisht se “Disa kryetarë shtetesh të huaja po na kërkojnë të eksportojmë pajisje dezinfektimi e pastrimi, gjë që ne po e bëjmë patjetër.”