NUMRI I VIKTIMAVE (DERI MË 29 qershor 2020)
Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI) shpalli mbasditen e sotme, më 29 qershor 2020, se koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 62,600 njerëzve në 341 qytete në mbarë Iranin. Numri i vdekjeve sipas provincave të ndryshme është: 4785 në Khuzestan, 3790 në Khorasan Razavi, 3180 në Gilan, 2295 në Lorestan, 1990 në Alborz, 1415 në Hamedan, 780 në Kerman, 585 në Bushehr, 559 në Zanjan, 540 në Gazvin, 175 në Khorasan Jugor. Kjo është përveç raporteve të marra nga provincat e tjera.