Friday, March 29, 2024

Raporte të vazhdueshme për protesta në mbarë Iranin

Workers of the Haft Tappeh Sugar Cane Company holding a protest gathering in Shush, southwest IranPunëtorët e Kompanisë së Kallamsheqerit Haft Tappeh duke protestuar në Shush të Iranti jug-perëndimor

Raportim nga PMOI/MEK

Iran, 30 qershor 2020—Trazirat po shtohen në mbarë vendin teksa raportet tregojnë se njerëz nga të gjitha sferat e jetës po zhvillojnë protesta e tubime për të kërkuar atë që u takon me të drejtë.

Një grup punëtorësh të Kompanisë së Kallamsheqerit Haft Tappeh që ndodhet në qytetin Shush në Iranin jug-perëndimor, vazhduan grevën e tyre për të gjashtëmbëdhjetën ditë rresht të martën, më 30 qershor, duke protestuar për faktin që nuk kanë marrë përgjigje për kërkesat e tyre. Ky tubim u mbajt jashtë ndërtesës së guvernatorit të Shush. Protestuesit kërkojnë rrogat dhe pensionet e vonuara, qartësimin e statusit të tyre të punës, finalizimin e statusit të kompanisë, që të lejohen të rikthehen në punë të gjithë kolegët e tyre të përjashtuar, anullimin e planeve për t’ia dorëzuar kompaninë personave të brendshëm të regjimit nën pretekstin e “privatizimit” dhe zgjatjen e afatit të librezave të sigurimit.

Punëtorët e bashkisë në qytetin Bushehr mbajtën një tubim dhe dolën në grevë të hënën për të protestuar mos-marrjen e pagave për katër muajt e fundit dhe mos-marrjen e bonuseve të premtuara të vitit të ri (të cilat duhej të jepeshin më 20 mars në bazë të vitit të ri Novruz të kalendarit iranian).