Iran: Përditësim Lidhur me Koronavirusin, Mbi 69,300 Vdekje, 11 Korrik 2020

Iran: Coronavirus Update, Over 69,300 Deaths, July 11, 2020, 6:00 PM CESTIran: Përditësim Lidhur me Koronavirusin, Mbi 69,300 Vdekje, 11 korrik 2020

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI-MEK) shpalli mbasditen e sotme, më 11 korrik 2020, se koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 69,300 njerëzve në 342 qytete të Iranit.

  • Paralajmërimet qesharake të Rouhani-t kundër “nxitjes së frikës për koronavirusin” dhe mburrjet e tij absurde se situata e Iranit është më e mirë sesa e vendeve të tjera
  • Kryetari i Këshillit të Qytetit të Teheranit: Deri në 70%, faji për ripërhapjen e koronavirusit është i qeverisë
  • Zëvendës Drejtori i Taskforcës Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit (NCCT) në Teheran: Situata në Teheran është e kuqe, dhe i gjithë kapaciteti i shëndetësisë është përdorur, dhe mbi 100 nga 180 spitale përdoren për pacientë me koronavirus

Arrestimi i Mbështetësve të MEK Është Shenjë e Frikës së Regjimit Iranian nga Rezistenca e Organizuar

Arrest of MEK Supporters Is Sign of Iran Regime’s Fear of Organized Resistance Gjykata e Regjimit Iranian Dënon me Burg Shtatë Aktivistë Politikë

Raportet nga Irani tregojnë se regjimi iranian ka nisur një valë të re arrestimesh e dënimesh me burg për mbështetësit e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) dhe ish të burgosur të tjerë politikë.

Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) e regjimit ka bastisur shtëpitë e disa ish të burgosurve politikë, mbështetësve të MEK dhe të afërmve të anëtarëve të MEK, si dhe të të afërmve të të burgosurve politikë. Zahra Akbari, gruaja e të burgosurit politik Abolghasem Fooladvand; Dr. Hani  Yazarlou dhe i biri, Hood; Znj. Sedigheh Moradi; Mehdi Khawas Sefat; Mohammad Wali Gholamnej  dhe Znj. Farangis Mazloom, nëna e të burgosurit politik Sohail Arabi, kanë marrë dënime me burg.

Gjithashtu, siç ka nënvizuar në një deklaratë më 28 qershor Komiteti i Sigurisë dhe Anti-terrorizmit i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), regjimi e ka rritur presionin mbi të burgosurit politikë dhe familjarët e tyre “pas publikimit të një deklarate të të burgosurve politikë, ku ekspozohej një agjent i inteligjencës i regjimit klerikal.”

“Qëllimi ishte t’ia thyenin rezistencën të burgosurve dhe t’i detyronin të shprehnin pendim e të flisnin kundër MEK-ut dhe rezistencës iraniane,” lexon deklarata.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e NCRI, i ka bërë thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe Komisioneres së Lartë për të Drejtat e Njeriut që të dërgojnë një delegacion ndërkombëtar për të vizituar burgjet e regjimit dhe për t’u takuar me të burgosurit e familjarët e tyre.

 

Iran: Samiti i NCRI dhe MEK Është një Mundësi për Perëndimin që të Ofrojë Solidaritetin e Nevojshëm me Popullin Iranian

Iran: The NCRI and MEK Summit Is Opportunity for the West to Offer Overdue Solidarity With the Iranian People Tubimi i Madh për Lirinë e Iranit në Paris – foto fajli

Më 17 korrik, mërgimtarët iranianë në vende të ndryshme të botës do të zhvillojnë një varg tubimesh të njëkohësishme, dhe të gjitha këto tubime do të transmetohen live si pjesë e “Samitit Global për Lirinë e Iranit.” Ky event global përbën një alternativë me distancim social ndaj tubimit ndërkombëtar që mbahet zakonisht çdo verë nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

Organizatorët presin që kufizimet e imponuara nga pandemia e koronavirusit do ta rrisin pjesëmarrjen e përgjithshme, pasi njerëzit mund të shkojnë në lokacione historike brenda vendeve të tyre ose të grumbullohen bashkë për ta parë eventin, në vend që të udhëtojnë për në Francë nga mbarë bota.

Iran: Shpërndahen në Teheran e në Mbarë Vendin Mesazhet dhe Thirrjet e Presidentes së Zgjedhur dhe Liderit të Rezistencës Iraniane

 

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

10 korrik 2020

Iran: Messages and calls by the President-elect and the Leader of the Iranian Resistance distributed in Tehran, nationwide Teheran, Esfarāyen dhe Behbahan – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës dhe mbështetësve të MEK – 5 korrik 2020

Javët e fundit, Njësitë e Rezistencës dhe të rinjtë që mbështesin Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) kanë shpërndarë mesazhet dhe thirrjet për veprim të Znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dhe Z. Massoud Rajavi, Liderit të Rezistencës Iraniane.

Njësitë e Rezistencës dhe mbështetësit e MEK kanë vënë afishe, postera, si dhe kanë shkruar graffiti e shpërndarë fletushka në pjesë të ndryshme të Teheranit e qytete të tjera, përfshirë Isfahan, Dezful, Behbahan, Hamedan, Pakdasht (Teheran), Shemiranat (Teheran verior), Astara, Kermanshah, Rasht, Qom, Omidiyeh, Gorgan, Qazvin, Ahvaz, Shiraz, Amol, Neyshabur, Esfarayen, Tabriz, Boroujen, Babol, Masuleh, Khorramabad, Shahriar, Karaj, Abadan, dhe Rudsar.

Disa nga këto sllogane, mesazhe dhe thirrje janë: “Ngrihuni për të përmbysur regjimin teokratik,” “Massoud Rajavi: Brezi i rebeluar do të sjellë fitoren,” “Maryam Rajavi është simboli i rezistencës për një Iran të lirë,” “Massoud Rajavi frymëzon popullin iranian,” “Poshtë Khamenei, lavdi Rajavi-t,” “Massoud Rajavi: Duhet të ngriheni për të fituar të drejtat tuaja,” “Maryam Rajavi: Khamenei dhe Rouhani duhet të vihen para drejtësisë për krime kundër njerëzimit,” “Maryam Rajavi është simboli i solidaritetit kombëtar të popullit iranian,” “Lavdi Rajavi-t, rroftë liria, rroftë demokracia, poshtë regjimi klerikal,” “Maryam Rajavi: Nëse të ngrihesh kundër diktaturës fetare që sundon Iranin është krim, ne jemi krenarë për të,” “Massoud Rajavi: Do ta rifitojmë Iranin nga kthetrat e mullahëve,” “Maryam Rajavi u flet të rinjve: Bashkohuni me Njësitë e Rezistencës,” dhe “Plani me dhjetë pika i Rezistencës Iraniane është fytyra e një Irani të lirë – Maryam Rajavi.”

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

10 korrik 2020

 

 

Teheran, Shiraz, dhe Ahvaz – Veprimtaritë e mbështetësve të MEK – 2 korrik 2020

Teheran, Rasht, dhe Omidiyeh – Vënia e posterave dhe afisheve të liderëve të rezistencës- Massoud Rajavi është frymëzimi i popullit iranian – 30 qershor 2020

Teheran, Qom, dhe Neyshabur – Poshtë Khamenei – 2 korrik 2020

Teheran, Isfahan, dhe Shahriar- Shkrime në mure- Diktatura fetare është përgjegjëse për vdekjen e iranianëve- 8 korrik 2020

Tehran, Esfarāyen dhe Behbahan – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës dhe mbështetësve të MEK – 5 korrik 2020

Teheran, Damavand, dhe Rasht – Iran, Maryam, Maryam, Iran- E dashur Maryam, po të presim – 6 korrik 2020

Teheran, Behbahan, Hamedan dhe Dezful – Iran i Lirë me Maryam Rajavi-n – 28 qershor 2020

Teheran, Amol, dhe Ahvaz – Veprimtaritë e mbështetësve të MEK – 2 korrik 2020

Teheran dhe Khorramabad – Vënia e posterave të mëdhenj të Maryam Rajavi-t – 7 korrik 2020

Teheran dhe Neyshabur – Bashkohuni me Njësitë e Rezistencës për ta përmbysur diktaturën fetare- 2 korrik 2020

Teheran- Shkrime në mure dhe fletushka – Demokraci, liri, me Maryam Rajavi-n – 9 korrik 2020

Teheran, Ahvaz, dhe Qom – Poshtë Khamenei, Lavdi Rajavi-t – 30 qershor 2020

Teheran dhe Isfahan- Postera të mëdhenj të liderëve të rezistencës iraniane dhe fletushka në xhamat e përparmë të makinave – 4 korrik 2020

Teheran – Shkrime në mure- Një Iran i lirë me Maryam Rajavi-n – 29 qershor 2020

Teheran – Maryam Rajavi- Ngrihuni për të përmbysur diktaturën fetare – 28 qershor 2020

Teheran – Afishe të liderëve të Rezistencës Iraniane- 5 korrik 2020

Teheran – Demokraci, liri, me Maryam Rajavi-n – 1 dhe 2 korrik 2020

Rasht, Karaj, Abadan, dhe Rudsar – Veprimtaritë e mbështetësve të MEK – 9 korrik 2020

Isfahan – Poster i madh i Maryam Rajavi-t i varur në një mbikalim. Në të lexohet- Maryam Rajavi është simboli i solidaritetit kombëtar të popullit iranian – 1 korrik 2020

Boroujen, Babol, Shiraz dhe Masuleh – Shkrime në mure- Demokraci, liri, me Maryam Rajavi-n – 5 korrik 2020

Akti i Turpshëm i Regjimit Iranian për Dorëzimin e Ishullit Kinës: Shenjë e Dëshpërimit dhe Rrugës Qorre të Mullahëve

 

Iran’s Regime Disgraceful Act in Handing Over Island to China: Sign of Mullahs’ Desperation and Deadlock Iran, Ishulli Kish në Gjirin Persik

Raportet nga Irani tregojnë se regjimi do t’i dorëzojë disa ishuj iranianë Kinës në një marrëveshje anti-patriotike 25–vjeçare. Kjo është një lëvizje e dëshpëruar nga një regjim të cilit po i afrohet fundi dhe që po përpiqet ta mbajë pushtetin me çdo kusht.

Regjimi do t’ia dorëzojë ishullin Kish Kinës në këmbim të mbështetjes ushtarake, rajonale dhe ndërkombëtare. Regjimi i mullahëve ka veçanërisht frikë nga vendimi që do të merret nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara lidhur me zgjatjen e embargos së armëve mbi regjimin.

Ndërkohë, regjimi nuk i ka publikuar detajet e kësaj marrëveshjeje, pasi ka frikë se kjo marrëveshje anti-patriotike mund të nxisë protesta nga ana e popullit iranian, i cili po lufton me varfërinë dhe krizën e COVID-19 ndërkohë që regjimi e nxjerr në ankand pasurinë e popullit, dhe regjimi është i paaftë ta vërë nën kontroll një kryengritje të mundshme. Regjimi nuk i ka ndalur asnjëherë marrëdhëniet me Kinën. Në fillim të krizës së COVID-19, regjimi ishte qeveria e vetme që vazhdonte me fluturimet drejt Kinës dhe nga Kina. Kompania e fluturimeve Mahan Air, e cila është e lidhur me Gardën Revolucionare (IRGC) të regjimit, vazhdonte të transferonte pasagjerë kinezë, duke u vënë përparësi qëllimeve ekonomike në vend të jetës së popullit iranian. Ka patur protesta të shumta kundër këtij veprimi. Si rezultat, nga frika e një kryengritjeje, regjimi u detyrua t’i ndalte fluturimet apo të paktën të bënte sikur i kishte ndalur, për një periudhë shumë të shkurtër kohore.

 

Sukseset e Vazhdueshme të Lëvizjes Iraniane të Rezistencës, MEK-ut dhe NCRI-së Duhet të Nxisin Mbështetje nga Jashtë Vendit

Ongoing Successes by Iran’s Resistance Movement, MEK and NCRI Should Inspire Support From Abroad Tubim i Madh i Iranianëve, Mbështetës të MEK & NRCI, në Berlin – 2019

 

Më 17 korrik, dhjetëra mijëra iranianë do t’i bashkohen konferencës ndërkombëtare që do të zhvillohet nga lëvizja iraniane e Rezistencës, MEK dhe NCRI. Samiti Global për Lirinë e Iranit do të jetë një alternativë me distancim social ndaj tubimit të përvitshëm të organizuar pranë Parisit nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI).

Shumë komunitete të mërguarish do të zhvillojnë tubime në shtetet e tyre, dhe këto tubime do të jenë të lidhura nga një transmetim live që do të shikohet nga pjesëmarrës të tjerë, politikëbërës, dhe gazetarë.

Në samit do të ketë shumë për të diskutuar, nisur nga zhvillimet e jashtëzakonshme që kanë ndodhur në Iran gjatë dy viteve të fundit. Disa nga këto zhvillime kanë qenë shpresëdhënëse, si për shembull shpërthimi i dy kryengritjeve mbarëkombëtare që kishin për qëllim sigurimin e lirisë dhe demokracisë për popullin iranian. Më shumë zhvillime kanë qenë tragjike, si përhapja e koronavirusit, e cila mbetet krejtësisht e pakontrolluar gjashtë muaj pas shpalljes së rasteve të para në Iran. Por të gjitha zhvillimet e fundit tregojnë për potencialin për ndryshime dramatike në të ardhmen e afërt.

Shoqëria iraniane është në pritje të një shkëndije për të shpërthyer. Populli i ngritur i Iranit dhe lëvizja e tij e Rezistencës duhet të mbështetet nga komuniteti ndërkombëtar. Tubimet e përvitshme të NCRI-së përfaqësojnë mundësi për të nxitur aksion në mbështetje të lëvizjes demokratike të Rezistencës. Por edhe pse politikanë të shumtë dhe ekspertë mbi çështjet e Lindjes së Mesme e kanë bërë të njohur mbështetjen e tyre, qeveritë që ata përfaqësojnë vazhdojnë të ngurrojnë për sa i përket perspektivës së armiqësimit me qeverinë aktuale të Teheranit.

Për një kohë të gjatë, ky ngurrim është ndikuar nga supozime të gabuara të nxitura nga apologjetët e regjimit lidhur me perspektivën për një alternativë. Kjo narrativë false pretendon se opozita e organizuar ose është jo-ekzistente, ose nuk ka mbështetje të mjaftueshme në popull. Apologjetët e regjimit e kanë përshkruar pushtetin e mullahëve si solid, legjitim dhe praktikisht të patundshëm. Por të dyja këto premisa janë vënë në dyshim serioz gjatë viteve. Tani ato duket se mezi po mbahen, dhe ka shumë pak mundësi që ato t’u mbijetojnë diskutimeve politike që do të marrin jetë nga Samiti Global për Lirinë e Iranit.

Iran: Përditësim Lidhur me Koronavirusin, Mbi 68,100 Vdekje, 9 Korrik 2020

Iran: Coronavirus Update, Over 68,100 Deaths, July 9, 2020, 6:00 PM CEST

  • Ministria e Shëndetësisë ka shpallur një rritje të paprecedent me 221 raste të reja vdekjesh në 24 orët e fundit
  • Ministri i Shëndetësisë: Ne marrim raporte sigurie. Është serioz fakti që njerëzit po shpërthejnë nga varfëria. Presidenti dhe forcat e sigurisë duhet të mendojnë për jetesën (e njerëzve) për të parandaluar një shpërthim.

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) shpalli të enjten, më 9 korrik 2020, se numri i vdekjeve nga Koronavirusi në 342 qytete të Iranit është mbi 68,100. Numri i viktimave në Khuzestan është 5,165, Khorasan Razavi 5,060, Mazandaran 3,030, Azerbaixhan Perëndimor 1,935, Golestan 1,710, Hamedan 1,600, Fars 1,475, Kurdistan 1,365, dhe Chaharmahal e Bakhtiari 450. Sipas mjekëve në Shiraz, të paktën 350 pacientë me koronavirus kanë vdekur në provincën Fars javën e fundit.

 

Iran: Ministria e Inteligjencës e Regjimit dhe Drejtësia Arrestojnë e Dënojnë me Burgim Mbështetësit dhe Familjarët e MEK

 

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

9 korrik 2020

Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) dhe Drejtësia e regjimit iranian kanë filluar të arrestojnë e të dënojnë me burgim mbështetësit dhe familjarët e anëtarëve të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) dhe ata që kanë firmosur deklaratën e të burgosurve që janë në burg dhe atyre të liruar.

Kjo përpjekje e dëshpëruar vjen pas dështimit të shpifjeve anti-MEK dhe një peticioni të rremë të firmosur nga 8,000 të ashtu-quajtur familjarë të anëtarëve të MEK, si dhe në vigjilje të Samitit Global për Lirinë e Iranit të Rezistencës Iraniane në solidaritet me kryengritjen e popullit iranian.

Më 28 qershor 2020, Komiteti i Sigurisë dhe Anti-terrorizmit i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit nxori një deklaratë në të cilën shpallte se, pas publikimit të një deklarate nga të burgosurit politikë e cila ekspozonte një agjent inteligjence të regjimit klerikal, u është bërë presion disa nënshkruesve të deklaratës dhe familjarëve të tyre, të cilët janë ngacmuar dhe frikësuar. Qëllimi ishte t’ia thyenin rezistencën të burgosurve dhe t’i detyronin ata të shprehnin pendim dhe të flisnin kundër MEK-ut dhe Rezistencës Iraniane.

Në reagimin e saj ndaj valës së re të arrestimeve të mbështetësve dhe familjarëve të anëtarëve të MEK, Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), i bëri thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe Komisioneres së Lartë për të Drejtat e Njeriut që të dërgojnë një delegacion ndërkombëtar për të vizituar burgjet e regjimit dhe për t’u takuar me të burgosurit e familjarët e tyre.

IRAN: Forcat e Sigurisë qëllojnë për vdekje 17-vjeçarin në Khuzestan

Iranian security forces killed Omid Eydani, a 17-year-old youth from Omidiyeh, KhuzestanForcat iraniane të sigurisë kanë vrarë Omid Eydani-n, një 17-vjeçar nga Omidiyeh, Khuzestan

Të rinjtë e guximshëm të Omidyeh, në provincën Khuzestan, u përballën me forcat shtypëse të regjimit iranian të hënën më 7 korrik, pasi forcat e sigurisë ishin përpjekur të kapnin njërin nga të rinjtë.

Forcat e sigurisë hapën zjarr qëllimisht mbi protestuesit e Omidyeh, duke plagosur rëndë 17-vjeçarin. Omid Eydani vdiq në spital disa orë më vonë për shkak të plagëve të rënda.

Mediat shtetërore u përpoqën ta justifikonin krimin e regjimit duke i përshkruar protestuesit si rebelë, duke cituar Mehran Rafii, guvernatorin e Omidiyeh, i cili ka thënë: “Policia e Omidiyeh kishte arrestuar një rebel në qytetin Yasser në Omidiyeh dhe disa nga shokët e tij, të cilët ishin banditë, u përplasën me policinë në mënyrë që ta ndihmonin të dyshuarin të arratisej.”

Zyrtari deklaroi në mënyrë të rreme se: “Këta njerëz e sulmuan policinë me gurë e shkopinj duke plagosur disa policë e duke dëmtuar automjetet e policisë dhe emergjencës, dhe i dyshuari u arratis nga policia.”

Guvernatori kriminel i Omidiyeh nuk i kushtoi rëndësi faktit që forcat shtypëse kishin hapur zjarr mbi protestuesit, dhe tha: “për t’i qetësuar njerëzit e zonës, policia qëlloi me predha duke goditur njërin nga sulmuesit që ishte në tarracën e një shtëpie dhe e kishte goditur policinë me gurë. Ai u transferua në spital.”

Komiteti i Grave i NCRI-së: Regjimi Iranian e Rrit Presionin mbi Gratë e Burgosura në Mesin e Krizës së COVID-19

NCRI Women’s Committee: Iran Regime Increases Pressure on Female Prisoners Amid COVID-19 Outbreak Raporti Mujor i Komitetit të Grave të NCRI-së për Qershorin 2020

Raporti më i fundit mujor nga Komiteti i Grave i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) konfirmon shkeljet e vazhdueshme të kryera nga regjimi mizogjinist i mullahëve ndaj të drejtave të grave iraniane. Sipas këtij raporti, regjimi e ka rritur presionin mbi të burgosurat politike femra në mesin e krizës së koronavirusit.

Duke iu referuar kushteve të mjerueshme të të burgosurve iranianë në mesin e krizës së COVID-19 dhe mosveprimit të regjimit lidhur me këtë problem, Komiteti i Grave i NCRI-së shkruan: “Situata e të burgosurve është shumë më e keqe sesa ajo e njerëzve të tjerë dhe ata janë më të prekshëm nga sëmundja. Të burgosurat femra janë nën një presion të dyfishtë për shkak të kushteve të tmerrshme në burgje, mungesës së produkteve higjienike dhe mohimit në aksesit ndaj ilaçeve, kujdesit dhe trajtimit mjekësor.”

“Të burgosurat politike që rezistojnë, si Maryam Akbari Monfared dhe Atena Daemi, për të cilat është dhënë një herë një dënim që po e vuajnë në burg, janë thirrur në gjyq për akuza të reja të fabrikuara kundër tyre dhe u janë dhënë dënime të padrejta, si goditja me kamxhik,” lexon raporti.

“Përveç dënimeve të padrejta, gratë vihen praktikisht në rrezik infektimi dhe vdekjeje për shkak të koronavirusit kur burgosen për akuza të lidhura me sigurinë, pavarësisht pandemisë,” deklaron Komiteti i Grave i NCRI-së.

“Kushtet janë të mjerueshme në burgjet e Evin, Qarchak, Sepidar (në Ahvaz), e qytete të tjera. Jo vetëm që të burgosurit politikë nuk lirohen ose nuk u jepet leje e përkohshme, por edhe ata që kanë mundur të përdorin lejen nga burgu, i kanë rikthyer në burg pas mbarimit të afatit të lejes dhe i kanë mbajtur në godinën e karantinës për muaj të tërë,” shton më tej raporti.

Duke iu referuar keqtrajtimit që regjimi u bën të burgosurave politike femra, raporti shton: “Të burgosurat që janë dërguar në burgun Qarchak në Varamin si dënim ose në internim të brendshëm, mbahen në kushte të tmerrshme. Pas transferimit të papritur në burgun Qarchak më 29 prill, Zeinab Jalalian është infektuar me koronavirus dhe jeta e saj është në rrezik serioz. Një tjetër e burgosur politike, Forough Taqipour e cila është transferuar në Qarchak në shkurt, është infektuar gjithashtu me virusin dhe po vuan dënimin e saj në kushte të rënda në këtë burg.”

Sipas raportit më të fundit të publikuar nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), pandemia e COVID-19 ua ka marrë jetën deri tani gati 67,000 njerëzve në mbarë Iranin. Regjimi, që në fillim të shpërthimit të virusit, i ka fshehur faktet dhe nuk ka vepruar. Autoritetet refuzuan t’i lironin të burgosurit, veçanërisht të burgosurit politikë, të cilët ishin shumë më të prekshëm nga virusi për shkak të kushteve në burgje. Përkundrazi, regjimi i shtoi arrestimet arbitrare, dhe kur të burgosurit protestuan, forcat e sigurisë të regjimit i qëlluan ata me plumba. Disa nga të burgosurit që mundën të arratiseshin gjatë rebelimeve në burgje, si Mostafa Salimi, janë ekzekutuar nga regjimi pasi janë kapur sërish, për t’i tmerruar të burgosurit.

Presidentja e zgjedhur e NCRI-së, Znj. Maryam Rajavi, ka deklaruar: “Nisur nga përhapja e shpejtë e koronavirusit në Iran, kushtet në burgje janë alarmuese. E nxis Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Këshillin e Sigurimit, dhe agjenci të tjera ndërkombëtare që të ndihmojnë për të ndaluar një katastrofë humanitare në burgjet e regjimit.”