Irani vazhdon të vërë rekorde të reja për sa i përket totalit të vdekjeve brenda një dite nga koronavirusi i ri. Ministria e Shëndetësisë, ndërkohë që shpallte statistikat e fabrikuara të regjimit, pranoi të martën se 200 njerëz kishin vdekur gjatë 24 orëve të fundit. Ky është numri më i lartë i vdekjeve i shpallur nga regjimi. Ndërkohë, Rezistenca Iraniane shpalli të martën se mbi 66,900 njerëz kanë humbur jetën për shkak të pandemisë së COVID-19.
Sipas statistikave më të fundit, Irani vazhdon me një kurbë në rritje që në fillim të majit, pas vendimit kriminal të regjimit për t’i rikthyer njerëzit në punë.
Domethënia e këtyre rekordeve të reja është potencialisht edhe më e keqe se ç’duket në sipërfaqe. Edhe pse statistikat e regjimit janë të projektuara me qëllimin për ta zbutur seriozitetin e krizës, statistikat zyrtare të regjimit përgjithësisht reflektojnë tendencat e vërteta të vendit. Që në fillim të krizës, opozita iraniane, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) i ka raportuar komunitetit ndërkombëtar statistika të pavarura. Këto shifra tregojnë se impakti i vërtetë i krizës së Covid-19 në Iran është rreth gjashtë herë më i rëndë se ç’thuhet zyrtarisht.
Shpërthim në Baghershahr, një qytet në jug të Teheranit, kryeqytetit iranian – 7 korrik 2020
Pas një vargu shpërthimesh e zjarresh në Iran, një shpërthim i madh ka tronditur qytetin industrial Baghershahr që ndodhet në jug të Teheranit në orët e para të mëngjesit të së martës, më 7 korrik. Ky shpërthim i stërmadh la dy njerëz të vdekur e tre të plagosur. Regjimi i mullahëve thotë se shkaku i këtij incidenti ishte shpërthimi i kapsulave të oksigjenit.
IRNA, agjencia zyrtare e lajmeve e regjimit, ka publikuar një raport ku citon kryebashkiakun e Kahrizak, një qytet në jug të Teheranit, i cili ka konfirmuar numrin e viktimave të këtij shpërthimi. “Neglizhenca e punonjësve të një punishteje të përfshirë në mbushjen e kapsulave të oksigjenit ka shkaktuar një shpërthim në orën 3:20 pas mesnate, sipas kohës lokale, mëngjesin e së martës, duke rezultuar në dy të vdekur e tre të plagosur,” tha kryetari i bashkisë së Kahrizak. “Shpërthimi i kapsulave të oksigjenit ishte kaq i rëndë saqë janë dëmtuar edhe muret e fabrikës Saipa pranë punishtes,” shtoi ai.
Baghershahr, me një sipërfaqe prej 55 kilometër katror dhe një popullsi prej 59,000 banorësh, ndodhet 13 kilometra në jug të zonës Shahre Rey të Teheranit. Në këtë zonë, që përshkruhet si “plotësisht industriale,” ka shpërthyer një zjarr në 2017-ën në një njësi të rafinerisë së naftës të Teheranit, që rezultoi në gjashtë të vdekur e katër të plagosur.
Një shembull i veprimtarive të Njësive të Rezistencës të MEK brenda Iranit.
Raportet dhe filmimet nga Irani tregojnë se veprimtaritë e “Njësive të Rezistencës” të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) po përhapen çdo ditë në mbarë vendin. Nga e mërkura, më 1 korrik, deri të shtunën, më 4 korrik, Njësitë e Rezistencës të MEK kanë organizuar veprimtari në Teheran e në shumë qytete të tjera, përfshirë: Isfahan, Shiraz, Qom, Ahvaz, Gorgan, Andimeshk, Khorramabad, Nishapur, Amol, Qazvin, Karaj, dhe Hamadan, duke bërë thirrje për ndryshim regjimi dhe në mbështetje të lëvizjes së Rezistencës Iraniane.
Njësitë e Rezistencës të MEK jo vetëm që shpërndajnë mesazhin e shpresës në mbarë Iranin, por gjithashtu thyejnë atmosferën e frikës dhe shtypjes dhe mbajnë gjallë flakën e Rezistencës.
Roli i Njësive të Rezistencës të MEK, si njësi të organizuara të shpërndara në mbarë Iranin, është të kenë impakt mbi ngjarjet në terren dhe ta udhëheqin kryengritjen e popullit iranian drejt lirisë dhe përmbysjes së regjimit. 40 vitet gjatë të cilave regjimi iranian ka plaçkitur pasurinë kombëtare, ka shtypur shoqërinë iraniane, ka implementuar politika ekonomike të gabuara dhe i ka dhënë përparësi eksportit të terrorizmit dhe programeve anti-patriotike bërthamore e të raketave në vend të jetës dhe mirëqenies së popullit iranian, e kanë kthyer shoqërinë iraniane në një fuçi baruti.
Ministria e Shëndetësisë e regjimit ka shpallur për herë të parë se numri i vdekjeve në 24 orët e fundit ka arritur në 200, 26% më shumë se shifra më e lartë e bërë publike në pesë muajt e fundit.
Ministria e Shëndetësisë ka shpallur 20 provinca në gjendje të kuqe dhe alarmante
Maryam Rajavi: Rritja e shpejtë në numrin e viktimave të koronavirusit në mbarë vendin, sidomos në Teheran, të cilën disa zyrtarë të regjimit e pohojnë me ngurrim, ka ardhur si pasojë e politikave kriminale të Khamenei-t dhe Rouhani-t. Në vend që t’u japin leje përkohësisht punëtorëve, i detyrojnë të shkojnë në punë në zonat më të populluara e më të kontaminuara pa as minimumin e masave parandaluese dhe trajtuese. Në të njëjtën kohë, ata e fajësojnë popullin se nuk i ka zbatuar protokollet e shëndetit dhe për përhapjen e virusit. Kjo është strategjia e viktimave në masë në mënyrë që të parandalojnë rrezikun e një kryengritjeje dhe të përmbysjes së tyre.
Ministri i Jashtëm Javad Zarif e ka pranuar se në politikën e jashtme ka vepruar nën udhëheqjen e krye-terroristit Qassem Soleimani
Deputeti Naghd-Ali: Duhet të bëhet një gjyq për të ndjekur penalisht jo vetëm Zarif-in por edhe Rouhani-n për tradhti. Le ta fillojmë sot procesin e shkarkimit të Rouhani-t
Teksa konfliktet mes grupimeve brenda regjimit përshkallëzohen, disa deputetë të parlamentit kanë bërë thirrje për marrjen në pyetje të Hassan Rouhani-t, madje edhe për shkarkimin e tij, gjatë paraqitjes së Javad Zarif në parlament. Seyed Naser Mousavi Largani, anëtar i presidiumit parlamentar, tha për agjencinë e lajmeve Fars, e cila është e lidhur me IRGC-në, të shtunën më 5 korrik: “Mocioni për të marrë në pyetje Rouhani-n është firmosur nga 200 deputetë deri tani, dhe presim të marrim edhe më shumë firma.”
Gjatë të njëjtës seancë, duke iu referuar Zarif-it, Mohammad-Taghi Naghd-Ali, një deputet nga Sedeh (Khomeyni-Shahr) tha: “Edhe pse ka pyetje të panumërta që i duhen bërë Zarif-it, duhet të ketë një gjykatës dhe një gjyq për të ndjekur penalisht jo vetëm Zarif-in por edhe Z. Rouhani për tradhti kundër kombit
Përshkallëzimi i konflikteve brenda regjimit është para së gjithash një pasqyrim i krizave të pashërueshme të një diktature pa legjitimitet dhe pa popullaritet në prag të rrënimit.
E përditshmja shtetërore Keyhan, e njohur si zëdhënëse e Liderit Suprem të regjimit iranian Ali Khamenei, shkroi të mërkurën: “Burgosja e [Assadollah] Assadi-t ka hyrë në vitin e tretë.” Asadollah Assadi, diplomati terrorist i regjimit, u arrestua në fillim të korrikut 2018 pasi kishte tentuar të shpërthente një bombë në tubimin e përvitshëm “Free Iran” në Paris të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI). Në këtë event merrnin pjesë mijëra iranianë mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), si dhe shumë politikanë të spikatur e anëtarë parlamentesh nga SHBA, Europa, bota myslimane, Australia dhe Kanadaja.
Që nga viti 2014, Assadi ka qenë shefi i inteligjencës së regjimit në ambasadën e mullahëve në Austri, nën petkun e një diplomati. Ai kishte zëvendësuar Mostafa Roudaki-n, shefin e stacionit të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) në Vienë. Roudaki më vonë u bë shefi i inteligjencës së regjimit në Shqipëri për të kryer komplote të mëtejshme terroriste kundër anëtarëve të MEK që banojnë në Ashraf 3, në Shqipëri. Qeveria shqiptare e dëboi Roudaki-n si një “persona non-grata” për veprimtaritë e tij terroriste, përfshirë komplotin me bombë kundër grumbullimit të MEK në mars 2018, në vigjilje të Vitit të Ri Pers (komplot i cili u parandalua), së bashku me Gholamhossein Mohammadnia, ambasadorin e regjimit në Shqipëri.
Assadi ishte planifikuesi kryesor i komplotit me bombë kundër tubimit Free Iran të NCRI-së në Paris. Ai ua kishte dhënë vetë bombën dy terroristëve të tjerë që supozohej të hynin në tubim të maskuar si mbështetës të MEK dhe të realizonin komplotin me bombë. Por dy terroristët, Amir Sadoni dhe Nassim Nomeni, u arrestuan në Belgjikë.
Në atë kohë, NCRI pati zbuluar në një deklaratë se: “Vendimi për kryerjen e këtij krimi madhor terrorist është marrë në nivelin më të lartë të regjimit, d.m.th. në Këshillin Suprem të Sigurisë, me praninë e Rouhani-t dhe Zarif-it, dhe është konfirmuar nga Khamenei. Përpjekjet nënshtruese të regjimit iranian dhe lobuesve e aleatëve të regjimit për t’ua hedhur fajin për këtë akt terrorist qarqeve të rreme vetë-vepruese brenda regjimit dhe për të shfajësuar grupimin e Rouhani-t apo Khamenei-n, janë kaq pa baza saqë edhe hetimi më i vogël ekspozon fiktivitetin e këtij pretendimi.”
Në 2018-ën u pa një shtim i madh i komploteve terroriste të regjimit në tokën perëndimore kundër MEK dhe NCRI. Vargu i parë i protestave iraniane në 2018-ën, me njerëzit që kërkonin ndryshim regjimi, e tmerroi regjimin. Më pas, izolimi ndërkombëtar i regjimit, për shkak të veprimtarive të tij malinje, duke përfshirë rivënien e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara, e shtoi presionin mbi regjimin. I xhindosur nga roli udhëheqës i MEK, si gjatë kryengritjes, ashtu edhe në ekspozimin e veprimtarive malinje të regjimit, regjimi, i cili ishte i përmbytur në kriza që më parë, i shtoi veprimtaritë e tij terroriste.
Regjimi i ka përdorur të gjitha ambasadat e tij dhe mbulimet diplomatike, si dhe mbulime të tjera si “gazetarinë,” për t’u marrë me veprimtaritë e tij terroriste. Lidhur me këtë, Ali Fallahian, ish-kreu i MOIS, tha në një intervistë: “Ministria ka nevojë për mbulim në mënyrë që të bëjë punën e saj për grumbullimin e informacioneve si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Është e qartë që nëse dërgojmë një agjent në Gjermani apo Amerikë, ai nuk do të thotë, për shembull, ok, unë jam agjent i ministrisë së informacionit dhe jam këtu për të mbledhur informata, ju lutem m’i jepni. Është e qartë që ai do të punonte nën petkun e biznesit apo punëve të tjera, për shembull si reporter. Ju e dini që shumë nga reporterët tanë janë në të vërtetë agjentë të ministrisë.”
Lidhur me këtë, rezistenca iraniane vazhdimisht “ka bërë thirrje për mbylljen e ambasadave dhe agjencive të regjimit të mullahëve, që janë qendra terrorizmi e spiunazhi, dhe për dëbimin e diplomatëve e agjentëve të inteligjencës dhe Forcave terroriste Quds nga vendet europiane, si dhe ka theksuar nevojën për t’i zbuluar dhe publikuar të gjitha detajet e çështjes. Opinioni publik duhet të jetë plotësisht i informuar lidhur me komplotet terroriste të regjimit të mullahëve. Kjo është e domosdoshme për të garantuar sigurinë e refugjatëve dhe disidentëve iranianë.”
Pse regjimi tentoi të bombardonte tubimin Free Iran?
Përdorimi i diplomatit të tyre për të dorëzuar bombën ishte një rrezik i madh që regjimi i mullahëve mori. Ky veprim tregon sa i dëshpëruar është regjimi dhe është një shenjë e bllokimit të tij. Por tregon gjithashtu rëndësinë e kësaj mbedhjeje dhe rolin e Rezistencës Iraniane, veçanërisht NCRI Presidentes së zgjedhur Zj. Maryam Rajavi, në udhëhëqjen e luftës për ndryshimin e regjimit dhe lirisë në Iran.
Ministri i Jashtëm i regjimit Iranian Mohammad Javad Zarif
Ministri i Jashtëm i regjimit Iranian, Mohammad Javad Zarif, u thirr për tu marrë në pyetje përpara Majlis-it të ri (parlamenti i mullahëve) për herë të parë të dielën, më 5 korrik. Grindjet dhe mosmarrëveshjet që shpërthyen hodhën dritë të re dhe ofruan një pamje intriguese të konflikteve dhe krizave të brendshme që po bëjnë shoshë të gjithë strukturën e mullahëve.
“Politika jonë e jashtme nuk është një temë mbi të cilën mund të diskutojnë fraksione apo grupe të ndryshme. Politika jonë e jashtme është nën autoritetin e Liderit Suprem të regjimit Iranian, Ali Khamenei, dhe politikat e përgjithshme të shtetit në lidhje me punët e jashtme përcaktohen nga ai. Duhet ta dini se jemi të gjithë në të njëjtën varkë. Jemi të gjithë në këtë së bashku. Amerika nuk i njeh liberalët, reformistët, principalistët, revolucionarët apo jo-revolucionarët. Ne jemi të gjithë në një varkë,” shpjegoi Zarifi me shqetësime të mëdha për rritjen e konflikteve politike brenda regjimit të mullahëve.
Gjatë vërejtjeve të tij, disa anëtarë të Majlis u dëgjuan duke bërtitur dhe duke u përpjekur të prishin sesionin, si dhe duke e quajtur Zarifin gënjeshtar.
Iran: Përditësim lidhur me Koronavirusin, mbi 66,400 vdekje, 6 korrik 2020,
Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (OMPI) njoftoi këtë mbasdte, 6 Korrik, 2020, se Koronavirusi ka marrë më shumë se 66,400 jetë në 342 shtete në të gjithë Iranin.
Drrejtori i Varrezave Behesht Zahra : Numri i vdekjeve në 75 ditët e fundit është i paprecedentë. Numri i vdekjeve në Teheran nuk krahasohet me pjesën tjetër të vendit
Në Teheran, janë mbushur të gjithë shtretërit në pavionet e Koronavirusit. Infermierët thonë se nuk ka më shtretër bosh në spitalin Firoozabadi dhe pacientët shtrihen në barrela dhe flenë jashtë nëpër karrige.
Pavarësisht Pengesave, SHBA Përshpejton Përpjekjet për Zgjatjen e Embargos së Armëve mbi Regjimin Iranian
Teksa SHBA vazhdon me përpjekjet për të gjeneruar mbështetje për rinovimin e embargos mbi shitjen e armëve në drejtim të regjimit iranian, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo po thekson tani se një zgjatje afat-shkurtër e embargos nuk mund të konsiderohet e përshtatshme. Të mërkurën, ai u tha reporterëve se qëllimi i administratës Trump është të vërë limite me afat të pacaktuar mbi veprimtaritë ndërkombëtare të Iranit, deri sa ky shtet të bëjë ndryshimet themelore, të përcaktuara më parë, në sjelljen e tij.
“Shtetet e Bashkuara kanë të drejtën e pamohueshme, pa pëlqimin e asnjë shteti tjetër, për të siguruar që kjo embargo armësh të vazhdojë,” tha Pompeo, duke përsëritur pozicionin e marrë nga SHBA për sa i përket përdorimit të mekanizmave imponuese të paktit bërthamor të 2015-ës me Iranin. Edhe pse SHBA u tërhoq nga kjo marrëveshje në 2018-ën, duke dhënë si shkak veprimtaritë malinje të regjimit iranian, për të filluar strategjinë e “presionit maksimal”, teknikisht mbetet e listuar si pjesëmarrëse. Kjo ka bërë që SHBA të kërkojë të drejtën e saj për të vënë në lëvizje rikthimin e sanksioneve multilaterale, si përgjigje ndaj shkeljeve të regjimit iranian.
Regjimi filloi gradualisht ta ndalte zbatimin e dispozitave të Planit të Përbashkët të Veprimit pasi kishte dështuar në përpjekjen për t’u bërë shantazh nënshkruesve europianë që ta kompensonin për efektet e sanksioneve të rivendosura amerikane. Kjo gjë arriti kulmin në braktisjen e të gjitha limiteve të vendosura mbi rezervat e pasurimit dhe nivelet e pastërtisë në muajin e parë të 2020-ës. Nënshkruesit europianë u përgjigjën duke vënë në lëvizje mekanizmin e zgjidhjes së konflikteve i cili mund të rezultojë në rikthimin e sanksioneve, por vazhdojnë të ngurrojnë për t’i dhënë fund zyrtarisht paktit.
SHBA ka shprehur padurim lidhur me veprimet e aleatëve të saj dhe ka shqyrtuar publikisht opsionet e njëanshme. Megjithatë vazhdojnë dyshimet lidhur me prakticitetin e këtyre opsioneve, nisur nga fakti që katër prej pesë nënshkruesve të tjerë të JCPOA kanë fuqinë e vetos në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, njësoj si SHBA. Në veçanti Kina dhe Rusia ngulin këmbë në kundërshtimin e tyre ndaj planeve amerikane, dhe e kanë refuzuar qartësisht si perspektivën e gjerë të rivënies së sanksioneve, ashtu edhe objektivin më të kufizuar të thjesht zgjatjes së embargos së armëve.
Pompeo është përpjekur të nxisë mbështetjen për planet amerikane duke nënvizuar rreziqet specifike që lidhen me zbutjen e kufizimeve ndaj tregtisë së armëve të regjimit iranian. Në komentet e tij të mërkurën, Sekretari i Shtetit vuri në dukje se regjimi i mullahëve është i gatshëm të bëhet tregtar armësh për shtete të tjera tw rrezikshme, duke përfshirë atë të Bashar al-Assad në Siri dhe të Nicolas Maduro në Venezuelë.
Pompeo i ka quajtur në mënyrë specifike Rusinë dhe Kinën si partnerë të mundshëm në tregtinë iraniane të armëve, duke shtuar se “edhe më shumë qytetarë në Lindjen e Mesme do të vdesin nga regjimi dhe proksit e tij” nëse regjimi iranian fiton akses në këto tregje eksporti.
Por ajo që është e qartë është se, nëse SHBA arrin në njëfarë mënyre të ketë sukses në përpjekjet e saj, kjo dë të sillte pothuajse me siguri fundin e plotë të JCPOA-së. Javad Zarif, ministër i jashtëm dhe krye-apologjet i regjimit, deklaroi me dëshpërim të martën se skadimi i afatit të embargos është i garantuar nga pakti bërthamor, dhe se këto dy çështje janë të pandashme.
Këto fjalë kishin pa dyshim qëllimin që të merreshin si paralajmërim kundër mbështetjes europiane për embargon, por njëkohësisht ishin edhe një lutje e dëshpëruar që tregon frikën e madhe të regjimit nga një front i bashkuar kundër agresionit të tij. Fatkeqësisht, edhe pse entuziazmi i BE-së për t’iu nënshtruar shantazheve bërthamore të regjimit bie në kundërshtim me shqetësimet e tjera europiane lidhur me veprimtaritë malinje të Iranit, ka ende shumë pak shenja të një gatishmërie për ta braktisur të parën në favor të së dytës. Komentet e Zarif-it të paktën e theksojnë dhe e përforcojnë këtë pengesë.
Komentet publike të Zarif demonstrojnë një mosbindje ngulmuese dhe një frikë absolute nga pasojat e veprimeve të tyre. Siç e ka theksuar SHBA, strategjia e presionit maksimal po bën që Teherani të dobësohet gjihnjë e më shumë në prapaskenë. Pikërisht këtë nënkuptonte edhe një raport i ditëve të fundit nga Reuters ku argumentohej se sanksionet ekonomike, së bashku me pandeminë e koronavirusit dhe kriza të tjera, e kanë dobësuar keq mbështetjen iraniane për proksit rajonalë, sidomos në Irak.
Raporti tregon se, ndërsa Irani ka shpenzuar deri në 15 milion dollarë në muaj për entitete të tilla para vënies së sanksioneve, këto shpenzime janë reduktuar tani në dy deri në tre milion. Dhe kjo reflekton një rënie rreth 50 përqind vetëm që nga fillimi i këtij viti. Reuters vë në dukje se përfituesit kryesorë të këtyre shpenzimeve tani po rreken të gjejnë burime të tjera të ardhurash.
Përveç kësaj, regjimi po përballet edhe me një shoqëri të trazuar e cila e tregoi gatishmërinë e saj për ta përmbysur regjimin e mullahëve gjatë protestave mbarëkombëtare të Iranit në nëntor dhe duke bojkotuar zgjedhjet e rreme parlamentare të regjimit. Regjimit i nevojitet eksporti i terrorizmit dhe do t’i vazhdojë programet e tij bërthamore e të raketave për t’ia zgjatur jetën vetes. Kjo vetëm sa do ta shtojë kaosin në mbarë botën. Nëse vendet perëndimore duan ta parandalojnë këtë regjim, ato duhet të mbajnë anën e popullit të Iranit dhe ta njohin të drejtën e tij për të rezistuar e për ta përmbysur regjimin e mullahëve, i cili është shteti numër një në botë për sponsorizimin e terrorizmit.
Përditësim Lidhur me Koronavirusin, Mbi 65,900 Vdekje, 5 Korrik 2020
Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI) shpalli mbasditen e sotme, më 5 korrik 2020, se koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 65,900 njerëzve në 342 qytete të Iranit.
Iraj Harirchi, Zëvendës Ministri i Shëndetësisë: Në disa provinca, mbi 50 përqind e njerëzve janë me koronavirus. Shifra prej 18 milion të infektuarish në vend nuk është e habitshme. Numri i vdekjeve ka mundësi të shkojë deri në 200 në ditë. Koronavirusi në provincat Teheran dhe Alborz mund të rritet eksponencialisht dhe në mënyrë eksplozive
Universiteti i Shkencave Mjekësore në Birjand: Gjashtë nga 11 qytete provincës së Khorasan-it Jugor janë në situatë të rrezikshme (të kuqe)
Sipas mjekëve, gjatë tre ditëve të fundit të javës, ka patur 18,300 raste të reja me koronavirus dhe 810 vdekje në provincat Khorasan Razavi dhe Khorasan Verior.
Universiteti i Shkencave Mjekësore në Hormozgan: Hormozgan është në pikun e përhapjes së virusit. Ka një rrezik më të madh infektimi në zonat rurale