Teheran- përkujtimi i 20 qershorit, nga një Njësi Rezistence- 19 qershor 2020
“Massoud Rajavi: Më 20 qershor 1981 ngritëm flamurin e rezistencës.”
“Nuk do të pushojmë derisa Irani të çlirohet, poshtë Khamenei.”
“Përpara drejt rebelimit e kryengritjes – një Iran i begatë, me Maryam Rajavi-n.”
Gjatë javës së shkuar, Njësitë e Rezistencës dhe mbështetësit e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) përkujtuan datën 20 qershor 1981, fillimin e Rezistencës së popullit iranian kundër diktaturës fetare në pushtet, dhe ditën e martirëve e të burgosurve politikë.
Këto veprimtari të gjera u zhvilluan pavarësisht masave të forta të sigurisë të marra nga forcat represive të regjimit. Me anë të këtyre veprimeve, ata shpërndanë mesazhin e padiskutueshëm të lirisë, demokracisë, dhe përmbysjes së afërt të regjimit.
Këto veprimtari u zhvilluan në Teheran e shumë qytete të tjera të Iranit, përfshirë Karaj, Semnan, Takestan, Gorgan, Arak, Kermanshah, Dezful, Rasht, Urmia, Sanandaj, Marivan, Andimeshk, Khorramabad, Asaluyeh, Qazvin, Hamedan, Mashhad, Varamin, Talesh, Tabriz, Isfahan, Qom, Izeh, Sarpol-e Zahab, Dehdasht, Shahroud, Kerman, Shahreza, Khorramshahr, Rudsar, Chaharmahal dhe Bakhtiari, Gilan, Dorud, Hashtpar, Bushehr, dhe Behbahan.
Njësitë e Rezistencës dhe mbështetësit e MEK vendosën postera dhe mesazhe të liderëve të rezistencës iraniane, Znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dhe Massoud Rajavi, liderit të Rezistencës Iraniane, mesazhe të cilat theksojnë se protestat dhe kryengritjet janë e vetmja zgjidhje për të fituar lirinë dhe demokracinë në Iran. Gjithashtu ata shpërndanë fletushka, shkruan sllogane, dhe vendosën foto të anëtarëve të MEK të rënë për liri, duke bërë homazhe me rastin e Ditës së Martirëve dhe të Burgosurve Politikë e duke u dhënë jehonë mesazheve për përmbysjen e regjimit. Aktivistët e MEK vunë gjithashtu kurora lulesh në varret e këtyre martirëve në qytete të ndryshme.
Disa nga slloganet ishin “Maryam Rajavi: 20 qershori është pika e kthesës në rezistencën historike për liri e demokraci dhe kundër diktaturës fetare në Iran,” “Maryam Rajavi: Le të kujtojmë 1,500 viktimat e rëna gjatë kryengritjes së nëntorit 2019,” “Përkujtojmë 20 qershorin, ditën e martirëve dhe të burgosurve politikë,” “20 qershori shënon ditën e martirëve, rruga juaj vazhdon,” “Zyrat qendrore të Khamenei-t janë burimi i të gjitha sëmundjeve, terrorizmit, torturës, plaçkitjes dhe korrupsionit,” “Ne mundemi dhe duhet ta përmbysim regjimin e velayat-e faqih (diktaturën fetare),” “Poshtë Khamenei dhe Rouhani, Rroftë Ushtria Çlirimtare,” “Lavdi martirëve, kryengritjeve, luftëtarëve të lirisë dhe ushtrisë së lirisë.” “Rroftë kujtimi i martirëve të kryengritjes së nëntorit të shkuar,” “Lavdi atyre që u ngritën kundër diktaturës dhe nuk u dorëzuan,” “Massoud Rajavi: Që nga 20 qershori 1981, e deri më sot, është bërë Rezistencë për lirinë e popullit dhe atdheut tonë,” “Poshtë Khamenei, rroftë Rajavi,” “Demokraci, liri me Maryam Rajavi-n.”