Infermierët Protestojnë në Mbarë Iranin Kundër Keqtrajtimit nga Regjimi në Mesin e Pandemisë së COVID-19

Nurses Protest Across Iran Against Mistreatment by the Regime amid COVID-19 Pandemic Infermierët në provincat Mashhad(në të djathtë) dhe Gilan(në të majtë) kanë organizuar tubime proteste kundër presionit ekstrem, kushteve të tmerrshme të jetesës, dhe rrogave të vonuara

Irani është ndoshta i vetmi vend në botë ku, gjatë pandemisë së COVID-19, profesionistët mjekësorë të cilët janë në vijën e parë të luftës kundër virusit, keqtrajtohen nga regjimi. Regjimi bën vonesa në pagesën e rrogave të infermierëve iranianë dhe nuk ua ka përmirësuar kushtet e punës. Raportet nga Irani tregojnë se ka patur protesta të ndryshme nga infermierët në mbarë Iranin kundër keqtrajtimeve nga ana e regjimit. Por në vend që t’u përgjigjet kërkesave të tyre, forcat e sigurisë të regjimit përgjigjen me mizori e shtypje.

Maryam Rajavi, the President-elect of the National Council of Resistance of Iran (NCRI), hailed the protesting nurses who were attacked with batons and tasers in Mashhad.Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), nderon të gjithë mjekët, infermierët dhe anëtarët e tjerë të personelit mjekësor të cilët rrezikojnë jetën.

 

Samiti Global për Lirinë e Iranit më 17 Korrik: Frika e Regjimit Iranian se do të  Përmbyset nga Populli dhe Njësitë e Rezistencës të MEK

Shkruar nga Shahriar Kia

4 korrik 2020

Free Iran Global Summit on July 17: Iranian Regime's Fear of Overthrow by the People and the MEK Resistance Units Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

Në situatën aktuale, diktatura fetare në Iran ka frikë nga kryengritja e madhe e nëntorit 2019 dhe nga skenari tmerrues i një përshkallëzimi të kryengritjes së ardhshme. Gjithashtu, të rinjtë e rebeluar dhe Njësitë e Rezistencës e kanë tmerruar regjimin e mullahëve me fushatat e tyre të vazhdueshme.

Rezistenca Iraniane i ka tronditur gjithashtu mullahët duke ekspozuar përmasat e vërteta të tragjedisë së koronavirusit në Iran dhe duke zbardhur veprimet e fshehta të liderëve të regjimit në rritjen e numrit të viktimave.

Fakti është që kryengritjet e nëntorit 2019 dhe janarit 2020 vërtetuan strategjinë e Njësive të Rezistencës në shumë qytete të Iranit. Mullahët i portretizojnë vazhdimisht Rezistencën Iraniane dhe Muxhahedinët e Popullit (Mujahedin-e Khalq, PMOI ose MEK) në Ashraf 3 të Shqipërisë si forca kryesore për ndryshim regjimi në Iran.

Fashizmi fetar në Iran, tashmë i rrethuar nga kriza të brendshme e të jashtme dhe i gjendur në fazën e fundit të jetës së tij të turpshme, po përpiqet dëshpërimisht të mbijetojë duke e demonizuar e duke komplotuar për terrorizëm kundër alternativës së tij demokratike – MEK dhe NCRI.

Në këtë situatë, Rezistenca Iraniane do t’i dërgojë një mesazh botës mbarë përmes Samitit Global për Lirinë e Iranit më 17 korrik 2020, mesazhin se përmbysja e bankierit qendror të terrorizmit dhe luftënxitjes do të ndodhë. Ky samit është në solidaritet me protestat e popullit iranian dhe mbështet Njësitë e Rezistencës brenda vendit.

Në Samitin Global për Lirinë e Iranit, ne përkujtojmë titujt krenarë të popullit dhe Rezistencës Iraniane, si dhe kryengritjen historike të 21 korrikut 1952, dhe përvjetorin e themelimit të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) në vitin 1981. Gjithashtu, me rastin e përvjetorit të masakrës së 1988-ës ndaj të burgosurve politikë, përkujtojmë 30,000 martirët, dhe këmbëngulim që autorët e asaj masakre të përballen me drejtësinë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

Si udhëheqës i Rezistencës Iraniane, Z. Massoud Rajavi ka thënë: Khamenei dhe Rouhani kanë ndërmarrë një strategji që shkakton numër të madh viktimash njerëzore, duke i dërguar njerëzit në fushat e minuara të Koronavirusit për ta mbrojtur regjimin nga rreziku i rebelimit dhe përmbysjes, i gjendur përballë sanksioneve. Kjo është vazhdimësia e po asaj lufte anti-patriotike dhe e masakrës së të burgosurve në kushtet e sotme. Nëse për regjimin e Velayat-e-Faqih, çdo vdekje është një mundësi dhe një bekim, ne duhet ta shndërrojmë në një potencial për përmbysjen e regjimit me njëqind herë më shumë revoltë e betejë. Mundësitë për tiraninë fetare dhe regjimin anti-njerëzor kanë mbaruar. Çlirimtarët po fitojnë.

Dhe siç tha Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e NCRI, në një konferencë ndërkombëtare më 20 qershor:

Përmbysja e regjimit klerikal mbetet kërkesa e palëkundur e popullit iranian. Kryengritjet në nëntor 2019 dhe janar 2020 përfaqësuan angazhimin e zjarrtë të popullit për ta implementuar atë.

Me protestat dhe grevat e tij, dhe me veprimtaritë e operacionet e Njësive të Rezistencës, populli iranian i afrohet çdo ditë e më shumë përmbysjes së regjimit.

Është realizimi i këtij objektivi arsyeja pse të burgosurit politikë vazhdojnë të  durojnë në burgjet e Iranit dhe të qëndrojnë të palëkundur përballë ithtarëve të Khamenei-t.

I takon komunitetit ndërkombëtar ta dëgjojë këtë mesazh:

E kemi thënë e përsëritur gjithmonë se ky regjim nuk duhet të lejohet të posedojë as edhe një plumb të vetëm; nuk duhet të fitojë as edhe një dollar të vetëm nga nafta, dhe nuk duhet të shpenzojë as edhe një dollar të vetëm nga të ardhurat që i përkasin popullit iranian.

Gjithashtu, Rezistenca Iraniane e ka theksuar që shumë kohë më parë se kërkon rikthimin e gjashtë rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër regjimit.

Ne theksojmë që sanksionet ndërkombëtare duhet të përfshijnë çdo formë të tregtisë së armëve me regjimin.

Komuniteti botëror duhet ta njohë të drejtën e rinisë së rebeluar, Njësive të Rezistencës, dhe popullit iranian për të rezistuar kundër tiranisë fetare.

Liderët e regjimit duhet të përballen me drejtësinë në gjykatat ndërkombëtare për vrasjen e 120,000 fëmijëve të popullit iranian, përfshirë masakrën e 1988-ës ndaj 30,000 të burgosurve politikë, dhe vrasjen e mbi 1,500 protestuesve iranianë në nëntor 2019.

Për sa kohë që ky regjim të jetë në pushtet, situata e popullit iranian nuk do të përmirësohet. Siç ka thënë Znj. Rajavi: “Katër dekada plaçkitjeje e shpërdorimi të pasurisë së popullit iranian për programet anti-patriotike bërthamore e raketore, si dhe për terrorizëm e luftënxitje, e kanë shkatërruar infrastrukturën e vendit. Pavarësisht pranisë së mjekëve e infermierëve më të aftë, regjimi e ka lënë popullin tonë të pambrojtur në luftën kundër virusit. E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund varfërisë, korrupsionit, papunësisë, dhe sëmundjes është përmbysja e regjimit klerikal dhe themelimi i demokracisë dhe sovranitetit popullor.”

Iran: Përditësim Lidhur me Koronavirusin, Mbi 65,200 Vdekje, 4 Korrik 2020

Iran: Coronavirus Update, Over 65,200 Deaths, July 4, 2020, 6:00 PM CESTIran: Përditësim Lidhur me Koronavirusin, Mbi 65,200 Vdekje, 4 Korrik 2020

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI) shpalli mbasditen e sotme, më 4 korrik 2020, se Koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 65,200 njerëzve në 342 qytete të Iranit.

Televizioni i Regjimit: Situata ka kaluar gjendjen alarmante

  • Ministria e Shëndetësisë e regjimit: 18 provinca janë të kuqe ose në gjendje alarmi
  • Masoud Mardani, anëtar i Taskforcës Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit (NCCT): Deri tani, 18 milion iranianë, ose rreth 20 përqind e popullsisë së vendit, janë infektuar me sëmundjen
  • Infektimet me koronavirus në Larestan, Khonj, dhe Evaz janë përshpejtuar; në Larestan, godinave të koronavirusit u është shtuar edhe njësia e fëmijëve
  • Nisur nga shtimi i infektimeve në Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad, njerëzit në këtë provincë i presin ditë të vështira
  • Universiteti i Shkencave Mjekësore në Zanjan: 85% e banorëve të provincës janë të prekshëm nga infektimi me koronavirus. Vazhdimësia e këtij procesi është alarmuese për provincën


Terroristi që tentoi të hidhte në erë tubimin Liri për Iranin të MEK, në burg për të tretin vit

Assadollah Assadi, a Vienna-based Iranian diplomat, was arrested on July 1, 2018, by German police for a bomb plot against an annual rally of the National Council of Resistance of Iran (NCRI) in 2018 in Paris.Assadollah Assadi, një diplomat iranian me bazë në Vienë, është arrestuar më 1 korrik 2018 nga policia gjermane për një komplot me bombë kundër një tubimi të përvitshëm të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) në 2018-ën në Paris.

 

Burgimi i Assadi-t ka hyrë në vitin e tretë,” u ankua të mërkurën gazeta shtetërore iraniane Keyhan, duke iu referuar diplomatit terrorist të regjimit, Assadollah Assadi, i cili është arrestuar në Gjermani më 30 qershor 2018, i kapur në mes të një komploti me bombë kundër tubimit të përvitshëm Liri për Iranin, të zhvilluar nga mbështetësit e opozitës iraniane, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

Keyhan, e cila njihet si zëdhënëse e Liderit Suprem të regjimit Ali Khamenei,  ka cituar Ali Majedi, ish-ambasadorin e regjimit në Gjermani, i cili pati thënë në 2019-ën: “Europianët bashkëpunojnë me ne por nuk na besojnë. Shikoni çfarë ka ndodhur midis Iranit dhe Bashkimit Europian kohët e fundit. Këto ngjarje e kanë thyer besimin e europianëve tek Irani. Me dy apo tre gabime, besimi që po krijohej është shkatërruar. Atyre që besojnë se interesat kombëtare të vendit mund të sigurohen duke kryer disa operacione në mënyrë arbitrare duhet t’u thuhet qartë që perceptimi i tyre është i gabuar dhe se veprimet e tyre nuk do ta rrisin fuqinë e Iranit, por do të bëjnë të kundërtën.”

Majedi shtoi gjithashtu se: “Europianët kanë siguruar dokumente për pretendimet e tyre të cilat ne nuk mund t’i mohojmë lehtë.” Kështu, Majedi e ka pohuar rolin e drejtpërdrejtë të regjimit të mullahëve në aktet terroriste në Europë.

Assadollah Assadi ishte kreu i inteligjencës së Iranit në ambasadën iraniane në Vienë të Austrisë, nga ku mbikëqyrte të gjitha misionet e inteligjencës të regjimit iranian në Europë, sidomos aktet e spiunazhit dhe terrorizmit kundër anëtarëve dhe mbështetësve të MEK.

Assadi gjendet nën akuzën e terrorizmit në Belgjikë për përdorimin e një çifti iranian në këtë vend të cilëve u ka dhënë 500 gramë eksplozivë TATP për të realizuar komplotin me bombë që u parandalua.

 

 

Samiti Global për Lirinë e Iranit

Më 17 korrik, NCRI do të zhvillojë tubimin e saj të përvitshëm në mbështetje të ndryshimit të regjimit dhe qeverisjes demokratike. Zakonisht në këtë event, dhjetëra mijëra emigrantë iranianë dhe mbështetësit e tyre të njohur janë grumbulluar pranë Parisit, në Francë. Por duke marrë shkas nga pandemia e koronavirusit, “Samiti Global për Lirinë e Iranit” këtë vit do të konsistojë në një rrjet grumbullimesh lokale, kryesisht në kryeqytetet perëndimore, të lidhura përmes një transmetimi online.

Pjesëmarrja masive, sidomos nga ana e qytetarëve iranianë të cilët e aksesojnë këtë transmetim në kundërshtim me ligjet e censurës, duhet ta bëjë të qartë faktin që propagandës së regjimit klerikal, si dhe vetë regjimit, po i vjen fundi.

 

Njësitë e Rezistencës të MEK, Shtylla Kurrizore e Alternativës së Vlefshme ndaj Regjimit Iranian

MEK’s Resistance Units, Backbone of the Viable Alternative to Iran’s RegimeTubimi i Madh për Lirinë e Iranit në Paris, korrik 2017 – foto fajli

Për një kohë tepër të gjatë, ligjvënësit perëndimorë kanë patur tendencën të supozojnë që regjimi aktual i Iranit është i fiksuar në vend, me shumë pak perspektivë për t’u përmbysur nga populli i vet. Por kjo ide është mbështetur nga vetë propaganda e regjimit iranian. Me anë të mediave të tij shtetërore dhe gazetarëve miqësorë me prezencë ndërkombëtare, Teherani e ka përhapur rregullisht mesazhin se nuk ka alternativë të vlefshme ndaj diktaturës teokratike, dhe se grupet opozitare ekzistuese ose janë pa mbështetje brenda vendit, ose shkojnë kundër interesave perëndimore.

Kjo propagandë nisi të rrëzohej nga fundi i 2017-ës. Në atë kohë regjimi e gjeti veten në mesin e një kryengritjeje mbarëkombëtare, ku iranianë nga sfonde të larmishme etnike e socio-ekonomike iu bashkuan thirrjeve të hapura për ndryshim regjimi. Ajo kryengritje zgjati për një pjesë të madhe të Janarit 2018 dhe i dha shkëndijën asaj që Presidentja e zgjedhur e NCRI-së Maryam Rajavi e ka quajtur “një vit plot kryengritje.” Kjo lëvizje mbarëkombëtare u shty në prapaskenë pas vdekjes së disa dhjetëra protestuesve paqësorë, por mbeti e varrosur vetëm deri në shpërthimin e protestave mbarëkombëtare të nëntorit 2019.

Kjo kryengritje e rigjallëruar rezultoi edhe më e përhapur sesa pararendësja e saj. Ndërkohë që në rastin e parë, protestat u zhvilluan në rreth 150 vende, ky numër arriti në rreth 200 qytete në 2019-ën. Fakti që slloganet e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI-MEK) si “vdekje diktatorit” u përqafuan edhe më gjerë nga publiku shkaktoi panik në radhët e regjimit klerikal. Autoritetet represive si Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike u përgjigjën shpejt me plumba, dhe pas vetëm pak ditësh, 1,500 protestues kishin vdekur.

Mijëra të tjerë u arrestuan, duke shënuar kështu fillimin e një vale të re shtypjeje ndaj disidentëve në Iran. Këto kryengritje ushqyen ankthin e mullahëve lidhur me një Rezistencë të organizuar, dhe me njësitë e rezistencës të MEK, rritja e vazhdueshme të cilave e ka sfiduar qartë propagandën më thelbësore e më jetëgjatë të regjimit. Në fillim të 2018-ës, ndërkohë që kryengritja e parë vazhdonte ende, Lideri Suprem i regjimit Ali Khamenei paralajmëroi publikisht për rolin e luajtur nga MEK. Dhe që atëherë kanë dalë shumë paralajmërime të tjera të tilla.

Ndërkohë, vetë MEK ka ruajtur një rrjet të gjerë brenda Iranit, i cili fitoi rëndësi ndërkombëtare në vitin 2003 kur qe i pari që ekspozoi aspekte kyçe të programit klandestin bërthamor të Iranit. MEK ka vazhduar gjithashtu të shpërndajë informacione rreth krimeve dhe politikave shkatërrimtare të regjimit tek popullsia iraniane e cila është shpesh e etur për akses në media të pavarura e të huaja për shkak të censurës famëkeqe të regjimit.

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në 342 Qytete Shkon mbi 64,800

 

Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) shpalli të premten, më 3 korrik 2020, se numri i vdekjeve nga koronavirusi në 342 qytete të Iranit është mbi 64,800. Numri i viktimave në Khuzestan është 4,950, Khorasan Razavi 4,170, Gilan 3,205, Lorestan 2,385, Sistan dhe Baluchestan 2,080, Alborz 2,030, Azerbaixhani Perëndimor 1,795, Kermanshah 1,655, Fars 1,380, Kurdistan 1,320, Yazd 820, Khorasan Verior 810, Provinca Qendrore 660, Zanjan 580, dhe Khorasan Jugor 190.

Sipas Rrjetit shtetëror të Lajmeve, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë të regjimit tha sot se numri i vdekjeve nga Koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit ishte 154, ndërsa numri i infektimeve 2,566, nga të cilët 1,483, d.m.th. 58%, janë shtruar në spital. Ajo tha gjithashtu se 3,123 pacientë janë në terapi intensive, që është numri më i lartë në muajt e fundit. Ajo e përshkroi situatën në provincat Khuzestan, Khorasan Razavi, Kurdistan, Kermanshah, Hormozgan, Bushehr dhe Ilam si të kuqe, ndërsa situatën e provincave Teheran, Fars, Hamadan, Sistan dhe Baluchestan, dhe Alborz si alarmante.

Zëvendës Ministri i Shëndetësisë i regjimit u citua sot nga agjencia shtetërore e lajmeve Tasnim duke thënë se: “Nuk ka situatë të qëndrueshme epidemike në asnjë provincë të vendit… Nëse dështojmë në vënien nën kontroll të virusit në këtë periudhë, do të përballemi me kriza edhe më serioze gjatë dimrave të ftohtë.”

Rëndësia e Samitit Virtual për Lirinë e Iranit 2020

Maryam Rajavi, President-elect of the Iranian Resistance at the Free Iran Gathering at Ashraf 3- July 13, 2019Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, në Tubimin për Lirinë e Iranit në Ashraf 3- 13 korrik 2019

Çdo vit opozita iraniane zhvillon tubimin e përvitshëm “Liri për Iranin”, ku dhjetëra mijëra iranianë dhe mbështetës të rezistencës nga e gjithë bota marrin pjesë për të shprehur dëshirën e tyre për një Iran të lirë e demokratik.

Gjithashtu, çdo vit, qindra politikanë të shquar, personalitete, aktivistë të të drejtave njerëzore, udhëheqës fetarë, parlamentarë, kryebashkiakë, dhe qytetarë nga i gjithë globi i bashkohen këtij eventi për të shprehur mendimet e tyre lidhur me situatën në Iran.

Në qershor 2019, “eventi Liri për Iranin 2019”, i cili është mbajtur tradicionalisht në Paris nga 2004 në 2018-ën, u organizua për herë të parë në Ashraf 3 të Shqipërisë, ku banojnë mbi 3,000 anëtarë të lëvizjes kryesore opozitare iraniane, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

“Përveç dizajnit, peizazhit dhe arkitekturës mahnitëse, Ashraf 3 i ka dhënë kuptim një toke që më parë ishte e shkretë. Lindja e tij, si kryeqyteti i shpresës, simbolizon fillimin e ri të një Irani të ri, të lirë e të qytetëruar i cili mund të rindërtohet dhe të fitojë energji të reja nga duart e afta të vetë popullit iranian,” shkruante Washington Times më 24 korrik 2019.

Vitin e shkuar, Ashraf 3 mirëpriti qindra personalitete ndërkombëtare nga 47 kombe, të cilët erdhën për të mbështetur Planin me Dhjetë Pika të Znj. Maryam Rajavi, presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI). Ata vizituan gjithashtu një ekspozitë gjigande në Ashraf 3, e cila bënte homazh historik për qindra mijëra heronjtë e rënë për kauzën e lirisë dhe demokracisë në Iran dhe tregonte historinë jashtëzakonisht prekëse të MEK, por njëkohësisht tregonte edhe vendosmërinë e popullit iranian për ta fituar demokracinë me çdo kusht.

Political dignitaries and elected representatives from 47 countries, at the Iranian Resistance’s annual gathering at Ashraf 3 – July 12, 2019Personalitete politike dhe përfaqësues të zgjedhur nga 47 vende, në tubimin e përvitshëm të Rezistencës Iraniane në Ashraf 3 – 12 korrik 2019

 

Disa nga folësit e eventit të vitit të shkuar në Ashraf 3 ishin personalitete të spikatura si Joseph Lieberman, ish-senator dhe kandidati demokratik për zëvendës-president në vitin 2000, Rudolph W. Giuliani, ish-Kryebashkiak i New York City, dhe këshilltar ligjor i Presidentit Donald Trump; Louis Freeh, ish-Drejtor i FBI-së; John Baird, Ministri i 10-të i Punëve të Jashtme në Kanada; Baronesha Verma, ish-Ministre Britanike për Energjinë & Ndryshimin e Klimës, dhe Ministre për Zhvillimin Ndërkombëtar; Bernard Kouchner, ish Ministër i Jashtëm i Francës, dhe bashkë-themelues i Doctors Without Borders (Mjekët Pa Kufij); Michèle Alliot-Marie, ish Ministre e Jashtme, e Mbrojtjes dhe e Brendshme e Francës; Sali Berisha, ish president dhe kryeministër i Shqipërisë; dhe Pandeli Majko, Ministër i Shtetit për Diasporën, ish-kryeministër i Shqipërisë.

“Kjo nuk është një dilemë për përmbysjen e një diktatori kur nuk e dimë nëse në vend të tij do të vijë një udhëheqës edhe më i tmerrshëm,” tha Rudy Giuliani, duke shtuar: “Është një zgjedhje midis një prej sponsorve më të tmerrshëm të terrorizmit në botë, që është regjimi aktual në Iran, dhe kemi MEK-un gati për t’ia zënë vendin.”

Në fjalimin e tij, Joseph Lieberman tha, “Ju nuk përfaqësoni thjesht një alternativë ndaj mullahëve iranianë. Ju përfaqësoni alternativën e duhur.”

Vlen të përmendet se pas këtij eventi, Ilir Meta, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, vizitoi Ashraf 3 ku u takua dhe bisedoi me Znj. Rajavi, më 13 shtator 2019.

Albanian President Ilir Meta visits Ashraf 3 and meets Maryam Rajavi - September 13, 2019Presidenti shqiptar Ilir Meta viziton Ashraf 3 dhe takohet me Maryam Rajavi-n – 13 shtator 2019

 

NCRI shpalli më 28 qershor 2020: “Këtë vit, nga shkaku i prevalencës së pandemisë së koronavirusit, komunitetet iraniane vendosën ta zhvillonin tubimin e tyre të përvitshëm online më 17 korrik. Ashtu si në vitet e mëparshme, shumë figura të spikatura do të marrin pjesë në këtë konferencë virtuale për të shpallur mbështetjen e tyre për një Iran të lirë.”

 

Iran: Punëtorët e Kompanisë së Kallamsheqerit Haft Tappeh vazhdojnë grevën e tyre për të 18-ën ditë rresht

Workers of the Haft Tappeh Sugarcane Company on strike for the 18th consecutive day in Shush, southwest Iran—July 2, 2020Punëtorët e Kompanisë së Kallamsheqerit Haft Tappeh në grevë për të 18-ën ditë rresht në Shush të Iranit jug-perëndimor—2 korrik 2020

Punëtorët e varfër të Kompanisë së Kallamsheqerit Haft Tappeh vazhduan grevën e tyre të enjten më 2 korrik për të 18-ën ditë rresht, duke bërë një marshim në qytetin Shush, në provincën e pasur me naftë Khuzestan, në Iranin jug-perëndimor.

Punëtorët dëgjoheshin duke thirrur:

“Punëtorët më mirë vdesin sesa të jetojnë në turp!”

“Nuk duam guvernator që pranon ryshfete!”

“Një vjedhje më pak dhe problemet tona zgjidhen!”

Të mërkurën, më 1 korrik, protestuesit e kishin zhvilluar tubimin e tyre duke u grumbulluar jashtë zyrës së guvernatorit të qytetit në Shush. Punëtorët kishin marshuar në qytet, duke thirrur me sllogane kundër zyrtarëve të kompanisë dhe masave të tyre mashtruese për t’i plaçkitur punëtorët nën pretekstin e privatizimit. Punëtorët thanë se do t’i vazhdojnë protestat dhe tubimet në qytetin Shush derisa kërkesat e tyre të marrin përgjigjen e duhur.

“Jo jetesës me turp!”

“Një fëmijë i uritur nuk ua vë veshin premtimeve të thjeshta!”

Kërkesat kryesore të ngritura nga punëtorët protestues janë:

– Dhënia e menjëhershme e pagave të tyre të vonuara dhe zgjatja e afatit të librezave të sigurimit

– Rikthimi i menjëhershëm në punë i kolegëve që janë hequr nga puna

– Heqja nga posti e të gjithë zyrtarëve të kompanisë të përfshirë në korrupsion

– Rikthimi i menjëhershëm i të gjitha parave të vjedhura nga kompania tek punëtorët

– Menaxherët në pension nuk duhet të merren më me punët e kompanisë dhe duhet t’u hapet rruga individëve të rinj

Përpjekjet e Dëshpëruara të Regjimit Iranian për ta Demonizuar MEK-un: Falsifikimi i Email-eve

Shkruar nga Shahriar Kia

Iran regime’s desperate attempts to demonize MEK: forging emails accounts Mbështetësit e MEK në një tubim në Londër, korrik 2019

Regjimi iranian shpërndan rregullisht informacione të rreme lidhur me lëvizjen kryesore opozitare ndaj tij, Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI-MEK), dhe kohët e fundit ka filluar të shtiret online si anëtarë të kësaj organizate. Ndërkohë që strategjitë keqinformuese të regjimit vazhdojnë dhe marrin trajta të ndryshme, bëhet gjithnjë e më e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar të jetë vigjilent dhe t’i amplifikojë zërat që e kundërshtojnë këtë keqinformim.

Regjimi iranian, me veprimtaritë e ndryshme malinje dhe keqinformimin e vazhdueshëm, përpiqet ta portretizojë situatën sikur nuk ekziston një alternativë e vlefshme ndaj regjimit.

Ky portretizim ka qenë një aspekt kyç i keqinformimit të regjimit, dhe fatkeqësisht ka patur sukses falë një infrastrukture globale mediatike e cila është shpesh bashkëfajtore, dhe disa politikave perëndimore që shpesh kanë tendencën t’i paqësojnë mullahët e Iranit.

Rasti më i fundit ishte një çështje gjyqësore në Gjermani. Në maj, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit bëri një padi kundër Frankfurter Allgemeiner Zeitung për faktin se kjo e fundit kishte përhapur gënjeshtra lidhur me situatën në kompleksin në Shqipëri, të njohur si Ashraf-3, ku strehohen anëtarët e MEK. Në qershor u dha verdikti që pohonte se ishin shkelur standardet e duhura gazetareske dhe se FAZ duhet t’i heqë deklaratat e paligjshme nga artikulli i saj.

Megjithatë, ato deklarata ishin të lidhura ngusht me disa akuzime të paraqitura nga një artikull në Der Spiegel një vit më parë. Edhe këto u ndëshkuan në një çështje ligjore, dhe u vendos që botuesi do të duhej të paguante 250,000 euro për secilën deklaratë nëse i përsëriste ato, qoftë të paraqitura si fakte apo si dyshime. Por vetë ekzistenca e rastit të fundit është një shenjë që tregon se nga rasti i parë nuk janë marrë mësimet e duhura, dhe kjo duhet t’i bëjë politikëbërësit ndërkombëtarë të ndalen e ta mendojnë mirë se çfarë duhet bërë me deklaratat publike që vijnë nga regjimi iranian.

Por gjithsesi, askush që vlerëson demokracinë e lirinë nuk duhej t’i kishte marrë seriozisht fjalët e atij regjimi gjatë gjithë këtyre 40 viteve të fundit. Zyrtarët e tij e kanë gënjeshtrën në majë të gjuhës, dhe kjo aftësi është vënë në provë shumë herë, sidomos kur gjenden përballë krizave madhore të cilat ekspozojnë dobësinë e regjimit dhe mospërfilljen e tij për mirëqenien e popullit të vet.

Tubimi i ardhshëm për Lirinë e Iranit, kongresi i përvitshëm i Rezistencës Iraniane, është një tjetër temë që përbën shqetësim për regjimin dhe kjo është arsyeja pse regjimi ka nisur që tani të përhapë informacione të rreme lidhur me këtë konferencë. Një grup email-esh të dërguara gjoja nga zyrtarë të MEK tek mbështetësit e Rezistencës Iraniane në të vërtetë janë dërguar nga llogari të rreme të krijuara nga Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) e regjimit iranian, zbulohet në një deklaratë të re të publikuar nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI).

Këto email-e të rreme ishin nën emrin e zyrtarëve të MEK dhe NCRI dhe kishin për qëllim përhapjen e keqinformimit.

Një shpërthim i madh trondit Teheranin verior, ngelet mundësia e shpërthimeve të tjera në këtë vend

Major explosion at the Sina Athar Clinic in Shariati Avenue rocks northern Tehran, Iran – June 30, 2020Një shpërthim i madh në Klinikën Sina Athar në Bulevardin Shariati trondit Teheranin verior, në Iran – 30 qershor 2020

Zhurma e një shpërthimi të madh tronditi Teheranin verior gjatë mbrëmjes së të martës, më 30 qershor, dhe sasi të mëdha tymi të zi u ngritën në ajër. Raportet tregojnë se ky incident ndodhi në Klinikën Sina Athar që ndodhet në Bulevardin Shariati, dhe shkaktoi dëme të rënda tek një numër ndërtesash fqinje.

Ky shpërthim ndodhi në distriktin Tajrish të Teheranit verior dhe autoritetet e regjimit nuk kanë dhënë ende një raport fillestar për shkakun e tij, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Borna.

Numri i viktimave të këtij shpërthimi të tmerrshëm ka arritur në 19 të vdekur, nga të cilët 15 gra dhe katër burra. 14 individë të tjerë janë raportuar të plagosur, duke e çuar numrin total të të vdekurve dhe të plagosurve në 33.

Autoritetet e emergjencës në regjimin iranian kanë paralajmëruar se ekziston mundësia që të ketë shpërthime të tjera në këtë zonë.

Nëse ky ishte vërtet një incident i shkaktuar nga, për shembull, pajisje të vjetëruara, regjimi i mullahëve duhet të mbahet menjëherë përgjegjës lidhur me këtë çështje. Kjo është e vërtetë sidomos po të kemi parasysh më shumë se 800 bilion dollarët  që ky regjim ka shpenzuar përgjatë viteve për një program bërthamor krejtësisht të panevojshëm dhe faktin që vazhdon të merret me një iniciativë sekrete armësh bërthamore për të prodhuar armën më vdekjeprurëse në botë.

Teherani ka shpërdoruar gjithashtu biliona dollarë që i përkasin popullit iranian për të ecur përpara me programin e tij të raketave balistike si një mjet për ta zgjeruar luftënxitjen e tij në rajon e përtej.

Dhe, ndërkohë që Klinika Sina Athar është një qendër mjekësore, nëse është vërtet një ndërtesë e vjetëruar dhe nuk është rinovuar për të plotësuar standardet e sigurisë, atëherë pse ky regjim i ka dhuruar për një kohë kaq të gjatë biliona dollarë regjimit vrasës të Assad-it në Siri, grupit terrorist Hezbollah në Liban, grupeve militante proksi në Irak, Hamas-it dhe Xhihadit Islamik në Palestinë, dhe Houthi-ve në Jemen? A nuk duhet të shpenzohen këto para për të mirën e popullit iranian?

Dhe pse shpenzon regjimi i mullahëve miliona, apo edhe biliona, dollarë për projekte strehimi, shkolla, xhami dhe spitale nëpër Lindjen e Mesme, madje edhe në Afrikë?

Për sa kohë që këto politika të vazhdojnë, populli iranian do të vazhdojë të vuajë.