Sunday, January 29, 2023

Një Avion Qeshm do të Fluturojë për në Sofia Mbrëmjen e së Enjtes për ta Rikthyer Mansouri-n dhe Dy të Burgosur në Iran

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

A Qeshm Airplane Will Fly to Sofia Thursday Night to Return Mansouri and Two Prisoners to IranKëshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit – Komiteti për Sigurinë dhe Anti-terrorizmin

Urgjente-Gholamreza Mansouri

Prokuroria rumune nuk e ka lejuar Mansouri-n të largohet pas një kallëzimi dhe veprimtarive politike

Është planifikuar që një avion i kompanisë ajrore Qeshm do të mbërrijë në Sofia këtë mbrëmje dhe do të kthehet menjëherë për në Teheran. Fluturimin do ta mbikëqyrë Hassan Qassemi, ish zëvendës CEO i Iran Air. Eshaq Alizadeh, përfaqësuesi i regjimit iranian në Interpol, do të jetë në bord për të marrë të burgosurit.

Fluturimi i mbrëmjes së sotme ka për qëllim t’i marrë e t’i rikthejë Gholamreza Mansouri-n dhe dy të burgosur të rëndomtë në Teheran që të vuajnë dënimin me burg atje.

Për shkak të regjistrimit të një kallëzimi, dhe veprimtarive politike e ndërkombëtare të ndërmarra në Europë e në Shtetet e Bashkuara, prokuroria rumune nuk e ka lejuar ende Gholamreza Mansouri-n të largohet nga Rumania për në Bullgari.

Mohammad Javad Rasouli Mahallati, ambasadori i regjimit iranian në Bullgari, i cili kishte organizuar gjithçka, ka thënë se çdo gjë është koordinuar për ta transferuar Mansouri-n në avion pas mbërritjes së tij në Sofia.

Morteza Abutalebi, ambasadori i regjimit në Rumani, ka raportuar më përpara se Gholamreza Mansouri kishte vizituar ambasadën dhe kishte kërkuar të rikthehej në Iran.

Mahallati dhe Abutalebi i kanë raportuar veç e veç Teheranit se ka dalë një pengesë e re për Ministrinë e Jashtme për shkak të “sabotazhit.” Ambasadat e regjimit janë të zemëruara nga mungesa e bashkëpunimit nga ana e disa zyrtarëve të regjimit në këtë aspekt. Raportohet që disa burime në Ministrinë e Jashtme të regjimit kanë thënë, “Gjithçka po shkonte mirë dhe larg vëmendjes së shtypit. Fluturimi ishte organizuar me shumë vështirësi dhe me koordinim me qeverinë bullgare dhe palët brenda vendit. Problemet me sanksionet dhe furnizimin ishin zgjidhur. Por me ndërhyrjen e shtypit dhe intervistave, gjithçka është prishur, dhe tani kjo çështje po ndiqet nga prokuroritë e Bullgarisë, Rumanisë dhe Gjermanisë. Ata duan ta bindin Mansouri-n duke i ofruar para apo çfarëdo gjëje tjetër që ai të flasë kundër Republikës Islamike.” (Ky dokument është i disponueshëm dhe mund të dorëzohet në gjykatë).

Komiteti i Sigurisë dhe Anti-terrorizmit i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) shpalli të martën, më 16 qershor, në orën 3 pas mesnate, se IRGC po përpiqej ta rikthente Gholamreza Mansouri-n në Teheran të mërkurën duke dërguar një avion privat në kryeqytetin bullgar. Më pas, ambasada e regjimit në Bullgari shpalli me ngurrim 14 orë më vonë në orën 5 pasdite CEST: “Për shkak të problemeve për një numër bashkatdhetarësh në Bullgari në veçanti, dhe në Ballkan në përgjithësi, për shkak të pezullimit të fluturimeve të huaja drejt vendit tonë si rezultat i shpërthimit të koronavirusit dhe pamundësisë së rikthimit të bashkatdhetarëve në vendin tonë, është marrë një leje për një fluturim të jashtëzakonshëm nga Qeshm Air drejt Sofias për të riatdhesuar bashkatdhetarët pas konsultimeve me zyrtarët bullgarë dhe kompanitë ajrore të vendit.” Deklarata shtonte se: “për sa i përket finalizimit të fluturimit të sipër-përmendur nga Teherani në Sofia dhe anasjelltas) është finalizuar,” sjellim në vëmendjen e bashkatdhetarëve tanë të dashur problemet e hyrjes dhe largimit nga Bullgaria, dhe u kërkojmë atyre që të “përgatisin dokumentet e nevojshme dhe të blejnë biletat sa më shpejt të jetë e mundur.” Më pas klasifikonte pesë grupe iranianësh për të cilët hyrja në Bullgari është e lehtësuar. Këtu përfshihen iranianë “që kanë një leje qëndrimi të vlefshme në vendet fqinje dhe në vendet e Schengen dhe në Ballkan.” Gholamreza Mansouri, i cili ka ardhur në Europë me vizë Schengen, duket se mbulohet nga e njëjta klauzolë.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit

Komiteti i Sigurisë dhe Anti-terrorizmit

18 qershor 2020