Friday, March 29, 2024

Dy vrasje të tjera nderi më pak se një muaj pas vrasjes brutale të Rominës

Fatemeh Barahi ـReyhaneh Ameri

Më pak se një muaj pas vrasjes së Romina Ashrafi-t, dy vrasje të tjera nderi kanë tronditur shoqërinë iraniane. Dy gra të reja janë vrarë brutalisht nga babai dhe bashkëshorti më 14 dhe 15 qershor 2020.

Reyhaneh Ameri, 22 vjeç, nga Kerman (në Iranin jug-lindor), është vrarë nga i ati me sëpatë më 15 qershor. Babai i Reyhaneh ishte përpjekur ta vriste atë edhe tre vite më parë duke i thyer krahët e këmbët, por e motra kishte ndërhyrë dhe e kishte shpëtuar (Agjencia shtetërore e Lajmeve ROKNA – 16 qershor 2020).

Në një rast tjetër, Fatemeh Barahi, 19 vjeç, është vrarë nga bashkëshorti i cili ia ka prerë kokën, në qytetin jug-perëndimor Abadan mbrëmjen e së dielës, më 14 qershor 2020. (Agjencia shtetërore e lajmeve ROKNA – 16 qershor 2020).