Friday, September 13, 2024

Kongresi Amerikan do të Nxjerrë një Rezolutë Dypartiake – Plan për një Iran të Lirë

H.Res. 374 (116th Congress), Supporting a Free Iran.

nga CD Media Staff

Më 17 qershor, në një konferencë në Kongres do të prezantohet një rezolutë gjithëpërfshirëse në përgjigje të kërcënimeve nga regjimi i Iranit, që për herë të parë do të ofrojë një zgjidhje të efektshme dhe të vlefshme për një Iran të lirë.

Kjo iniciativë gëzon mbështetjen e një shumice dypartiake të Dhomës së Përfaqësuesve, me anëtarë të rëndësishëm të komiteteve të Punëve të Jashtme, Shërbimeve të Armatosura, Sigurisë së Atdheut, dhe Komitetit të Përzgjedhur për Inteligjencën.

Në këtë event do të flasin disa Anëtarë të Kongresit, shkruan OAIC.org.