Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)
Tre aktivistë të mjedisit kanë humbur jetën në luftë me një zjarr pylli në Iranin perëndimor
- IRGC, ushtria, dhe agjencitë qeveritare i kanë pajisjet për të shuar zjarret që po përhapen kohët e fundit, sidomos në zona me terren të ashpër si Paveh. E megjithatë, regjimi nuk i përdor ato.
Të dielën më 28 qershor, tre aktivistë të mjedisit, Mokhtar Khandani nga Nosud, Yasin Karimi nga fshati Shamshir, dhe Bilal Amini, banor i Paveh, humbën jetën ndërkohë që po përpiqeshin të frenonin flakët në malet e Markhil në Paveh. Disa të tjerë pësuan djegie.
Sipas dëshmitarëve okularë dhe zyrtarëve lokalë, shkaku i katastrofës humanitare është mungesa e mbështetjes nga organet shtetërore dhe ushtarake, të cilat i kanë pajisjet e nevojshme që duhen për shuarjen e zjarrit. Ky zjarr ndodhi në terren të pakalueshëm dhe kërkonte pajisje inxhinierike dhe helikopterë për ta shuar. Në mungesë të makinerive të tilla, njerëzit, sidomos aktivistët e mjedisit, nisën ta shuanin zjarrin me duart e tyre dhe pa pajisjet e nevojshme.
Mbrëmjen e së dielës, një numër i madh njerëzish në qytetin Paveh bënë homazhe për viktimat.
Zjarri në Paveh është një nga dhjetëra zjarret e mëdha që kanë shpërthyer në pjesë të ndryshme të vendit javët e fundit. Pasi e ka shkatërruar mjedisin e vendit, regjimi klerikal nuk ka bërë asgjë për t’i parandaluar këto zjarre, dhe as nuk ka marrë masa të mjaftueshme për t’i shuar ato. Garda Revolucionare dhe ushtria i kanë pajisjet e nevojshme për t’i shuar këto zjarre, por regjimi klerikal refuzon t’i përdorë ato.