Thursday, March 28, 2024

Shumica në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA i Qëndron Përkrah Popullit dhe Rezistencës së Iranit

Shkruar nga Shahriar Kia

17 qershor 2020

Organizata e Komuniteteve Iraniano-Amerikane (OIAC) ka zhvilluar një konferencë virtuale, ku kanë marrë pjesë ligjvënës e personalitete të larta amerikane, për të prezantuar Rezolutën 374 të Dhomës për kundërvënien ndaj kërcënimeve të regjimit iranian, politikën e SHBA, dhe masat e nevojshme që duhen marrë për të mbështetur popullin iranian në përpjekjen e tij për liri. Kjo rezolutë po prezantohet ndërkohë që shoqëria iraniane përballet me kriza të ndryshme, duke përfshirë pandeminë e COVID-19, vështirësitë ekonomike, dhe veçanërisht pas protestave mbarëkombëtare të Iranit në 2019-ën dhe brutalitetit të regjimit që rezultoi në mbi 1500 vdekje. Shoqëria iraniane është bërë më e trazuar, dhe pret vetëm një shkëndijë për të shpërthyer e për ta përmbysur regjimin.

 

Rezoluta 374 gëzon mbështetjen dypartiake të një shumice anëtarësh të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA nga 41 shtete dhe 12 komitete, duke përfshirë Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë, Shërbimeve të Armatosura, Sigurisë së Atdheut, Caktimit të Fondeve, dhe Komitetin e Përzgjedhur për Inteligjencën. H. Res. 374 është sjellë këtë javë në vëmendjen e Mike Pompeo, Sekretarit amerikan të Shtetit, së bashku me emrat e 220 bashkë-sponsorve dhe me një sugjerim politik që administrata e SHBA duhet ta marrë në konsideratë.

Kjo rezolutë është një iniciativë unike dhe e rëndësishme për disa arsye. Për herë të parë, Dhoma e Përfaqësuesve po ofron një zgjidhje për t’iu kundërvënë kërcënimeve nga regjimi iranian, por kjo zgjidhje mbështetet tek populli iranian dhe nuk kërkon trupa ushtarake, apo caktim fondesh nga SHBA apo vende të tjera. Rezistenca Iraniane, veçanërisht NCRI dhe MEK, kanë ecur përpara në përpjekjen për ta rrëzuar këtë regjim, dhe si pasojë janë bërë shënjestra kryesore e terrorizmit të regjimit iranian, përmes të ashtu-quajturve “diplomatë” dhe “qendra diplomatike” të regjimit. Gjithashtu, mbështetësit e MEK në Iran shtypen sistematikisht.

Në një mesazh drejtuar kësaj konference, Znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, tha: “Kjo Rezolutë, e bashkë-sponsorizuar nga një shumicë dypartiake anëtarësh të Kongresit, pasqyron mbështetjen e popullit amerikan për dëshirën e popullit iranian për një Iran të lirë, një republikë të bazuar tek vota e lirë e popullit, ndarja e fesë nga shteti, barazia gjinore, respekti për të drejtat e grupeve etnike, dhe një Iran jo-bërthamor.”

Znj. Rajavi tha se është, “e lumtur që një shumicë ligjvënësish i kanë dënuar veprimtaritë terroriste të regjimit të mullahëve përmes të ashtu-quajturave misione diplomatike e diplomatë terroristë të tij. Rezistenca Iraniane përgëzon thirrjen për t’i mbajtur përgjegjës mullahët dhe për të marrë masa deçizive, të tilla si mbyllja e qendrave të spiunazhit dhe terrorizmit të regjimit në Europë, duke përfshirë në Shqipëri.”

Një nga sponsorët e kësaj rezolute, Kongresisti Tom McClintock (R-CA), tha: “Regjimi e ka vazhduar sjelljen destabilizuese, dhe aktet e terrorizmit nuk do të tolerohen. Rezistenca Iraniane ka qenë shënjestër e terrorizmit iranian. I dënojmë këto akte terrori.”

 

Kongresisti Brad Sherman (D-CA), bashkë-sponsorizues i H. Res. 374, tha në fjalën e tij: “Tani më shumë se kurrë, i qëndrojmë përkrah popullit iranian për një Iran jo-bërthamor, laik e demokratik. Nuk duhet të tolerohet shtypja e dhunshme e protestuesve paqësorë dhe aktet terroriste të Iranit jashtë vendit. Duhet të punojmë fort drejt Iranit të Lirë. Një Iran i begatë e jo-bërthamor.”

Edhe Kongresistja Sheila Jackson Lee (D-TX) ishte një nga folëset në konferencën e sotme. Ajo tha: “Jam këtu për t’ju mbështetur ju, popullin liri-dashës, dhe H.Res.374 që dënon terrorizmin në Iran dhe i thotë popullit që do demokracinë, ne ju qëndrojmë përkrah. Ne jemi kundër regjimit që promovon terrorizmin dhe terrorizon popullin e vet.”

“Në u qëndrojmë përkrah atyre që po protestojnë në mënyrë paqësore. Ne u qëndrojmë përkrah atyre që nuk e mohojnë rëndësinë e lirisë. Ne jemi kundër dhe qëndrojmë kundër promovimit të terrorizmit nga regjimi i Iranit. Ne duam demokraci dhe liri. Ne qëndrojmë përkrah jush,” shtoi ajo.

Kjo rezolutë vjen gjithashtu në kohën kur Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në raportin e tij drejtuar Këshillit të Sigurimit, ka konfirmuar se raketat e përdorura në disa sulme mbi komplekset e naftës dhe mbi një aeroport ndërkombëtar në Arabinë Saudite kanë qenë me “origjinë iraniane.”

Edhe Kongresisti Joe Wilson (R-GA) foli në këtë konferencë të kongresit. Ai tha duke iu drejtuar anëtarëve dhe mbështetësve të Rezistencës Iraniane: “Ju keni sakrifikuar familjen dhe miqtë për lirinë në Iran. Ju jeni frymëzim për ne. Ne ju mbështesim.”

Res. 374, e nënshkruar nga një shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA: 

1- “dënon sulmet iraniane të sponsorizuara nga shteti në të shkuarën dhe në të tashmen kundër qytetarëve dhe zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara, si dhe kundër disidentëve iranianë, duke përfshirë komplotin terrorist të regjimit iranian kundër tubimit ‘Irani i Lirë 2018 – Alternativa’ në Paris.”

2- “u bën thirrje agjencive përkatëse të Shteteve të Bashkuara për të punuar me aleatët europianë, duke përfshirë ata në Ballkan, ku Irani e ka zgjeruar praninë e tij, për ta mbajtur përgjegjës Iranin për shkeljen e privilegjeve diplomatike, dhe për t’u bërë thirrje kombeve që t’i parandalojnë veprimtaritë malinje të misioneve diplomatike të regjimit iranian, me qëllimin për t’i mbyllur ato, duke përfshirë ambasadën iraniane në Shqipëri.”

3- “i qëndron përkrah popullit të Iranit i cili vazhdon të zhvillojë protesta legjitime dhe paqësore kundër një regjimi shtypës e të korruptuar.”

4- “njeh të drejtat e popullit iranian dhe betejën e tij për të themeluar një republikë demokratike, laike dhe jo-bërthamore në Iran.