Grupe që Mbrojnë të Drejtat Njerëzore dhe Ligjvënës Shprehin Solidaritetin e Tyre me Samitin Global për Lirinë e Iranit të NCRI dhe MEK
Dhjetëra organizata të të drejtave njerëzore, komitete parlamentare dhe shoqata që mbështesin Rezistencën Iraniane nga të dy anët e Atlantikut, në një deklaratë, kanë shpallur mbështetjen dhe solidaritetin e tyre për “Samitin Global për Lirinë e Iranit” të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, samit i cili do të zhvillohet më 17 korrik 2020. Më poshtë vijon teksti i plotë i deklaratës.
Një pjesë e deklaratës nga sponsorët e Samitit Ndërkombëtar Online në Mbështetje të të Drejtave Njerëzore, Lirisë & Drejtësisë në Iran lexon
Ne, sponsorët e këtij samiti të madh online, së bashku me mijëra parlamentarë e personalitete të tjera, mbështesim planin me 10 pika të Znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, për të themeluar një republikë demokratike e të lirë, duke promovuar ndarjen e fesë nga shteti, pluralizmin, zgjedhjet e lira, dhe ekonominë e tregut.