Friday, January 27, 2023

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në 327 Qytete Shkon mbi 50,500

 

Iran: Coronavirus death toll in 327 cities exceeds 50,500Shpërthimi i Koronavirusit në Iran

  • Numri i vdekjeve në spitalet Atieh dhe Milad në Teheran është të paktën 425
  • Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë: Numri i pacientëve po rritet. Njerëzit duhet ta dinë që do të na duhet të jetojmë me epideminë e koronavirusit edhe për nja dy vite. Në Iran i kemi hequr kufizimet më herët se në Europë. Menduam se situata po bëhej normale ndërkohë që nuk po ndodhte kështu.

Që më 20 shkurt 2020, sipas raporteve të mjekëve, 260 dhe 165 pacientë kanë vdekur nga koronavirusi përkatësisht në spitalet Milad dhe Atieh të Teheranit. Më 28 maj dhe 1 qershor, MEK pati shpallur se numri total i viktimave në 23 spitale të tjera të Teheranit ishte 5,980. Në provincën Teheran, pacientët me koronavirus janë shtruar në 138 spitale publike e private. Në shumicën e spitaleve, numri i pacientëve të jashtëm në javën e parë të qershorit është rritur krahasuar me javët e mëparshme. Gjatë javës së fundit të majit, numri i pacientëve të dyshuar për Coronavirus në spitalin Atieh ishte 40 në ditë, por në javën e parë të qershorit, ky numër shkoi në 90, theksojnë raportet.