38 Udhëheqës Fetarë Britanikë, Duke Përfshirë 5 Kryepeshkopë, Mbështesin Samitin Global të NCRI-së për Lirinë e Iranit

British Religious Leaders Support NCRI’s Free Iran Global SummitUdhëheqësit Fetarë Britanikë Mbështesin Samitin Global për Lirinë e Iranit

Në vigjilje të Samitit Global për Lirinë e Iranit që do të zhvillohet të premten më 17 korrik, rreth 38 nga udhëheqësit më të spikatur fetarë të Britanisë e kanë mbështetur Rezistencën Iraniane dhe planin me dhjetë pika të Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), Maryam Rajavi, për një Iran të lirë e demokratik në të ardhmen. Mes nënshkruesve të kësaj deklarate janë pesë kryepeshkopë të mëparshëm dhe aktualë, duke përfshirë Dr. Rowan Williams, ish Kryepeshkop i Canterbury, dhe një anëtar i dalluar i Dhomës së Lordëve.

Komunitete iraniane nga mbarë Europa, Amerika e Veriut dhe Australia do të bëhen bashkë për të drejtuar Samitin e përvitshëm Global për Lirinë e Iranit më 17 korrik. Në këtë event do të marrin pjesë personalitete të spiaktura dhe aktivistë për lirinë, së bashku me figura të shquara nga pesë kontinente, për të shprehur mbështetjen për një Iran të lirë ku vlerësohet jeta njerëzore dhe hiqet dënimi me vdekje, një komb në paqe me fqinjët e tij dhe i bashkuar në vendosmërinë e patundur për të mbrojtur të drejtat e njeriut. Një republikë demokratike, ku kutia e votimit është kriteri i vetëm për legjitimitet.

Iran: Një Grup Dypartiak Figurash të Shquara Amerikane Mbështesin NCRI-në dhe MEK-un

Iran: Bipartisan Group of Prominent U.S. Figures Support the NCRI and the MEKTubimi i Madh për Lirinë e Iranit në Paris- 2018

Në vigjilje të “Samitit Global për Lirinë e Iranit”, që do të zhvillohet të premten që vjen, një grup dypartiak figurash të shquara amerikane kanë deklaruar mbështetjen e tyre për Rezistencën Iraniane – Mojahedin-e-Khalq (MEK/PMOI) dhe Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI). “Ka një zjarr shprese në këtë peizazh të errët. Organizata që ka bërë më shumë nga çdo entitet tjetër, duke përfshirë qeveritë, për t’i çliruar qytetarët iranianë nga tirania dhe botën nga terrorizmi i frymëzuar nga fondamentalizmi është Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI). NCRI përpiqet pa reshtur për të siguruar që shpresa për demokraci dhe për marrjen fund të padrejtësive të mbetet gjallë,” shkruajnë ata në një deklaratë.

Ky grup dypartiak u kërkon gjithashtu edhe shteteve të tjera të dërgojnë ekspertë në Ashraf 3, në rezidencën e anëtarëve të MEK në Shqipëri. “Rekomandojmë që vendet që janë viktimizuar nga terrorizmi i sponsorizuar nga qeveria iraniane, duke përfshirë SHBA dhe aleatët e saj europianë, të dërgojnë ekipe ekspertësh për të studiuar provat në Ashraf 3, duke organizuar ndërkohë provat e veta për t’i përdorur në procedime gjyqësore ndërkombëtare,” lexon deklarata.

Kjo deklaratë, e firmosur nga të paktën 30 personalitete amerikane, do të prezantohet në Samitin Global për Lirinë e Iranit të premten, më 17 korrik 2020.

Vlen të përmendet që një shumicë dypartiake në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA ka sponsorizuar kohët e fundit H.Res.374, rezolutë e cila, ndërkohë që mbështet popullin iranian dhe Rezistencën, dënon regjimin e mullahëve për veprimtaritë e tij terroriste në Europë, veçanërisht për atentatin terroriste kundër tubimit “Irani i Lirë 2018 – Alternativa” në Paris.

 

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi në 343 Qytete Shkon Mbi 70,800

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) shpalli të martën, më 14 korrik 2020, se numri i vdekjeve nga koronavirusi në 343 qytete të Iranit është mbi 70,800. Numri i viktimave në Teheran është 17,630, Khuzestan 5,310, Isfahan 3,350, Lorestan 2,620, Sistan dhe Baluchestan 2,190, Golestan 1,795 Kerman 925, Qazvin 580, Chaharmahal dhe Bakhtiari 470.

Grupe që Mbrojnë të Drejtat Njerëzore dhe Ligjvënës Shprehin Solidaritetin e Tyre me  Samitin Global për Lirinë e Iranit të NCRI dhe MEK


Human Rights Groups, Lawmakers Express Their Solidarity With NCRI's Free Iran Global Summit MEKGrupe që Mbrojnë të Drejtat Njerëzore dhe Ligjvënës Shprehin Solidaritetin e Tyre me  Samitin Global për Lirinë e Iranit të NCRI dhe MEK

Dhjetëra organizata të të drejtave njerëzore, komitete parlamentare dhe shoqata që mbështesin Rezistencën Iraniane nga të dy anët e Atlantikut, në një deklaratë, kanë shpallur mbështetjen dhe solidaritetin e tyre për “Samitin Global për Lirinë e Iranit” të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, samit i cili do të zhvillohet më 17 korrik 2020. Më poshtë vijon teksti i plotë i deklaratës.

Një pjesë e deklaratës nga sponsorët e Samitit Ndërkombëtar Online në Mbështetje të të Drejtave Njerëzore, Lirisë & Drejtësisë në Iran lexon

Ne, sponsorët e këtij samiti të madh online, së bashku me mijëra parlamentarë e personalitete të tjera, mbështesim planin me 10 pika të Znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, për të themeluar një republikë demokratike e të lirë, duke promovuar ndarjen e fesë nga shteti, pluralizmin, zgjedhjet e lira, dhe ekonominë e tregut.

Iran: Përditësim Lidhur me Koronavirusin, Mbi 69,800 Vdekje, 12 Korrik 2020

Iran: Coronavirus Update, Over 69,800 Deaths, July 12, 2020, 6:00 PM CEST

Iran: Përditësim Lidhur me Koronavirusin, Mbi 69,800 Vdekje, 12 Korrik 2020, 6:00 PM CEST

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI-MEK) shpalli mbasditen e sotme, më 12 korrik 2020, se koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 69,800 njerëzve në 342 qytete të Iranit. Numri i vdekjeve sipas provincave të ndryshme është: 17,450 në Teheran, 5,250 në Khorasan Razavi, 5,245 në Khuzestan, 2,530 në Lorestan, 2,155 në Sistan dhe Baluchistan, 2,070 në Azerbaixhanin Perëndimor, 1,760 në Golestan, 1,745 në Hamedan, 1,610 në Fars, 1,390 në Kurdistan dhe 880 në Kerman. Kjo është përveç raporteve të marra nga provincat e tjera.

Iran: Shtohen Protestat e Punëtorëve në Korrik

 

Iran: The Laborers' Protests Surge in JulyIran, Shush: Punëtorët e Kompanisë së Kallamsheqerit Haft Tappeh vazhdojnë me grevat dhe protestat e tyre

 

Si përgjigje ndaj politikave çnjerëzore të teokracisë që sundon Iranin, duke përfshirë plaçkitjen e pasurisë së kombit, protestat e punëtorëve në mbarë vendin kanë vazhduar edhe në korrik.

  1. Greva e punëtorëve të fabrikës së Kallamsheqerit Haft-Tappeh hyri në ditën e 28-të të dielën, më 12 korrik 2020. Të premten, më 10 korrik, punëtorët u grumbulluan përpara zyrës së guvernatorit të Shush, duke vënë theksin tek uniteti dhe vazhdimësia e protestës së tyre derisa t’u plotësohen kërkesat.
  2. Të martën më 9 korrik, stafi mjekësor i laboratorit në spitalin Al-Zahra në Rasht u grumbullua për të protestuar ndaj rrogave të papaguara për shtatë muaj.
  3. Të premten më 10 korrik, për të dytën ditë rresht, fermerët e Hoveyzeh u grumbulluan për të protestuar ndaj bllokimit të ujit për vaditje. Tokat bujqësore të Hoveyzeh kanë një muaj që janë tharë e janë kthyer në shkretëtira për shkak të mungesës së ujit.
  4. Të mërkurën më 8 korrik, shumë fermerë të dëmtuar nga përmbytjet në Sistan dhe Baluchestan, të cilët kanë pësuar humbje të rënda gjatë përmbytjeve të dhjetorit 2019, u grumbulluan në qytetin qendror të provincës, Zahedan, për të protestuar ndaj mos-rimbursimit të fermerëve për kompensimin e dëmeve.
  5. Të enjten më 9 korrik, një grup punëtorësh bashkiakë të Mehriz u grumbulluan përpara bashkisë për të protestuar ndaj mos-marrjes së rrogave për dy muaj.
  6. Të mërkurën më 8 korrik, punëtorët në Fabrikën e Sheqerit Fasa protestuan ndaj fabrikës për mos-marrjen e rrogave gjashtë muajt e fundit.
  7. Për të dytën ditë rresht, shoferët e kamionçinave në Teheran mbajtën një tubim të mërkurën më 8 korrik përpara “Unionit Urban të Ngarkesave të Lehta” për të protestuar ndaj mos-marrjes së kompensimit të koronavirusit.
  8. Të premten më 10 korrik, një grup njerëzish u grumbulluan në Darab për të protestuar ndaj situatës së tmerrshme ekonomike. Ata thërrisnin: “Rouhani ti nuk do t’ia dish, jep dorëheqjen.”
  9. Të martën më 7 korrik, një grup punëtorësh të Bashkisë Saravan u grumbulluan përpara bashkisë për të protestuar ndaj mos-marrjes së rrogave.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

12 korrik 2020

Gratë e MEK: Pesë dekada të betejës për liri në Iran

Young female supporters of the Iranian Resistance hold pictures of NCRI’s President-elect Maryam Rajavi in a demonstration in London.Gra të reja mbështetëse të Rezistencës Iraniane mbajnë postera të Presidentes së zgjedhur të NCRI, Maryam Rajavi, në një demonstratë në Londër.

Artikull nga PMOI/MEK

Iran, 12 korrik 2020—Beteja për liri e grave iranian ka patur shumë pishtar mbajtëse gjatë dekadave. Shumë heroina të njohura e të panjohura që kanë sakrifikuar jetën, familjen, shtëpinë, pasurinë dhe famën e tyre etj. për kauzën e lirisë.

 

Ka heroina si Fatemeh Amini dhe Mehrnoush Ebrahimi, të cilat kanë sakrifikuar jetën në luftën kundër Shahut dhe janë shembuj për intelektualet femra dhe studentet e universiteteve të cilat ishin të gatshme të sakrifikonin për të sjellë ndryshimin. Apo Ashraf Rajavi, e diplomuar në fizikë nga Universiteti Industrial Sharif i Teheranit. Pavarësisht mundësisë për të vazhduar një jetë të mirë, Ashraf zgjodhi të ndihmonte të paprivilegjuarit dhe udhëtoi nëpër qytete e fshatra të ndryshme që të mësonte për problemet e tyre e t’i ndihmonte të gjenin zgjidhje. Ajo u njoh me Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) dhe u bë anëtare elitare e kësaj organizate. Përpjekjet e saj frymëzuan shumë gra e vajza të reja që iu bashkuan lëvizjes MEK pas revolucionit, dhe ajo u bë shembull për ta. Sot, emri i saj simbolizon përkushtimin e grave iraniane ndaj lirisë, dhe MEK i ka emërtuar bazat e veta, Ashraf 1 dhe Ashraf 3, sipas saj.

Iran: Forcat e IRGC-së kanë sulmuar dhe qëlluar mbi anëtarë të komunitetit Darwish

Units of the Iranian regime’s Revolutionary Guards opened fire at members of the Darwish minority community members in the border town of Bash Omagh in western Iran Njësitë e Gardës Revolucionare të regjimit iranian hapën zjarr mbi anëtarët e komunitetit minoritar Darwish në qytetin kufitar Bash Omagh të Iranit perëndimor

 

Njësitë e Gardës Revolucionare (IRGC) të regjimit iranian hapën zjarr të enjten mbi anëtarët e komunitetit minoritar Darwish në qytetin kufitar Bash Omagh në Iranin perëndimor.

Rreth 5,000 anëtarë të komunitetit Ghaderi Darwish po merrnin pjesë në ceremoninë e varrimit të Sheikh Mohammad Kassanzani, udhëheqësit të degës Ghaderi të komunitetit Darwish. Ata kishin ndërmend të kalonin përmes kufirit të Bash Omagh pranë qytetit Mariwan në provincën Kurdistan të Iranit perëndimor, dhe të drejtoheshin për në qytetin Suleymaniyeh në Irak. Por anëtarët e IRGC dhe njësitë e rojave kufitare të regjimit hapën zjarr mbi komunitetin Darwish që mbante zi.

Raportet tregojnë se përplasjet vazhduan për orë të tëra, duke lënë të vrarë e të plagosur disa anëtarë të komunitetit Ghaderi Darwish.

Anëtarët e minoritetit fetar mysliman Sufi kanë kohë që ankohen për keqtrajtim nga regjimi shtypës i mullahëve i cili i konsideron ata si heretikë dhe ndërmerr masa të rënda e kufizime ndaj tyre.

 

Iran: Vala e Re e Arrestimeve Është Treguesi më i Fundit i Dobësisë së Regjimit Iranian

Shkruar nga Shahriar Kia

Regjimi iranian duket se është në mesin e një vale të re arrestimesh e thirrjesh në gjyq të motivuara politikisht. Kjo ndodh rregullisht në rastet kur regjimi e gjen veten në mesin e krizave që amplifikojnë rrezikun e shprehjeve publike të mospajtimit. Dhe në këtë moment, këto kriza janë të shumta e të rënda.

Pandemia e koronavirusit është pa dyshim një faktor kontribues në dobësinë e regjimit klerikal. Kriza e kësaj sëmundjeje në Iran është në të vërtetë shumë më e rëndë se ç’pranohet përgjithësisht në mediat ndërkombëtare. Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë e Iranit ka publikuar statistika zyrtare që e shpallin numrin total të vdekjeve si rreth 12,000, raportet e pavarura tregojnë se aq njerëz kanë vdekur vetëm në kryeqytetin Teheran.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit ka grumbulluar shumë nga këto raporte të pavarura të cilat mbështesin konkluzionin se numri i vërtetë i vdekjeve në mbarë vendin është mbi 68,000. Raportet e fundit të NCRI-së lënë të kuptohet se Teherani ka përqafuar planin e imunitetit të tufës, dhe nuk ka ndërmend t’i ktheje mbrapsht hapat e marrë gjatë tre muajve të fundit për rihapjen e vendit, duke i rikthyer qytetarët në punë në një mjedis me rrezikshmëri të lartë.

Që përpara se të vihej në lëvizje ky plan, kishte zëra brenda regjimit të cilët paralajmëronin për potencialin që shpërthimi i koronavirusit të përgatiste terrenin për kryengritje të reja anti-regjim. Që në mars, think-tank-u Asra kishte publikuar një raport që e përfshinte këtë konkluzion dhe e nxiste regjimin të merrte masa represive si përgatitje për përgjigjen publike ndaj një krize të keqmenaxhuar.

Kjo është pikërisht ajo që autoritetet e regjimit duket se po bëjnë tani, teksa familjarët dhe miqtë e të burgosurve politikë merren në shënjestër për arrestim e marrje në pyetje. NCRI raporton se kohët e fundit janë bërë bastisje të shumta në shtëpitë e këtyre njerëzve, pas ngacmimeve e frikësimeve që u përshkallëzuan për shkak të një deklarate mediatike të nxjerrë nga një grup aktivistësh të burgosur. Qëllimi i këtyre ngacmimeve “ishte t’ua thyenin rezistencën të burgosurve dhe t’i detyronin të shprehnin pendim e të flisnin kundër MEK-ut dhe Rezistencës Iraniane,” sipas një deklarate më 28 qershor nga Komiteti i NCRI-së për Sigurinë dhe Anti-terrorizmin.

Iran: Raporti për 2019-ën i Zyrës Federale Gjermane për Mbrojtjen e Kushtetutës Nënvizon Tentativat Terroriste të Regjimit Iranian Kundër MEK

 

Shkruar nga MahmoudHakamian

Germany Federal Office for the Protection of the Constitution 2019 Highlights Iran Regime’s Terrorist Attempts Against MEK Raporti për 2019-ën i Zyrës Federale Gjermane për Mbrojtjen e Kushtetutës Nënvizon Tentativat Terroriste të Regjimit Iranian Kundër MEK

Bundesamt für Verfassungsschutz (BfV), shërbimi i brendshëm i inteligjencës i Republikës Federale të Gjermanisë, në raportin e tij të përvitshëm për 2019-ën, nënvizon veprimtaritë terroriste të regjimit iranian jashtë vendit, veçanërisht kundër opozitës iraniane Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

Raporti, i cili është publikuar më 9 korrik 2019, gjatë një konference për shtyp, citoi versionet e 2018-ës ku thuhet: “Më 1 korrik 2018, një diplomat i lidhur me Ambasadën Iraniane në Vienë u arrestua në Gjermani pas lëshimit të një urdhër arresti europian nga autoritetet belge të zbatimit të ligjit. Diplomati, i dyshuar si agjent i MOIS, akuzohet për organizimin e një komploti me bombë kundër një tubimi të përvitshëm në Francë të një organizate që është në opozitë me regjimin iranian. Mendohet se diplomati iranian ka rekrutuar një çift belg me origjinë iraniane si agjentë për të realizuar komplotin. Autoritetet gjyqësore gjermane e ekstraduan të dyshuarin në Belgjikë në fillim të tetorit 2018. Hetimi i GBA-së në Gjermani vazhdon, ashtu si edhe hetimi në Belgjikë.”

Asadollah Assadi, diplomati terrorist i regjimit, u arrestua në fillim të korrikut 2018 në tentativë për të shpërthyer një bombë në tubimin e përvitshëm “Free Iran” në Paris të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI). Në këtë event merrnin pjesë mijëra iranianë, mbështetës të MEK, dhe shumë politikanë të spikatur e anëtarë parlamentesh nga të dy anët e Atlantikut.