Raporti i Reuters Nënvizon Nevojën për Masa të Rrepta për të Ndaluar Kërcënimet e Regjimit Iranian

 

Reuters’ Report Underlines Necessity of a Firm Action to Stop Iran Regime’s Threats

Raporti i Reuters Nënvizon Nevojën për Masa të Rrepta për të Ndaluar Kërcënimet e Regjimit Iranian

Në një raport special të mërkurën, Reuters ekspozoi projektin e fshehtë të regjimit iranian për të prodhuar pluhur alumini për programin e tij të raketave.

“Në skaj të shkretëtirës në provincën Khorasan Verior të Iranit veri-lindor, pranë depozitave më të mëdha të boksitit në vend, ndodhet një kompleks i prodhimit të aluminit të cilin qeveria e ka deklaruar publikisht si pjesë kyçe të përpjekjeve të saj për ta rritur prodhimin e këtij metali,” lexon raporti.

Ndërkohë që populli iranian lufton me varfërinë dhe pandeminë e COVID-19, regjimi, në vend që ta ndihmojë atë, po shpërdoron biliona dollarë për programet e tij bërthamore e raketore.

Raporti zbulon se regjimi iranian “ka nisur ta prodhojë këtë pluhur për përdorim ushtarak mbi pesë vite më parë, sipas ish-zyrtarit, i cili nga viti 2013 deri në 2018-ën ka qenë drejtor i marrëdhënieve me publikun si dhe i dërguar për çështjet parlamentare në zyrën e zëvendës presidentit për çështjet ekzekutive, që në atë kohë mbikëqyrte disa politika ekonomike. Ish-zyrtari, Amir Moghadam, tha se e ka vizituar këtë objekt pak të njohur dy herë dhe se prodhimi vazhdonte ende në kohën kur ai u largua nga Irani në 2018-ën.”

“Prodhimi i pluhurit të aluminit nga Irani për përdorim në raketa, që nuk ishte raportuar më përpara, është zhvilluar mes sanksioneve ndërkombëtare të dizenjuara për të bllokuar përpjekjet e vendit për të siguruar teknologji armësh të avancuara. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët i shohin kapacitetet raketore të Iranit si kërcënim për rajonin dhe botën,” shton raporti.

“Sipas dokumenteve të lidhura me programin e pluhurit të aluminit që janë shqyrtuar nga Reuters, kompleksi në Jajarm drejtohet nga Iran Alumina Company. IAC është degë e kompanisë shtetërore të minierave dhe metaleve, Iranian Mines and Mining Industries Development and Renovation Organisation (IMIDRO – Organizata Iraniane për Zhvillimin dhe Rinovimin e Industrisë së Minierave). IAC dhe IMIDRO nuk u janë përgjigjur kërkesave për koment. Faqja në internet e IAC thotë se kjo kompani operon një minierë boksiti dhe një objekt të prodhimit të aluminit në një kompleks që ndodhet rreth 10 kilometra në veri-lindje të Jajarm. Boksiti procesohet dhe kthehet në alumina, që përdoret për të prodhuar metal alumini. Nga metali bëhet pluhuri i aluminit,” lexon raporti.

Regjimi iranian është i përmbytur nga krizat, kështu që i nevojitet dëshpërimisht ta rrisë kapacitetin e tij raketor për t’ia zgjatur jetën vetes. Regjimi i mullahëve po përjeton tani një izolim të paprecedent ndërkombëtar për shkak të politikave të tij luftënxitëse dhe ambicieve bërthamore. Nga ana tjetër, protestat iraniane të nëntorit 2019, ku njerëzit kërkuan fuqishëm ndryshim regjimi, dhe më pas bojkotimi i zgjedhjeve të rreme parlamentare të regjimit nga pothuajse e gjithë shoqëria iraniane, kanë vërtetuar se konflikti i popullit me këtë regjim nuk mund të ketë më kthim prapa. Shoqëria iraniane është e trazuar. Pandemia e COVID-19 dhe rritja e numrit të vdekjeve, për shkak të mosveprimit nga ana e regjimit, së bashku me rritjen e varfërisë dhe inflacionit, e ka kthyer shoqërinë iraniane në një fuçi baruti.

Si rezultat, regjimi po e përdor situatën aktuale politike në arenën ndërkombëtare, veçanërisht pandeminë e koronavirusit, për të zhvilluar veprimtaritë e tij të jashtëligjshme.

Komuniteti ndërkombëtar duhet menjëherë të ndërmarrë një politikë shumë më të rreptë për t’i ndaluar kërcënimet e regjimit. Shteti numër një për sponsorizimin e terrorizmit, i armatosur me raketa të avancuara dhe/ose me një bombë bërthamore është kërcënim global dhe duhet trajtohet në mënyrën e duhur. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet ta zgjasë menjëherë embargon e armëve të regjimit. Gjithashtu, komuniteti ndërkombëtar duhet ta mbështesë dëshirën e popullit iranian për ndryshim regjimi dhe ta njohë të drejtën e tij për rezistencë dhe për përmbysjen e këtij regjimi.

 

Gjykata e Hamburgut Nuk e Lejon FAZ të Bëjë Akuza të Rreme Kundër Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK)

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

25 qershor 2020

The Hamburg Court Prohibits the FAZ From Making False Claims Against the Iranian People's Mojahedin (MEK)Ndërtesa e Gjykatës së Hamburgut, Gjermani

Akuzimet për “torturë” dhe “ndalim të takimit me të afërmit” janë të rreme / FAZ ka veptuar në mënyrë të jashtëligjshme / nuk janë zbatuar parimet e raportimit të lejueshëm / MEK dhe Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) nuk janë dëgjuar

Gjykata rajonale e Hamburgut pranon padinë e NCRI-së kundër të përditshmes gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) për shpifje kundër MEK

  • Gjykata e Hamburgut urdhëron FAZ të heqë tre akuzime të rreme kundër MEKnga artikulli i saj i 13 majit 2020 me titull, “Djalli Duhet të Jetë Duke Jetuar në Tiranë.”
  • Duhet të supozohet që akuzimet e përmendura janë të pavërteta. “Edhe nëse këto akuzime do të ishin deklaruar si të supozuara, nuk është e dukshme që këto parime të jenë zbatuar,” tha gjykata.

Pas padisë së bërë nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) kundër një vargu akuzimesh shpifëse në Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), me datë 13 maj 2020, kundër Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI / MEK) dhe anëtarëve të saj që banojnë në Shqipëri, një gjykatë në Hamburg e ka urdhëruar gazetën t’i heqë këto akuzime të rreme të postuara në versionin online të saj dhe të mos i përsërisë ato.

Tre akuzat e rreme të publikuara nga FAZ dhe të kundërshtuara nga padia ishin si vijon:

  1. “Dezertorët, të poshtëruar si agjentë, raportojnë për torturë dhe persekutim brenda Organizatës.
  2. “Anëtarëve nuk u lejohet të kontaktojnë me të afërmit e tyre apo të mbajnë telefona celularë.
  3. Me ndihmën e Kombeve të Bashkuara, Shteteve të Bashkuara, dhe Arabisë Saudite, anëtarët e MEKfluturuan për në këtë vend mysliman [Shqipëri] në Ballkanin perëndimor në 2016-ën.

Përmes një vendimi gjyqësor, FAZ urdhërohet të paguajë “një gjobë deri në €250,000 që do të përcaktohet nga gjykata për secilin rast të shkeljeve. Nëse kjo shumë nuk mund të sigurohet, do të nxirret një urdhër ndalimi për maksimumi gjashtë muaj (për secilin rast në vend të gjobës maksimale prej 250,000 Eurosh, për një total prej maksimumi dy vitesh).

Sipas këtij vendimi, FAZ duhet të paguajë koston e gjyqit.

Sfondi i kësaj ngjarjeje:

Pas publikimit të këtij artikulli në FAZ.net, Zyra Përfaqësuese e NCRI-së në Gjermani kontaktoi me bordin redaktues të gazetës dhe i paraqiti dokumente që i hedhin poshtë këto akuzime me shkrim. Por gazeta hoqi vetëm tre gabime flagrante, ndërsa akuzimet e sipër-përmendura i mbajti. Për këtë arsye, NCRI bëri një padi kundër FAZ.

Vlen të përmendet që më 21 mars 2019, gjykata e Hamburgut pati nxjerrë një vendim ku urdhëronte revistën gjermane Der Spiegel të hiqte dy akuzime të ngjashme shpifëse në botimin e saj të 16 shkurtit 2019 kundër MEK dhe anëtarëve të saj në Shqipëri, dhe të mos i përsëriste ato. Sipas këtij vendimi, ashtu si në rastin e FAZ, Der Spiegel u kërcënua me një gjobë prej €250,000 ose gjashtë muaj burg për secilën shkelje. Der Spiegel i hoqi pjesët me shpifje nga versioni pdf i revistës në faqet e saj në gjermanisht dhe anglisht.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit – Zyra Përfaqësuese në Gjermani

25 qershor 2020

 

Këshilli i të Drejtave Njerëzore i OKB-së Zgjat Mandatin e Raportuesit Special mbi të Drejtat Njerëzore në Iran

UN Human Rights Council Extends Mandate of Special Rapporteur on Human Rights in Iran Këshilli i të Drejtave Njerëzore i OKB-së – Gjenevë

Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, gjatë seancës së tij më 22 qershor, ka zgjatur mandatin e Javaid Rehman, Raportuesit Special mbi situatën e të drejtave njerëzore në Iran.

Duke iu referuar rezolutës së OHCHR nga viti 2011 deri tani, dhe mungesës së bashkëpunimit nga ana e regjimit si dhe shtimit të shkeljeve të të drejtave njerëzore, Këshilli vendosi ta zgjaste mandatin e Z. Rehman edhe për një vit.

Para fillimit të votimit, përfaqësuesi i Danimarkës shprehu shqetësim lidhur me situatën e të drejtave njerëzore në Iran, veçanërisht me përdorimin e vazhdueshëm të dënimit kapital nga regjimi, dhe e nxiti Raportuesin Special që ta monitoronte nga afër situatën e të drejtave njerëzore në Iran.

Në këtë rezolutë, Këshilli e nxiti regjimin iranian që të “bashkëpunojë plotësisht me Raportuesin Special dhe t’i japë akses për të vizituar vendin, si dhe t’i japë të gjitha informacionet e nevojshme për të lejuar përmbushjen e mandatit.”

 

Një Tjetër Arritje e Regjimit Misogjinist të Iranit: Gratë që Jetojnë nëpër Vrima e Kanale

Another Achievement of Iran’s Misogynous Regime: Women Living in Holes and Canals Iran: gratë që jetojnë nëpër vrima e kanale

Regjimi iranian nuk ka sjellë gjë tjetër veçse varfëri e shkatërrim për popullin iranian. Gratë iraniane gjenden nën një presion edhe më të madh, për shkak të natyrës misogjiniste të regjimit. Situata aktuale e shoqërisë iraniane i ka detyruar disa gra iraniane të jetojnë nëpër vrima e kanale, sipas një eksperti të regjimit.

Në një intervistë me faqen shtetërore Etemadonline, Mohammad Reza Mahboubfar tha: “Disa gra që janë kryetare të familjeve të tyre janë pa strehë dhe detyrohen të jetojnë në rrënoja, ndërtesa të shkatërruara, baraka, çadra, vrima nën tokë e kanale. Gratë që jetojnë në lagjet e varfra nuk kanë strehimin e duhur.”

Irani është një nga vendet më të pasura në botë për sa i përket burimeve natyrore. E megjithatë, regjimi iranian e ka plaçkitur pasurinë e kombit për të ndjekur politikat e tij luftënxitëse si ndihma për grupet terroriste proksi të tij në vende të tjera, prodhimi i një bombe bërthamore, dhe rritja e represionit. Këto politika e kanë detyruar popullin iranian të bjerë në varfëri. Shumë iranianë detyrohen të bëhen banorë të lagjeve të varfra.

Shoqëria iraniane lufton me varfërinë dhe tani edhe me pandeminë e COVID-19, e cila ua ka marrë jetën mbi 60,000 njerëzve. Gratë iraniane janë në një gjendje edhe më të mjerueshme.

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në 339 Qytete Shkon mbi 60,700

Iran: Coronavirus Death Toll in 339 Cities Exceeds 60,700Pandemia e Koronavirusit në Iran: numri i vdekjeve në 339 qytete shkon mbi 60,700

 

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI) shpalli mbasditen e sotme, më 24 qershor 2020, se koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 60,700 njerëzve në 339 qytete të Iranit.

  • Minoo Mohraz, anëtare e Taskforcës Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit (NCCT): Statistikat zyrtare janë të gabuara. Ka një kohë të gjatë që e kemi kaluar pragun e shifrës 10,000. 
  • Sipas Ministrit të Shëndetësisë, pas tre muajsh e gjysëm është marrë më pak se 30% e ndihmës së propozuar prej 1 bilion eurosh të Khamenei-t. 
  • Sipas raporteve të Universiteteve të Shkencave Mjekësore, numri i anëtarëve të stafit mjekësor që janë infektuar me virusin në universitetet e Azerbaixhanit Lindor, Bushehr, dhe Hormozgan është 950, 412, dhe 250, përkatësisht. 
  • Presidenti i Universitetit të Shkencave Mjekësore në Shiraz e shpalli dje numrin e paprecedent të vdekjeve nga Koronavirusi në Fars, dhe zëvendës presidenti i këtij universiteti tha se provinca Fars ka hyrë në statistikat me pesë shifra për sa i përket infektimeve nga Koronavirusi.

Regjimi Iranian i Rrit Masat Shtypëse për ta Vënë nën Kontroll Shoqërinë e Trazuar dhe për të Shmangur Protesta të Reja

Iran Regime Increases Oppressive Measures to Control Restive Society and Avoid New Iran Protests Protestat e Iranit, nëntor 2019 – foto fajli

Raportet nga Irani tregojnë se regjimi i mullahëve i ka rritur masat shtypëse. Në zhvillimin më të fundit, komandanti i Gardës Revolucionare (IRGC) Hossein Salami ka emëruar Brigadier Gjeneralin Hossein Nejat si zëvendës të tij dhe komandant në detyrë të Bazës Sarallah të IRGC-së në Teheran. Qendra e Sarallah është një pjesë e rëndësishme e aparatit të sigurisë të IRGC, dhe përgjegjësia e saj kryesore është të garantojë sigurinë për kryeqytetin e Iranit.

Në një zhvillim tjetër, në një letër drejtuar kryegjyqtarit të regjimit, Ebrahim Raisi, Salami përsëriti se IRGC është e gatshme të bashkëpunojë me Drejtësinë për të “themeluar sigurinë” në shoqëri.

Agjencia shtetërore e lajmeve Mehr ka cituar Mohammad-Reza Edalatkhah, Kryegjyqtarin e provincës Hamadan, në Iranin veri-perëndimor, duke thënë se “mbi 65,000 çështje janë krijuar në këtë provincë këtë vit. Numri më i madh i të burgosurve në perëndim të vendit i përket provincës Hamadan.”

Nga frika e një kryengritjeje tjetër, me të rinjtë e gratë në avangardë ashtu si në protestat mbarëkombëtare të nëntorit 2019 në Iran, regjimi ka vënë një varg të ri kufizimesh nën pretekstin e “luftës kundër veshjes së papërshtatshme dhe keq-mbulimit,” për të justifikuar shtypjen e madhe kundër rinisë iraniane dhe veçanërisht grave.

Më 16 qershor, agjencia shtetërore e lajmeve Fars, e cila është e lidhur me IRGC-në, duke cituar mullahun Hojatollah Zaker, Zëvendës Ministër i Kulturës dhe Çështjeve Sociale për Qendrën për Çështjet e Xhamive, shkroi: “Teksa temperaturat rriten, po shohim nëpër qytete e në automjete shumë gra dhe vajza të cilat janë të mbuluara keq ose nuk mbulohen fare. Shpresojmë që autoritetet të zgjohen dhe me fundin e pranverës, t’i japin fund këtij problemi.”

Këto rregulla misogjiniste nuk janë të kufizuara vetëm në qytetet e Iranit. Më 15 qershor, Zëvendës Prokurori i provincës Khorasan Razavi, Ghanbari Rad, shpalli se një numër i konsiderueshëm grash ishin identifikuar, thirrur dhe arrestuar në provincë pasi e kishin “hequr shaminë në rrjetet sociale.”

Iran: Numri i Viktimave të Koronavirusit në 339 Qytete Shkon Mbi 60,400

 

Iran: Coronavirus Fatalities in 339 Cities Exceed 60,400 Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) shpalli të martën, më 23 qershor 2020, se numri i vdekjeve nga koronavirusi në 339 qytete të Iranit është mbi 60,400

  • Ministria e Shëndetësisë ka shpallur se numri i viktimave në 24 orët e fundit është 121, numri më i lartë në 74 ditë. 
  • Spitalet dhe qendrat shëndetësore në shumicën e provincave dhe qyteteve po përballen me kriza e mungesa serioze. 
  • Shushtar po përballet me një mungesë serioze mjekësh. I vetmi specialist i sëmundjeve infektive është infektuar me virusin, dhe Universiteti i Shkencave Mjekësore i qytetit nuk e ka buxhetin më minimal 
  • Zëvendës Presidenti i Universitetit të Shkencave Mjekësore në Golestan: Numri i pacientëve të rinj është sa dyfishi i numrit të daljeve nga spitali. Spitalet e Gonbad Kavus po mbushen e po shkojnë drejt një situate të rrezikshme. 
  • Drejtori i Shkollës Mjekësore të Larestan: Numri i të shtruarve në spital po rritet, dhe të gjithë shtretërit e spitaleve janë të zënë e nuk ka më vend për pacientë të rinj 
  • Presidenti i Universitetit të Shkencave Mjekësore në Fasa: Koronavirusi ka shpërthyer në Fasa. Kemi patur 69 teste pozitive brenda një dite 
  • Zëvendës Guvernatori i Ardabil: 17% e banorëve të Ardabil janë infektuar me koronavirus

Zbulim i Ri Lidhur me Sulmin e Regjimit Iranian mbi Rafinerinë Aramco të Naftës

Shkruar nga Shahriar Kia

22 qershor 2020

What Is Iran Regime’s Intention of Launching Satellite Missiles?Foto fajli

Disa ditë pasi Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në një raport drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, konfirmoi se raketat e përdorura për të sulmuar Arabinë Saudite vitin e shkuar kanë qenë “me origjinë iraniane,” Rezistenca Iraniane ka marrë informacione të reja që hedhin dritë mbi një aspekt të ri të këtij sulmi.

Zyra Përfaqësuese në Shtetet e Bashkuara e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI – SHBA), kur foli shtatorin e shkuar për sulmin e regjimit iranian mbi rafinerinë e naftës të Arabisë Saudite, zbardhi faktin që komandantë të flotës së Gardës Revolucionare (IRGC) nga qyteti Mahshahr, në Iranin jug-perëndimor, kishin shkuar në bazën ajrore të Omidieh (komanda e operacioneve të sulmeve me raketë).

NCRIUS - Press conference on Iran regime attack on Saudi oil installationNCRISHBA – Konferencë për shtyp lidhur me sulmin e regjimit iranian mbi kompleksin saudit të naftës

Sipas informacineve të reja të siguruara nga rrjeti i Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) nga brenda Iranit, raketat kruz që janë përdorur kundër rafinerisë Aramco në territorin saudit, janë lëshuar nga njësia raketore detare e IRGC-së.

Vendndodhja e qendrës së raketave gjendet menjëherë prapa kazermave të IRGC-së, të njohura si Garnizoni Ismail Daghayeghi. Adresa e këtij garnizoni është vetëm pak minuta larg Rrugës Aghajari për në Behbahan në jug të Omidiyeh (provinca Khuzestan, në jug-perëndim të Iranit). Ky garnizon i përket rajonit të tretë të flotës së IRGC-së. Garnizoni Daghayeghi ndodhet pak minuta larg bazës së Omidiyeh, që është ish-baza ajrore e pestë në Omidiyeh, vendi i operacionit për gjuajtjen në drejtim të rafinerisë Aramco (sipas fotos satelitore të bashkëngjitur).

Për të mbërritur në qendrën e raketave, duhet të hysh në garnizonin Daghayeghi dhe pas rreth 5 km rruge ndodhet pozicioni i qendrës së raketave. Prapa garnizonit ka një vargmal dhe një rrugë që të çon nga prapa garnizonit tek malet. Imazhi satelitor tregon vendndodhjen e tuneleve me raketa dhe depove të municioneve në brendësi të maleve.

Ky vend është linja e dytë mbrojtëse e Flotës së IRGC-së në rastin e një sulmi nga Gjiri Persik, dhe atje mbahet një shumëllojshmëri raketash të IRGC-së dhe municionesh të rënda e të lehta.

Sipas raporteve të Rezistencës, brenda tunelit janë të depozituara raketa të mëdha mbi shina lëvizëse. Për t’i lëshuar këto raketa, ato lëvizen mbi shina dhe përgatiten për t’u lëshuar.

Misioni i tretë detar i IRGC-së shërben për të kontrolluar rajonin verior të Gjirit Persik dhe kufirin detar të trekëndëshit Iran-Irak-Kuvait. Kjo mbrojtje shkon nga porti i Mahshahr në Arvandkena.

Komandanti i rajonit të tretë detar të Flotës së IRGC-së është Brigadier Gjenerali i IRGC-së, Amrullah Nozari, i cili ka zëvendësuar Brigadier Gjeneralin Yadollah Badin që në shtator 2019.

Qendra e IRGC-së është në pjesën qendrore të Mahshahr, në zonën mes Mahshahr Ghadim dhe zonës industriale atje. Ky është një garnizon relativisht i madh që ka kontroll të plotë të pjesës veriore të Gjirit Persik.

Zbulimet e Rezistencës Iraniane, së bashku me raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, nënvizojnë edhe një herë nevojën që komuniteti ndërkombëtar të veprojë kundër regjimit për të parandaluar kriza e kaos të mëtejshëm në Lindjen e Mesme.

Imazh satelitor i vendndodhjes së ish-bazës së pestë ajrore të Omidieh dhe i vendndodhjes së garnizonit Daghayeghi  Pamje vertikale e garnizonit Daghayeghi pranë rrugës Aghajari-Behbahan  Tunelet dhe depot e garnizonit Daghayeghi nga jugu (pozicionet brenda maleve prapa kazermave)

Senatori Australian Nxit OKB-në të Sigurojë Lirimin e Studentëve Elitarë Iranianë të Arrestuar

Shkruar nga MahmoudHakamian

Senatori Liberal Australian, Eric Abetz, i ka shkruar një letër Javaid Rehman-it, Raportuesit Special të Kombeve të Bashkuara mbi Situatën e të Drejtave Njerëzore në Iran, ku e nxit të marrë masat e nevojshme dhe ta rrisë presionin mbi regjimin iranian për të liruar dy studentët elitarë, Ali Younesi dhe Amir Hossain Moradi, së bashku me të rinj të tjerë dhe të burgosur të tjerë politikë.

Amir Hossein Moradi u zhduk më 10 prill, ndërsa Ali Younesi-n e sollën në shtëpi mbrëmjen e po asaj dite me plagë dhe shenja torture. Ali ka fituar medaljen e artë në Olimpiadën e 12-të Ndërkombëtare të Astronomisë e Astrofizikës, të mbajtur në Kinë në 2018-ën. Më herët, ai kishte fituar medalje të argjendtë dhe të artë në Olimpiadën Kombëtare të Astronomisë në 2016-ën dhe 2017-ën. Amir Hossein ka fituar gjithashtu medaljen e argjendtë në Olimpiadës në 2017-ën. Drejtësia e regjimit iranian, pas pothuajse një muaji fshehtësi, shpalli më 5 maj se i kishte arrestuar këta studentë. Pak kohë më vonë, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI or MEK) shpalli emrat e 18 njerëzve të tjerë që janë arrestuar kohët e fundit në fshehtësi nga regjimi.

Raportet nga burgjet iraniane tregojnë se Ali Younesi është infektuar me COVID-19.

Që nga arrestimi i këtyre aktivistëve të të drejtave njerëzore, shumë organizata që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe politikanë të famshëm nga e gjithë bota, të tillë si Senatori Abetz, e kanë dënuar arrestimin arbitrar të këtyre të burgosurve nga regjimi iranian dhe kanë kërkuar lirimin e tyre të menjëhershëm.

Komiteti i Punëve të Jashtme në Parlamentin Britanik Publikon Raportin nga BCFIF që Ekspozon Mizoritë e Regjimit Iranian dhe Mbështet Rezistencën Iraniane

UK Parliament Foreign Affairs Committee Publishes BCFIF Report Exposing Iran Regime’s Atrocities and Supporting Iranian Resistance Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar

Komiteti i Punëve të Jashtme në Dhomën e Komunave të Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar në faqen e tij të internetit një raport të bërë nga Komiteti Britanik për Lirinë e Iranit (BCFIF). Ky raport shërben si një rekomandim zyrtar për qeverinë britanike dhe i dërgon një mesazh të fortë fashizmit fetar që sundon Iranin. Këto prova që i janë paraqitur Parlamentit Britanik nga BCFIF nënvizojnë nevojën për t’iu kundërvënë kërcënimeve të regjimit iranian dhe për të mbështetur popullin iranian e rezistencën e tij të organizuar.

“Me mbi 20 vite përvojë dhe ekspertizë në çështjet e Iranit dhe Lindjes së Mesme, Komiteti Britanik për Lirinë e Iranit (BCFIF) është udhëheqës në analizimin e çështjeve iraniane. I përbërë nga mbi 100 anëtarë parlamenti nga disa parti, ky komitet ka qenë aktiv gjatë dy dekadave të fundit në zhvillimin e politikës ndaj Iranit në favor të një përqasjeje të rreptë përkundrejt regjimit teokratik të Iranit dhe të mbështetjes për popullin iranian dhe lëvizjen e tij legjitime të rezistencës për të krijuar një demokraci laike. Për të ndjekur objektivat e tij, Komiteti gëzon lidhje me shoqëritë ango-iraniane në Britani, sidomos me mbështetësit e grupeve opozitare NCRI dhe PMOI/MEK,” lexon raporti, duke prezantuar BCFIF dhe objektivat e tij.