Mesazhi i z. Kopliku ish-deputeti Socialist dhe Kreu I Shoqatës së Miqësisë Shqiptaro-Muxhahedine për Konferencën Ndërkombëtare Online për Lirinë dhe Demokracinë në Iran

Të shtunën, më 20 qershor 2020, me rastin e fillimit të vitit të 40-të të rezistencës së popullit iranian kundër fashizmit fetar që sundon Iranin, u mbajt një konferencë online që lidhi rreth 2,000 lokacione në mbarë botën.

  1. Namik Kopliku, ish-deputeti Socialist dhe Kreu I Shoqatës së Miqësisë Shqiptaro-Muxhahedine, dërgoi një mesazh solidariteti në këtë konferencë. Në mesazhin e tij, Z. Kopliku tha:

Përshendetje të gjithëve! Jam shumë i nderuar të përshëndes këtë takim entuziast në emër të shoqatës së miqësisë së popullit shqiptar me moxhahedinët me organizatën MEK. Kjo organizatë u krijua në mënyrë të vetëdijshme si shprehje e miqësisë së popullit shqiptar me popullin iranian dhe për popullin shqiptar përfaqësuesit më të denjë janë muxhahedinët janë miqtë tanë të cilët prej katër vitesh i kemi në gjirin tonë. Të dashur vëllezër muxhahedinë jeni absolutisht të mirëpritur në vendin tonë. Ne e dimë shumë mirë se çfarë vuajtjesh i ka shkaktuar regjimi i mullahëve, regjimi mesjetar, regjimi poshtërues për vetë popullin iranian që tashmë është në pushtet në iran po për ne për popullin iranian ka një perspektivë. Kjo perspektivë ekziston brënda në iran, në rininë iraniane, në burrat dhe gratë e iranit, por ato kanë edhe një organizatë të mrekullueshme që është organizata e muxhahidinëve të cilët për momentin janë në shqipëri por jam krejt i sigurtë janë në zemrat e popullit iranian i cili pret që ky regjim mullahësh të përmbyset dhe populli iranian si dhe gjithë bota përparimtare të gëzojë lirinë demokracinë. Unë edhe personalisht kam pasur edhe histori personale në lidhje me vëllezërit e mij muxhahedinë edhe provokime qe vinë nga regjimi i iranit që vinë me të dërguarit e tij të herë pas hershëm ne shqipëri, por as nuk bëhet fjalë, është krejt e qartë se çfarë përfaqësojnë muxhahedinët për popullin iranian, për demokracinë dhe paqen në gjithë rajonin dhe në gjithë botën dhe çfarë përfaqëson një regjim despotik si regjimi i mollahëve në iran. Ne jemi të sigurtë që nën udhëheqjen e Madam Raxhavi kjo organizatë sa vjen edhe më shumë bëhet e mirëpritur në vendin e vet. Populli shqipëtar me vëllezërit muxhahedinë ndjehet në simbiozë, ndjehet në miqësinë, në fqinjësinë më të mirë të mundëshme. Si komunitet ata kanë tregu një vullnet të jashtëzakonshëm, aftësi të jashtëzakonshme, kemi qenë dëshmitarë në ndërtimin e kampit të tyre të mrekullueshëm ku nuk mungon asgjë në jetën që ata kanë organizuar, në jetën sociale, në proçeset shëndetsore, në proçeset sportive, në aktivitetet e tyre ku me dhjetra, me qindra shqipëtarë janë të ftuar dhe të themi të drejtën të befasuar nga mënyra se si e kanë organizuar jetën e tyre, nga shpejtësia, nga bukuria, nga thjeshtësia me të cilën ata ndërtuan qytezën e tyre e cila i ka ngrit akoma më shumë vlerat e këtij komuniteti. Unë do të dëshiroja për të mos u zgjatur më shumë të uroj sukses në këtë konferencë, të uroj më të mirën për popullin iranian që sa më shpejt të çlirohen nga ky regjim mesjetar në të cilin vuajnë dhe sa më shpejt të gëzojnë të mirat e demokracisë e prosperitetit, njëherësh sigurisht urimet më të mira për muxhahidinët për vëllezërit tanë që kemi sot në shqipëri, nesër në teheran, që sa më parë sakrificat e tyre të shpërblehen me mundësinë për ta udhëhequr, për ta drejtuar popullin iranian në misionin e tyre. Ju faleminderit të gjithëve shpresoj të takohemi sa më shpejt qoftë me vëllezërit muxhahedin qëftë me komunitetin që i përkrah vëllezërit e mij muxhahedinë në tiranë, në manzë ku kanë qytezën e tyre po pse jo në teheranin apo iranin demokratik. Ju faleminderit shumë.

Namik Kopliku ish deputetiti socialist

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në 341 Qytete Shkon Mbi 63,200

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI) shpalli mbasditen e sotme, më 30 qershor 2020, se koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 63,200 njerëzve në 341 qytete në mbarë Iranin.

30 qershor 2020

Iran: Coronavirus death toll in 341 cities exceeds 63,200Iran: Numri i vdekjeve nga koronavirusi në 341 qytete shkon mbi 63,200

  • Ministria iraniane e Shëndetësisë: Provincat Khuzestan, Kurdistan, Azerbaixhani Perëndimor dhe Lindor, Hormozgan, Bushehr, Khorasan-e-Razavi dhe Kermanshah janë të kuqe dhe kanë shifrat më të larta të infektimeve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve 
  • Alireza Zali: Teherani po përballet ende me një kurbë në rritje të infektimeve. Në 24 orët e fundit, 527 njerëz janë shtruar në spital 
  • Zëvendës Presidenti i Universitetit të Shkencave Mjekësore në Teheran: Të gjithë shtretërit janë të zënë. Nëse arrijmë në të njëjtat shifra si në mars, nuk do të mundemi ta përballojmë situatën. Në 15 ditët e ardhshme, rastet e infektimeve, shtrimeve në spital, dhe vdekjeve në vend do të shtohen. 
  • Një deputet i parlamentit të regjimit nga Bukan: Në Bukan nuk ka shtretër bosh për pacientët me koronavirus. Po përballemi me shumë mungesa për sa i përket ilaçeve, pajisjeve mjekësore, dhe atyre higjienike. 
  • Universiteti i Mashhad: Sot, numri i pacientëve në Mashhad është në nivelin më të lartë që nga fillimi i shpërthimit të sëmundjes. Numri i shtrimeve në spital që mbulohet nga Universiteti është mbi 600, më i larti që nga fillimi

 

Përkujtimi i Përvjetorit të 20 Qershorit – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës dhe Mbështetësve të Mujahedin-E Khalq (MEK/PMOI) në Mbarë Iranin

Commemoration of June 20 Anniversary - Activities of the Resistance Units and supporters of the Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) across IranTeheran- përkujtimi i 20 qershorit, nga një Njësi Rezistence- 19 qershor 2020

 

“Massoud Rajavi: Më 20 qershor 1981 ngritëm flamurin e rezistencës.”

“Nuk do të pushojmë derisa Irani të çlirohet, poshtë Khamenei.”

“Përpara drejt rebelimit e kryengritjes – një Iran i begatë, me Maryam Rajavi-n.”

Gjatë javës së shkuar, Njësitë e Rezistencës dhe mbështetësit e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) përkujtuan datën 20 qershor 1981, fillimin e Rezistencës së popullit iranian kundër diktaturës fetare në pushtet, dhe ditën e martirëve e të burgosurve politikë.

Këto veprimtari të gjera u zhvilluan pavarësisht masave të forta të sigurisë të marra nga forcat represive të regjimit. Me anë të këtyre veprimeve, ata shpërndanë mesazhin e padiskutueshëm të lirisë, demokracisë, dhe përmbysjes së afërt të regjimit.

Këto veprimtari u zhvilluan në Teheran e shumë qytete të tjera të Iranit, përfshirë Karaj, Semnan, Takestan, Gorgan, Arak, Kermanshah, Dezful, Rasht, Urmia, Sanandaj, Marivan, Andimeshk, Khorramabad, Asaluyeh, Qazvin, Hamedan, Mashhad, Varamin, Talesh, Tabriz, Isfahan, Qom, Izeh, Sarpol-e Zahab, Dehdasht, Shahroud, Kerman, Shahreza, Khorramshahr, Rudsar, Chaharmahal dhe Bakhtiari, Gilan, Dorud, Hashtpar, Bushehr, dhe Behbahan.

Njësitë e Rezistencës dhe mbështetësit e MEK vendosën postera dhe mesazhe të liderëve të rezistencës iraniane, Znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dhe Massoud Rajavi, liderit të Rezistencës Iraniane, mesazhe të cilat theksojnë se protestat dhe kryengritjet janë e vetmja zgjidhje për të fituar lirinë dhe demokracinë në Iran. Gjithashtu ata shpërndanë fletushka, shkruan sllogane, dhe vendosën foto të anëtarëve të MEK të rënë për liri, duke bërë homazhe me rastin e Ditës së Martirëve dhe të Burgosurve Politikë e duke u dhënë jehonë mesazheve për përmbysjen e regjimit. Aktivistët e  MEK vunë gjithashtu kurora lulesh në varret e këtyre martirëve në qytete të ndryshme.

Disa nga slloganet ishin “Maryam Rajavi: 20 qershori është pika e kthesës në rezistencën historike për liri e demokraci dhe kundër diktaturës fetare në Iran,” “Maryam Rajavi: Le të kujtojmë 1,500 viktimat e rëna gjatë kryengritjes së nëntorit 2019,”   “Përkujtojmë 20 qershorin, ditën e martirëve dhe të burgosurve politikë,” “20 qershori shënon ditën e martirëve, rruga juaj vazhdon,” “Zyrat qendrore të Khamenei-t janë burimi i të gjitha sëmundjeve, terrorizmit, torturës, plaçkitjes dhe korrupsionit,” “Ne mundemi dhe duhet ta përmbysim regjimin e velayat-e faqih (diktaturën fetare),” “Poshtë Khamenei dhe Rouhani, Rroftë Ushtria Çlirimtare,” “Lavdi martirëve, kryengritjeve, luftëtarëve të lirisë dhe ushtrisë së lirisë.” “Rroftë kujtimi i martirëve të kryengritjes së nëntorit të shkuar,” “Lavdi atyre që u ngritën kundër diktaturës dhe nuk u dorëzuan,” “Massoud Rajavi: Që nga 20 qershori 1981, e deri më sot, është bërë Rezistencë për lirinë e popullit dhe atdheut tonë,” “Poshtë Khamenei, rroftë Rajavi,” “Demokraci, liri me Maryam Rajavi-n.”

Një Tjetër Aspekt Tronditës i Varfërisë së Popullit Iranian: Jetesa në Tarracat e Ndërtesave

Shkruar nga Shamsi Saadati

Another shocking aspect of Iran people’s poverty: Living on rooftops Teheran, jetesa në tarraca

Pas fenomeneve tronditëse shoqërore në Iran, si të pastrehët që flenë në varreata që jetojnë nën tokë, banorët e lagjeve të varfra, dhe gratë që jetojnë nëpër vrima e kanale, tashmë ka dalë edhe një problem i ri tronditës: njerëzit që jetojnë nëpër tarracat e ndërtesave. Sundimi mizor i regjimit iranian nuk ka sjellë gjë tjetër veçse varfëri, mjerim, shkatërrim e luftë për popullin iranian.

Ky fenomen i dhimbshëm shoqëror, ashtu si të tjerët, është produkt i drejtpërdrejtë i korrupsionit të institucionalizuar të regjimit dhe varfërisë së madhe të popullit. Politikat e gabuara ekonomike të regjimit, së bashku me korrupsionin e institucionalizuar, e kanë rritur koston e marrjes me qira të shtëpive. Ky problem, së bashku me pandeminë e COVID-19 e cila ka bërë që shumë njerëz të humbasin punën, inflacionin e lartë dhe padrejtësinë shoqërore, e ka rritur numrin e njerëzve të margjinalizuar, duke bërë që shumë prej tyre të flenë nëpër tarracat e ndërtesave.

Agjencia shtetërore e lajmeve Tasnim shkroi më 25 qershor: “Sipas statistikave të Ministrisë së Rrugëve dhe Zhvillimit Urban, çmimi mesatar për metër katror i një banese në 22 distriktet e Teheranit është rritur me 2 milion Toman duke shkuar në 19.071 milion Toman [rreth $950].”

 

Raporte të vazhdueshme për protesta në mbarë Iranin

Workers of the Haft Tappeh Sugar Cane Company holding a protest gathering in Shush, southwest IranPunëtorët e Kompanisë së Kallamsheqerit Haft Tappeh duke protestuar në Shush të Iranti jug-perëndimor

Raportim nga PMOI/MEK

Iran, 30 qershor 2020—Trazirat po shtohen në mbarë vendin teksa raportet tregojnë se njerëz nga të gjitha sferat e jetës po zhvillojnë protesta e tubime për të kërkuar atë që u takon me të drejtë.

Një grup punëtorësh të Kompanisë së Kallamsheqerit Haft Tappeh që ndodhet në qytetin Shush në Iranin jug-perëndimor, vazhduan grevën e tyre për të gjashtëmbëdhjetën ditë rresht të martën, më 30 qershor, duke protestuar për faktin që nuk kanë marrë përgjigje për kërkesat e tyre. Ky tubim u mbajt jashtë ndërtesës së guvernatorit të Shush. Protestuesit kërkojnë rrogat dhe pensionet e vonuara, qartësimin e statusit të tyre të punës, finalizimin e statusit të kompanisë, që të lejohen të rikthehen në punë të gjithë kolegët e tyre të përjashtuar, anullimin e planeve për t’ia dorëzuar kompaninë personave të brendshëm të regjimit nën pretekstin e “privatizimit” dhe zgjatjen e afatit të librezave të sigurimit.

Punëtorët e bashkisë në qytetin Bushehr mbajtën një tubim dhe dolën në grevë të hënën për të protestuar mos-marrjen e pagave për katër muajt e fundit dhe mos-marrjen e bonuseve të premtuara të vitit të ri (të cilat duhej të jepeshin më 20 mars në bazë të vitit të ri Novruz të kalendarit iranian).

Iran: Nderohen Tre Aktivistët e Mjedisit që Humbën Jetën Duke Shuar Zjarrin në Paveh

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

Three environmental activists killed while extinguishing the fire in Paveh honoredTre aktivistë të mjedisit kanë humbur jetën në luftë me një zjarr pylli në Iranin perëndimor

 

  • IRGC, ushtria, dhe agjencitë qeveritare i kanë pajisjet për të shuar zjarret që po përhapen kohët e fundit, sidomos në zona me terren të ashpër si Paveh. E megjithatë, regjimi nuk i përdor ato.

Të dielën më 28 qershor, tre aktivistë të mjedisit, Mokhtar Khandani nga Nosud, Yasin Karimi nga fshati Shamshir, dhe Bilal Amini, banor i Paveh, humbën jetën ndërkohë që po përpiqeshin të frenonin flakët në malet e Markhil në Paveh. Disa të tjerë pësuan djegie.

Sipas dëshmitarëve okularë dhe zyrtarëve lokalë, shkaku i katastrofës humanitare është mungesa e mbështetjes nga organet shtetërore dhe ushtarake, të cilat i kanë pajisjet e nevojshme që duhen për shuarjen e zjarrit. Ky zjarr ndodhi në terren të pakalueshëm dhe kërkonte pajisje inxhinierike dhe helikopterë për ta shuar. Në mungesë të makinerive të tilla, njerëzit, sidomos aktivistët e mjedisit, nisën ta shuanin zjarrin me duart e tyre dhe pa pajisjet e nevojshme.

Mbrëmjen e së dielës, një numër i madh njerëzish në qytetin Paveh bënë homazhe për viktimat.

Zjarri në Paveh është një nga dhjetëra zjarret e mëdha që kanë shpërthyer në pjesë të ndryshme të vendit javët e fundit. Pasi e ka shkatërruar mjedisin e vendit, regjimi klerikal nuk ka bërë asgjë për t’i parandaluar këto zjarre, dhe as nuk ka marrë masa të mjaftueshme për t’i shuar ato. Garda Revolucionare dhe ushtria i kanë pajisjet e nevojshme për t’i shuar këto zjarre, por regjimi klerikal refuzon t’i përdorë ato.

Zyrtari i Regjimit Iranian: Një deri në Dy Milion Iranianë do të Vdesin nga COVID-19

Shkruar nga Shahriar Kia

Ndërkohë që numri i vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të rritet me shpejtësi në Iran, zyrtarët e regjimit iranian po detyrohen t’i pranojnë disa dimensione të kësaj krize.

Agjencia shtetërore e lajmeve ISNA citoi të dielën Mohammad Kakavand-in, kryetarin e Rrjetit të Shëndetit dhe Trajtimit në Borujerd, duke thënë: “Llogaritjet tona në terren tregojnë se 20 përqind e popullsisë në Borujerd (në Iranin perëndimor) janë infektuar me COVID-19. Për pak kohë, mbi 50 përqind e popullit iranian do të infektohen me këtë virus. Nga ky numër, tre deri në katër përqind do të vdesin, që do të thotë më shumë se një apo dy milion iranianë.”

Ndërkohë, ‌Behrooz Koleidari, Zëvendës Rektor për Trajtimin në Universitetin e Shkencave Mjekësore në Isfahan, tha të shtunën: “Rreth dy javë më parë kishim 320 pacientë të shtruar në qendra të ndryshme mjekësore. Mëngjesin e sotëm, ky numër ka arritur në 567, dhe nga këta 567 pacientë, rreth 136 janë në terapi intensive. Gjithashtu, 74 nga këta pacientë janë nën frymëmarrje artificiale për të vazhduar së qeni gjallë.”

Zyrtarët e regjimit iranian nisën një fushatë keqinformimi dhe fshehjeje faktesh lidhur me COVID-19 që në ditët e para të kësaj krize. Presidenti i regjimit, Hassan Rouhani, ka qenë në avangardë të kësaj fushate. Tani, numri në rritje i viktimave të koronavirusit e ka detyruar Rouhani-n ta pranojë seriozitetin e krizës. Rouhani tha të dielën: “Kanë kaluar rreth gjashtë muaj që kur filloi kjo sëmundje; nuk ka vaksinë; mund të vazhdojë edhe për tre deri në 12 muaj të tjerë; prandaj duhet të përgatitemi për të ardhmen.”

 

Regjimi i mullahëve nisi ta fshihte realitetin dhe ta zbuste seriozitetin e krizës së COVID-19. Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) shpalli të dielën se numri i vdekjeve nga koronavirusi e ka tejkaluar shifrën 62,000. Rritja e numrit të vdekjeve nga COVID-19 është rezultat i drejtpërdrejtë i politikave mospërfillëse dhe qëllimisht dëmtuese të regjimit iranian. Regjimi e mohoi ekzistencën e virusit për javë të tëra në mënyrë që të kishte një pjesëmarrje më të madhe në zgjedhjet e rreme parlamentare të shkurtit. Zbulimet e MEK dhe presioni ndërkombëtar e detyruan regjimin ta pranonte ekzistencën e virusit. Atëherë, regjimi i mullahëve nisi ta zbuste seriozitetin e krizës. Regjimi deklaroi një karantinim kombëtar por e anulloi shpejt atë dhe i detyroi njerëzit t’i riktheheshin punës. Rritja e numrit të vdekjeve nga COVID-19 është rezultat i drejtpërdrejtë i planeve të regjimit për të rifilluar veprimtaritë ekonomike dhe shoqërore edhe pse kishte rritje në numrin e rasteve.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha lidhur me këtë çështje se: “Tendenca në rritje e koronavirusit në mbarë vendin është rezultat i drejtpërdrejtë i politikave kriminale dhe çnjerëzore të regjimit klerikal. Khamenei dhe Rouhani janë të parët zyrtarë përgjegjës për humbjen e jetës së bashkatdhetarëve tanë në një shkallë kaq të lartë.”

Znj. Rajavi përsëriti gjithashtu se: “Në vend që ta ndihmonin popullin e Iranit, dhe t’i mbyllnin përkohësisht bizneset jo të domosdoshme, mullahët i dërguan në punë punëtorët, e megjithatë pretendojnë se njerëzit kanë zbatuar më pak se 9 përqind të të gjitha protokolleve të higjienës.”

Tani, teksa numri i vdekjeve nga koronavirusi vazhdon të rritet në Iran, komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë menjëherë dhe ta ndihmojë në mënyrë të pavarur popullin iranian. Sepse, siç ka thënë Znj. Rajavi, “Regjimi çnjerëzor i mullahëve është përgjegjës për valën e re të shpërthimit të sëmundjes dhe rritjen e numrit të viktimave në Iran. Mullahët nuk mendojnë për gjë tjetër përveçse si të vazhdojnë të plaçkisin e ta ruajnë pushtetin e tyre të turpshëm.”

 

Iran: Përditësim Lidhur me Koronavirusin, Mbi 62,600 Vdekje, 29 Qershor 2020

NUMRI I VIKTIMAVE (DERI MË 29 qershor 2020)

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI) shpalli mbasditen e sotme, më 29 qershor 2020, se koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 62,600 njerëzve në 341 qytete në mbarë Iranin. Numri i vdekjeve sipas provincave të ndryshme është: 4785 në Khuzestan, 3790 në Khorasan Razavi, 3180 në Gilan, 2295 në Lorestan, 1990 në Alborz, 1415 në Hamedan, 780 në Kerman, 585 në Bushehr, 559 në Zanjan, 540 në Gazvin, 175 në Khorasan Jugor. Kjo është përveç raporteve të marra nga provincat e tjera.

Mesazhi i zonjës Pampuri Anëtar i Parlamentit shqiptar për Konferencën Ndërkombëtare Online për Lirinë dhe Demokracinë në Iran

Të shtunën, më 20 qershor 2020, me rastin e fillimit të vitit të 40-të të rezistencës së popullit iranian kundër fashizmit fetar që sundon Iranin, u mbajt një konferencë online që lidhi rreth 2,000 lokacione në mbarë botën.

Zonja Orjola Pampuri, anëtare e parlamentit nga Partia Demokratike e Shqipërisë, dërgoi një mesazh solidariteti në këtë konferencë. Në mesazhin e saj, zonja Pampuri tha:

Jam shumë e lumtur që kam rastin të flas edhe një herë me ju në këtë mbledhje, por sot dua t’u drejtohem njerëzve të Iranit dhe t’u them atyre që ne e dimë se sa vuani ju nën sundimin e këtij regjimi. Ne e dimë që ju nuk keni liri. Ne e dimë që ju nuk besoni në zgjedhjet e rreme në Iran. Ne e dimë që ndërsa drejtuesit e këtij regjimi të korruptuar kanë ndërtuar një jetë të jashtëzakonshme aristokratike për veten e tyre, shumica prej jush janë nën kufirin e varfërisë. Kemi dëgjuar se në disa provinca nuk keni as ujë të pijshëm. Ne e dimë që gratë tuaja janë dyfish të shtypura. Ne e dimë që fëmijët tuaj në vend që të studiojnë, të luajnë dhe të jetojnë një jetë të lulëzuar në një vend të pasur me naftë, por ata po jetojnë në varfëri dhe punojnë në rrugë. Ne e dimë që keni dalë duke protestuar në rrugë në nëntor 2019 për të kundërshtuar trefishimin e çmimit të benzinës, por ky regjim kriminal vrau 1.500 prej jush në vetëm disa ditë. Ne e dimë se deri më tani mbi 50,000 njerëz kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit, por regjimi po përpiqet ta fshehë atë. Ne e dimë se në situatën e shpërthimit të koronavirusit, ku njerëzit në të gjitha vendet janë në karantinë, fëmijët tuaj duhet të kërkojnë ushqim në kazanët e mbeturinave. Ne kemi dëgjuar të bërtisni çdo ditë me zemër të dhimbshme se nuk e dëshironi këtë regjim, por ata që duan të ruajnë pushtetin pretendojnë se nuk dëgjojnë asgjë dhe janë të shurdhër. Por duhet ta dini që ne jemi me ju në Shqipëri. Ne mbështesim Moxhahedinët dhe qëllimin e tyre për të vendosur lirinë dhe demokracinë në Iran. Ne shohim që Moxhahedinët i kanë kushtuar jetën e tyre për liri, dhe me udhëheqës të tillë jemi të sigurt se liria dhe demokracia do të kthehen shpejt në vendin tuaj. Dita që Irani të çlirohet, dhe Marjam Raxhavi të kthehet në Iran, të gjithë do të jemi të lumtur sepse dhimbja juaj sot është dhimbja jonë dhe fitorja juaj do të jetë fitorja jonë.

Message of Mrs Orjola Pampuri Member of the Albanian COnference

Regjimi iranian jep dënime me vdekje e burgim për të parandaluar një kryengritje të re

Political prisoners are facing imminent execution in IranTë burgosurit politikë janë në rrezik ekzekutimi në Iran

Raportim nga PMOI/MEK

Iran, 28 qershor 2020—Regjimi i mullahëve që sundon Iranin, nga frika e shndërrimit të protestave të vazhdueshme në një kryengritje të re mbarëkombëtare të ngjashme me atë të nëntorit 2019 dhe janarit 2020, po përdor dënimet me vdekje dhe burgim të gjatë, duke arrestuar të rinj në masë dhe duke krijuar një atmosferë frike e shtypjeje. Gjithashtu, zyrtarët e regjimit janë thellësisht të shqetësuar për shtimin e veprimtarive të anëtarëve të “Njësive të Rezistencës,” një rrjet i gjerë brenda vendit që është i lidhur me opozitën iraniane Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

Të premten, më 26 qershor, Mohammad Reza Habibi, kryegjyqtar i regjimit në qytetin Isfahan, shprehu shqetësim të madh për mundësinë e një kryengritjeje të re në horizont. “Operativët [e MEK] duhet ta kuptojnë që, nëse do të ketë ndonjë shkelje, pa dyshim që ne do të ndërmarrim aksion të rreptë kundër operativëve e rebelëve të tillë siç kemi bërë në 2009-ën, dhjetor 2017 / janar 2018, dhe nëntor 2019,” tha Habibi gjatë një seance lutjesh masive të së premtes, sipas agjencisë së lajmeve Fars, e cila është e lidhur me Gardën Revolucionare (IRGC) të regjimit. “Sot kemi 8,000 raste nga ngjarjet e sipërpërmendura që janë finalizuar dhe është vërtetuar që të akuzuarit janë fajtorë për mofsed-e-filarz (korrupsion mbi tokë),” shtoi ai. Regjimi i mullahëve njihet për ekzekutimin e njerëzve të akuzuar për mofsed-e-filarz.

Nasreddin Salehi, prokuror publik në qytetet Shahinshahr dhe Meymeh, gjithashtu në provincën Isfahan, në Iranin qendror, tha të shtunën se dënimet me vdekje dhe  burgim që janë dhënë për të akuzuarit për “vjedhje të armatosur” dhe liderët e rrjeteve të përfshira në kryengritjen e nëntorit 2019 do të ekzekutohen. Këto masa janë “kryer me planifikim të hollësishëm paraprak dhe kanë shkatërruar pronat publike. Këto vendime kanë dalë dhe do të ekzekutohen sapo të miratohen zyrtarisht nga gjykata,” tha ai, sipas agjencisë gjysëm-zyrtare të lajmeve ISNA. “Publikimi i qëllimshëm i gënjeshtrave, trazimi i mendjeve të publikut të përgjithshëm [me anë të internetit] ose me telefonat celularë, apo ripublikimi i qëllimshëm i këtyre gënjeshtrave do të ndëshkohet me 91 ditë deri në dy vite prapa hekurave, penalizim financiar ose të dyja,” vazhdoi Salehi.

Përpara publikimit të këtyre komenteve, të burgosurit politikë Amir Hossein Moradi, 26 vjeç, Saied Tamjidi, 28 vjeç, dhe Mohammad Rajabi, 26 vjeç, janë arrestuar, torturuar në mënyrë të tmerrshme dhe tani janë dënuar me vdekje për pjesëmarrjen e tyre në kryengritjen e nëntorit 2019. Ekzekutimi i tyre është shumë i afërt, sipas aktivistëve dhe organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.