Iran: Përditësim Lidhur me Koronavirusin, Mbi 54,600 Vdekje, 21 Qershor 2020

607

Shkruar nga HamidehTaati

Mbi 54,600 të vdekur nga koronavirusi (COVID-19) në Iran – Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në Iran sipas burimeve të PMOI MEK

Numri i vdekjeve nga koronavirusi po rritet në mbarë Iranin. Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) shpalli të dielën, më 21 qershor 2020, se numri i vdekjeve nga koronavirusi në 334 qytete e ka tejkaluar shifrën 54,600. Numri i vdekjeve në Khuzestan është 4,490, Qom 3,765, Isfahan 3,095, Gilan 2,950, Lorestan 2,030, Golestan 2,016, Sistan dhe Baluchestan 1,995, Alborz 1,890, Azerbaixhan Perëndimor 1,545, Kurdistan 1,175.

Saeed Namaki, Ministri i Shëndetësisë i regjimit, tha dje për agjencinë shtetërore të lajmeve Mizan: “As në provincat ku mendojmë se e kemi kaluar valën e parë të shpërthimit të koronavirusit, nuk e kemi përjetuar plotësisht valën e parë. Duhet ta besojmë që koronavirusi nuk ka mbaruar. Nuk e kemi kaluar pikun e sëmundjes, dhe koronavirusi është një virus kompleks me njëqind mijë fytyra … Do të na duhet të jetojmë më këtë virus për të paktën dy vite.”